Më shumë

Vala e të nxehtit ka goditur Shqipërinë, temperaturat arrijnë 40 gradë, nesër sërish me rritje

Mjekët këshillojnë, që moshat e treta, por edhe personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës të shmangin ekspozimin në diell, në oraret e pikut

E.K
Vala e të nxehtit ka goditur Shqipërinë, temperaturat
Moti i nxehte

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 37°C

në zonat e ulëta 21 deri 40°C

në zonat bregdetare 22 deri 37°C

Ndërkohë që dhe ditën e nesërme, temperaturat pritet të shënojnë rritje, ndërsa në disa qytete të vendit, termometri pritet që të shënojë edhe 43 gradë. Mjekët këshillojnë, që moshat e treta, por edhe personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës të shmangin ekspozimin në diell, në oraret e pikut. Temperaturat janë disa gradë më të larta, se normalja e Qershorit, duke paralajmëruar një verë që pritet të jetë edhe më e nxehtë se ajo e vitit të kaluar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB