Më shumë

Afërdita në Dash deri më 27 Mars: Për këto shenja parashikohet stabilitet financiar

Harmonia dhe ndryshimet në çështjet profesionale.

k.m.
Afërdita në Dash deri më 27 Mars: Për këto shenja
Foto ilustruese

TIRANË- I njohur si planeti i dashurisë, Venusi gjithashtu sundon vlerat tona dhe ndikon në çështjet financiare. Nga data 3 shkurt deri më 27 mars do të jetë tek Dashi dhe sipas astrologëve, ka një efekt pozitiv në çështjet e parave për disa shenja të horoskopit. Këto 3 shenja do të përjetojnë më shumë harmoni në karrierën dhe financat e tyre.

Dashi

Me Venusin në shtëpinë tuaj të parë, do të shndritni dhe kjo do të jetë një nga periudhat më pozitive për të bërë lëvizje drejt ndonjë prej qëllimeve tuaja. Nuk do dëgjoni lehtë fjalën "jo" nga të tjerët, ndërkohë që do të ngjallni besim dhe forcë.

Binjakët

Me Venusin në Dashi që ndikon në shtëpinë tuaj të 11-të do të keni stabilitet financiar. Vendosni më për të mirën dhe mund të krijoni një lidhje shumë të rëndësishme që do të çojë në një partneritet fitimprurës dhe një stabilitet më të madh financiar.

Peshqit

Me Venusin në Dash në shtëpinë tuaj të dytë të financave, stabiliteti financiar është i siguruar. Ndaj ndiqni ato që besoni se mund ta arrini. Tregoni besim tek vetja dhe do të shihni se si do të tërhiqni edhe më shumë drejt jush./ZËRI

Poll

MOS HUMB