
TIRANË- Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga vranësira dhe intervale me kthjellime.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, kryesisht në jug të vendit dhe përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 8 metra për sekondë.
Megjithatë, përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore, pritet të ketë periudha kur era do të fitojë shpejtësi deri në 20 metra për sekondë. Në det, valëzimi pritet të arrijë forcën 3-5 ballë, duke krijuar kushte të moderuara për lundrim.
Moti i paqëndrueshëm pritet të ndikojë kryesisht në jug dhe zonat bregdetare, duke lënë pjesën tjetër të vendit me mot më të qetë./ ZËRI