Më shumë

Pasdite rikthehen rrebeshet e shiut, parashikimi i motit për sot

Edhe pse me reshje shiu, temperaturat maksimale pritet që të jenë deri në 30 gradë

E.K
Pasdite rikthehen rrebeshet e shiut, parashikimi i motit për sot
Moti me shi ne Tirane

TIRANË- Orët e paradites paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit.

Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para të shiut si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore, por gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë territorin ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.

Parashikohet që gjatë natës reshjet të pësojnë intensifikim në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do te fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Poll

MOS HUMB