TIRANË- Partia Socialiste po përgatitet për zhvillimin e një mbledhjeje të Asamblesë së Përgjithshme. Sipas burimeve, punimet e Asamblesë të PS-së pritet të mbahet më datë 14 nëntor.
Megjithatë, data pritet të konfirmohet në ditët në vijim. Po ashtu, priten më shumë detaje edhe për rendin e ditës dhe tematikat kryesore të diskutimit. Në fokus pritet të jetë edhe organizimi i strukturave të partisë për procesin e ardhshëm zgjedhor, pasi mbledhja e Asamblesë zhvillohet në prag të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
Por, ndër të tjera, kjo mbledhje vjen në një moment kur vendi është përfshirë nga një klimë e tensionuar protesta dhe dhe jo vetëm, edhe politike. Përplasja e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është kthyer në një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit. Çështja ka marrë përmasa më serioze, pasi Veliaj ka shigjetuar drejtpërdrejt kryeministrin, duke hedhur akuza ndaj tij. /ZËRI