Aktualitet

Moti i keq "bllokon" Vlorën, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit

Sipas njoftimit, kufizimi ka hyri në fuqi prej orës 08:00 të ditë së sotme dhe do të vijojë deri në orën 06:00 të së enjtes.

zh.ll
Moti i keq "bllokon" Vlorën, ndalohet lundrimi i mjeteve të
foto ilustruese

VLORË- Kushtet e përkeqësuara atmosferike kanë sjellë kufizime në lundrimin detar në Vlorë. Përmes një njoftimi publik, autoritetet bëjnë me dije se është ndaluar nisja e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur për shkak të erës së fortë.

Sipas njoftimit, kufizimi ka hyri në fuqi prej orës 08:00 të ditë së sotme dhe do të vijojë deri në orën 06:00 të së enjtes. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Njoftimi:

​Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës gjatë datave 18-19.11.2026, ku duke filluar nga ora 08:00 e datës 18.11.2026 pritet erë në drejtimin JUG-JUGPERËNDIM me forcë deri 6-7 bft, shpejtësi 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri në 2.50 metra, ju njoftojmë si më poshtë :

1. ​Është ndaluar pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës (në det të hapur), duke filluar nga ora 08:00 e datës 18.11.2026, deri në orën 06:00 të datës 19.11.2026.

2. ​Me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate emergjente për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

3. ​Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

4. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 19.11.2026.

MOS HUMB