Aktualitet

Lirohen Dritan Goxhaj dhe Edison Lika pas shoqërimit në protestë, organizatorët takohen me drejtuesin e Policisë së Tiranës

Dy aktivistët kanë dalë nga ambientet e komisariatit, ndërsa zhvillimet kanë vijuar me lëvizjen e protestuesve drejt strukturave të policisë.

M.K.
Lirohen Dritan Goxhaj dhe Edison Lika pas shoqërimit në protestë,
LIROHEN Dritan Goxhaj dhe Edison Lika

TIRANË- Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë lënë të lirë pas shoqërimit nga policia gjatë protestës së mbrëmjes së sotme në Tiranë. Dy aktivistët kanë dalë nga ambientet e komisariatit, ndërsa zhvillimet kanë vijuar me lëvizjen e protestuesve drejt strukturave të policisë.

Shoqërimi i Goxhajt dhe Likës u shoqërua me momente tensioni pasi disa protestues u përplasën fizikisht me efektivët dhe rrethuan furgonin e policisë, në përpjekje për të penguar largimin e tyre.

Pas këtyre momenteve protestuesit u drejtuan fillimisht përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe më pas te Komisariati Nr. 2 ku kërkuan sqarime për shoqërimin e dy aktivistëve.

Ndërkohë një grup prej tyre është në takim me drejtorin e Policisë së Tiranës. Takimi vjen pas kërkesës së protestuesve për shpjegime mbi veprimet e ndërmarra nga efektivët gjatë tubimit./ZËRI

MOS HUMB