Aktualitet

"Kërkova Edi Ramën dëshmitar"/ Kryemadhi batuta me gazetarët: Jam veshur me trëndafil PS-je dhe trëndafil PD-je

Pas daljes nga GJKKO, Monika Kryemadhi ka folur për mediat, ku ka treguar kërkesat e saj gjatë seancës gjyqësore.

zh.ll

 

"Kërkova Edi Ramën dëshmitar"/ Kryemadhi batuta me
monika kryemadhi

TIRANË- Këtë të enjte, në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca e radhës në procesin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Pas daljes nga GJKKO, Monika Kryemadhi ka folur për mediat, ku ka treguar kërkesat e saj gjatë seancës gjyqësore.

Kryemadhi tha se ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre kryeministrin Edi Rama. Ndërsa në përfundim, Kryemadhi nuk i kurseu batutat me gazetarët lidhur me veshjen e saj. Gazetarët e komplimentojnë për veshjen, ndërsa Kryemadhi përgjigjet: "E kam me lule, me trëndafila. Një trëndafil PS-je dhe një trëndafil PD-je".  

“Sigurisht që kërkova atë që është kërkuar dhe që ka dalë edhe në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, pra në vendimin e parë të seancës paraprake, për thirrjen e dëshmitarëve të cilët janë pjesë e çështjes për të cilën pretendohet nga organi i akuzës. Por, nga ana tjetër, është edhe thirrja e Edi Ramës dhe e të gjithë Ministrisë së Inovacionit që kanë qenë atëherë, zonjës Milena Harito, e cila është pjesë dhe është thirrur nga SPAK-u. Por edhe ajo thotë të vërtetën, sepse nuk ka çfarë thotë, sepse janë shkresat me vulë dhe me firmë.

Ndërkohë, kërkohet edhe, për ligjin e minierave, thirrja e Eduard Shalsit, i cili ka qenë kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese për amendamentin 19 të famshëm për servitutet vertikale, thirrjen e Namik Koplikut, i cili ka qenë relatori i ligjit, thirrjen e Esmeralda Shkjaut, që ka qenë propozuesja e amendamentit që propoohet nga Kuvendi dhe organi i akuzës ma atribuojnë mua si propozim, thirrja e gjithë grupit të ministrisë së Insdustrisë në atë kohë. Ndërkohë sa i përket çështjes së analizës financiare, kemi konstatuar mungesë dokumentacioni, kërkuar pavlefshëmrinë e ekspertizës”, shtoi Kryemadhi. 

MOS HUMB