TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka zyrtarizuar datën e përfundimit të mandatit të Olsian Çelës, aktualisht në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Mësohet se vendimi është marrë sot, pas një mbledhjeje që ka zgjatur prej disa orësh. Në përfundim të mbledhjes, KLP ka vendosur që mandati i Çelës të përfundojë më 5 dhjetor.
Olsian Çela është në krye të Prokurorisë së Përgjithshme prej vitit 2019, ndërsa me përcaktimin e kësaj date merr fund edhe mandati i tij 7-vjeçar në këtë institucion. Sipas ligjit, Prokurori i Përgjithshëm ushtron detyrën për një mandat 7-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.
Ndërkohë, procesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është hapur prej muajsh por ka hasur vonesa dhe problematika. Shkak janë bërë kërkesat e kandidatëve për përjashtimin e disa anëtarëve të këtij këshilli nga procedura e përzgjedhjes.
Pesë kandidatët në garë për një mandat shtatëvjeçar si Prokuror i Përgjithshëm janë: Adnan Xholi, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto dhe Ylli Pjetërnikaj. /ZËRI