Më shumë

Shtohen vranësirat dhe ulen temperaturat me dy gradë, moti për sot

Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, ku sërish më të dukshme mbeten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

E.K
Shtohen vranësirat dhe ulen temperaturat me dy gradë, moti për
Moti me vranesira

TIRANË- Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, ku sërish më të dukshme mbeten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në orët e para të mëngjesit por mesdita do të sjellë 2 gradë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Poll

MOS HUMB