Më shumë

Si do të jetë moti gjatë kësaj jave

E mërkura pritet të rikthejë reshjet me sasi të dendura në vendin tonë

E.K
Si do të jetë moti gjatë kësaj jave
Moti me shi ne Tirane

TIRANË- Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme pasi në pjesën më të madhe të ditëve pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut, të cilat për ditën e mërkurë pritet të jenë me intensitet të lartë.

HARTA LIVE: 

Në këtë mënyrë për ditën e hënë dhe ditën e martë moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Për ditën e hënë orët e para të 24-orëshit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra, më pas për pjesën më të madhe të ditës reshje shiu të dobëta në relievet e larta malore. Për ditën e martë reshjet do të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB