Aktualitet

Makina përplaset me bordurën anësore në Durrës, ndërron jetë pasagjeri, shoferi arratiset

Pas ngjarjes shoferi, 39 vjeç, ka braktisur mjetin dhe është larguar.

F.I
Makina përplaset me bordurën anësore në Durrës,
foto ilustruese

DURRËS-Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me bordurën anësore të rrugës. Pas ngjarjes shoferi, 39 vjeç, ka braktisur mjetin dhe është larguar. Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.

MOS HUMB