Më shumë

Miqësorja me Bullgarinë, Çuni u bashkohet kuqezinjve

Ky vendim është marrë pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut.

F.m
Miqësorja me Bullgarinë, Çuni u bashkohet kuqezinjve
Marvin Çuni

TIRANË- Lista e kombëtares së kuqezinjve ka pësuar ndryshime pas fitores që korrën ndaj Çekisë. Shqipëria po bëhet gati të presë Bullgarinë ditën e martë, më 17 tetor, në një miqësore në stadiumin ‘Air Albania’.

Trajneri Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo) ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A Marvin Çunin. Ky vendim është marrë pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut.

Sulmuesi shqiptar, Çuni do tu bashkohet sot kuqezinjve, ndërsa nesër do të jetë dhe në seancën e parë stërvitore me kombëtaren shqiptare.

Poll

MOS HUMB