Aktualitet

Në shërbim të Ergys Agasit gjatë arratisë, kryekamerieri i raportonte për lëvizjet pranë Vilave Qeveritare në Durrës

Komunikimet mes tyre hedhin dritë mbi rolin që dyshohet se kishte Sulejmani në koordinimin e lëvizjeve të biznesmenit në qytetin bregdetar.

M.K.
Në shërbim të Ergys Agasit gjatë arratisë,
Embro Sulejmani dhe Ergys Agasi

TIRANË- Embro Sulejmani, kryekamerier në një lokal pranë rezidencës qeveritare në Durrës dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin të qëndronte në lëvizje dhe t i shmangej autoriteteve gjatë periudhës që ishte në arrati. Komunikimet mes tyre hedhin dritë mbi rolin që dyshohet se kishte Sulejmani në koordinimin e lëvizjeve të biznesmenit në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve, pak ditë përpara arrestimit të Agasit, Sulejmani shkëmbente me të informacione për vendndodhjen oraret dhe mënyrën e transportit. Ai dyshohet se e kishte transportuar Agasin edhe me automjet duke i mundësuar lëvizjen në Durrës në një kohë kur ky i fundit ishte në kërkim.

Një tjetër element i hetimeve lidhet me zonën e Vilave Qeveritare ku Agasi zotëron një vilë. Sulejmani dyshohet se e informonte për hyrje  daljet në këtë zonë e cila ruhet nga Garda e Republikës duke i përcjellë të dhëna që mund të ndihmonin në shmangien e kontrolleve.

Hetuesit dyshojnë se ndihma e tij nuk ka qenë sporadike, por pjesë e një koordinimi të vazhdueshëm me Agasin gjatë kohës që ky i fundit qëndronte në arrati.

Një prej komunikimeve që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është zhvilluar pak orë pas arrestimit të Agasit. Në këtë bisedë Sulejmani shprehte lehtësim që nuk ishte kapur bashkë me të. Sipas dyshimeve të ngritura nga hetimi, ky reagim lidhet me faktin se ai e kishte transportuar biznesmenin gjatë arratisë./ZËRI

MOS HUMB