Video

Nga dhëmbët te...'Sigal' mbi 46 mln lekë për siguracionin e Vetingut

Ndërkohë, procedurat tenderuese tregojnë se thuajse të gjitha procedurat për siguracionin e anëtarëve të shkallës së parë të Vetingut, janë fituar nga një kompani e vetme, “Sigal”, dhe pa garë.

F.I
Nga dhëmbët te...'Sigal' mbi 46 mln lekë për
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Mbi 46 milionë euro ose rreth 500 mijë euro janë konstatuar se ka shpenzuar qeveria për sigurimin e jetës dhe shëndetit të komisionerëve, këshilltarëve dhe punonjësve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, sipas një auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndërkohë, procedurat tenderuese tregojnë se thuajse të gjitha procedurat për siguracionin e anëtarëve të shkallës së parë të Vetingut, janë fituar nga një kompani e vetme, “Sigal”, dhe pa garë. Për 12 anëtarët e KPK-së u siguruan nga legjislacioni shpenzime që përfshijnë siguracion gjithëpërfshirës për jetën dhe shëndetin e tyre dhe nuk ndalet me kaq. Procedurat tenderuese për siguracionin e jetës dhe shëndetit të tyre parashikonin mbulime shpenzimesh edhe për probleme, të cilat nuk dukej aspak e arsyeshme që të përfshiheshin në mbulimet e kostove nga ana e Shtetit. Rezulton se anëtarët e Vetingut ishin të siguruar, ndër të tjera, për përfitime shpenzimesh dentare si dhe përfitonin falas edhe shërbime të kujdesit për shikimin, kujdes për dëgjimin, trauma të vogla në gjymtyrë.

/ZËRI

MOS HUMB