Opinione

Fshirja e detyrimeve tatimore, Xama: A është subjekt përfitues Bankers Petroleum?

Detyrimi tatimor ka lindur për mosnjohjen e shpenzimeve të vitit 2011 dhe 2014. Të dyja këto detyrime kanë një vjetërsi respektivisht 14 dhe 11 vjeçare dhe klasifikohen se mund të fshihen nga nisma e depozituar në Kuvend.

Ola Xama
Fshirja e detyrimeve tatimore, Xama: A është subjekt përfitues
Ola Xama

Pyetje për Ministrinë e Financave:

A është subjekt përfitues nga fshirja e detyrimeve tatimore Bankers Petroleum?

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, Bankers Petroleum nuk i njihen 236 milion dollarë shpenzime të deklaruara për efekt tatim fitimi. Norma tatimore sipas kontratës koncesionare është 50%, çka detyron Bankers të derdhë 118 milion dollarë taksë, nga ku po t’i zbresim pjesën e parapaguar në vitin 2015 prej 63 milion dollarësh (5.3 miliard lekë), rezulton se duhet të derdhë dhe 55 milion dollarë të tjerë.

Detyrimi tatimor ka lindur për mosnjohjen e shpenzimeve të vitit 2011 dhe 2014. Të dyja këto detyrime kanë një vjetërsi respektivisht 14 dhe 11 vjeçare dhe klasifikohen se mund të fshihen nga nisma e depozituar në Kuvend.

Projektligji ka kritere ndaluese për tatimpagues që janë të dënuar me vendim të formës së prerë ose janë në proces hetimi ose gjykimi për vepra penale në fushën tatimore. Praktikisht Bankers Petroleum nuk është subjekt i këtij neni, pasi nën hetim janë ish-drejtuesit e kompanisë dhe jo vetë kompania apo “tatimpaguesi” siç e njeh ligji.

Një tjetër nen kufizuese është që nga fshirja e detyrimeve të mos përfitojnë subjektet ndaj të cilave shteti ka fituar në Gjykatën Administrative. Në rastin e Bankers çështja ku pala shqiptare ka fituar (ku dhe ka shpenzuar miliona euro për mbrojtje) është në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit!

Po gjoba e vendosur ndaj Bankers në vitin 2016 për mospagesë të akcizës së holluesit, a fshihet nëse paguhet gjysma e detyrimit?

Prandaj lista e përfituesve nga fshirja e detyrimeve tatimore duhet të bëhet publike dhe të depozitohet në Kuvend!

Poll

MOS HUMB