Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një akt emocional; është një urë midis shpirtrave, ku trupat flasin një gjuhë që nuk mund të falsifikohet ose të detyrohet. Ai fillon në hapësirën midis dy mendjeve, për të vazhduar midis dy zemrave dhe dy shpirtrave që e njohin dhe dëshirojnë të ndiejnë praninë e njëri-tjetrit edhe fizikisht.
Intimiteti, me çdo kusht, kërkon besim e besnikëri, kujdes për partnerin apo partneren. Thënë këtë, ai nuk është një çelës që mund të ndizet nga romanca; është një parim i formëzuar brenda nesh shumë kohë para se të vijë romanca.
Shumë njerëz intimitetin e ngatërrojnë, pa dashur, me fshehtësinë, ndaj marrëdhëniet degradojnë në një sistem grash dhe burrash që, në thelb, e tradhtojnë njëri-tjetrin, të gjithë duke pretenduar liri, duke mos arritur kurrë intimitetin.
Jetojmë në një kohë kur mund ta njohësh trupin e dikujt para se të njohësh mënyrën se si ai mendon. Mund të jesh aq pranë sa ta prekësh, ta puthësh, ta zhveshësh, të flesh krah dikujt e, megjithatë, në njëfarë mënyre, të mos të lejohet të pyesësh se çfarë do të thotë kjo.
Gjithçka mund të duket si afërsi, edhe kur është vetëm konsum. Intimiteti, fatkeqësisht, përdoret si mburojë kur njerëzit duan përfitimet e intimitetit pa përgjegjësinë e kujdesit; duan trupin tënd, vëmendjen tënde, cenueshmërinë dhe ngrohtësinë tënde, por jo përgjegjësinë që duhet të vijë kur afrohesh kaq shumë me dikë tjetër.
Intimiteti nuk është vetëm një akt. Nuk është puthja apo kalimi i disa orëve në të njëjtin shtrat.
Intimiteti është akses. Është të lejosh dikë të hyjë në një hapësirë ku jo të gjithë kanë mundësi të hyjnë.
Intimitet? Gra të ndryshme në të njëjtin shtrat? Intimiteti pa përgjegjësi është i zbrazët, sepse nuk është intimitet; është shfrytëzim.