Aktualitet

Në motor me armë, kapet 'i forti i Saukut', në banesë iu gjet jelek antiplumb! E shkuara e errët: Vrasje, tritol...

Eduart Dushku rezulton me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për disa vepra penale, si: Dëmtime të tjera me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, kallëzim i rremë, shkatërrim i pronës me zjarr, shkatërrim i pronës me eksploziv.

F.I
Në motor me armë, kapet 'i forti i Saukut', në
Eduart Dushku

TIRANË-Eduart Dushku, 49 vjeç, me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Eksponenti”. Dushku, i njohur si 'i forti i Saukut', u arrestua gjatë një ndalimi për kontroll në Rrugën e Elbasanit, teksa transportonte me motomjet një pistoletë me municion, të cilën dyshohet se do ta trafikonte. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe një jelek antiplumb, ndërsa sekuestroi armën, motomjetin dhe celularin e 49-vjeçarit.

Eduart Dushku rezulton me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për disa vepra penale, si: Dëmtime të tjera me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, kallëzim i rremë, shkatërrim i pronës me zjarr, shkatërrim i pronës me eksploziv.

Edhe në vitin 20218, Dushku u kap po në Rrugën e Elbasanit me një armë zjarri pistoletë e tipit “TT”, model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë. Gjatë kontrollit në banesën e tij asokohe u gjetën dhe u sekuestruan, një “Kallashnikov”, 11 fishekë pistolete “Makarov”, 8 kapsolla detonatore, 2 maska dhe 3 celularë.

Eduart Dushku ishte arrestuar nga Policia e Tiranës edhe më 5 shtator të vitit 2017, pasi hetimi provoi përfshirjen e tij në dy ngjarje të ndodhura gjatë vitit 2014 dhe 2015, për vendosje eksplozivi në një lokal dhe djegien e një makine. Dushku ishte arrestuar më herët edhe si i përfshirë në vrasjen e Abdulla Vrapit, ngjarje e ndodhur me 22 gusht të vitit 2011, në afërsi të zonës së Sanatoriumit. Për këtë ngjarje, ai u arrestua 7 muaj më vonë, më 29 mars të vitit 2012 dhe u lirua nga Gjykata pasi bëri vetëm 2 vite burg.

Në prill të vitit 2020, emri i tij u përfshi edhe në aksionin e Operacionit Forca e Ligjit. OFL-ja i sekuestroi tre automjete dhe i kërkoi të deklaronte burimin e pasurisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Eksponenti”

Arrestohet në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar armë zjarri, me motomjet, një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjeti dhe celulari i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Eksponenti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Motomjeti me të cilin lëvizte ky shtetas, u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit. 
Gjatë kontrollit në të, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën dyshohet se shtetasi E. D. do ta trafikonte.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 jelek antiplumb.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MOS HUMB