
TIRANË-Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijoi të shfaqë ecuri pozitive sipas raportit të Deloitte Index Property Report 2026 ku thuhet se vijon rritja e çmimeve të banesave, shtim të blerjeve të financuara përmes kredive hipotekore dhe interes në rritje nga blerësit e huaj. Sipas të dhënave të raportit të Deloitte, çmimi mesatar i kërkuar për banesat në nivel kombëtar reflekton një rritje të vazhdueshme të vlerës së pronave në tregun vendas. Rritja nuk ishte e njëjtë në të gjitha zonat e vendit. Ndërsa tregu i Tiranës vijoi të mbështetej nga zhvillimi urban dhe kërkesa e qëndrueshme, zonat bregdetare shënuan rritje më të fortë të çmimeve, duke kontribuar ndjeshëm në ecurinë e përgjithshme të tregut të banesave. Tregjet bregdetare vijuan të tërhiqnin interesin e blerësve, me Vlorën që regjistroi një nga rritjet më të dukshme të çmimeve. Sipas raportit, çmimi mesatar i kërkuar për banesat në këtë qytet arriti në rreth 2,700 euro për metër katror në vitin 2025, nga 2,400 euro një vit më parë.
/ZËRI