LIVE UPDATES

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse ishte shtatzanë

➤ Një ngjarje e rëndë u zbulua dje në Greqi. ➤ Shqiptarja Georgia Murati u vra më një thikë në qafë dhe më pas u fsheh brenda një bauleje në një fshat të Selanikut. ➤ Ajo që e bën edhe më të tmerrshme vrasjen, ishte fakti se shqiptarja ishte në pritje të një fëmije me personin që e ekzekutoi. ➤ Sipas Policisë greke, autori i ngjarjes është partneri i shqiptares, i cili e ekzekutoi mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ndërsa për ndihmë thirri edhe një shokun e tij në mënyrë që të fshihte trupin. ➤ Pasi zhduku kufomën, krijoi një histori për autoritetet duke pretenduar se e reja shqiptare i kishte dërguar një mesazh ku i shkruante se i kishte marrë 5000 euro nga kursimet e tij dhe më pas ishte zhdukur. ➤ Por e gjitha doli një skemë e krijuar prej tij. ➤ Vëllai i viktimës foli për mediat greke dhe tha se e motra nuk do ta linte kurrë vetëm vajzën e saj 13-vjeçare, të cilën e kishte nga një marrëdhënie e mëparëshme. ➤ Me arrestimin e autorit, hetimet ende vazhdojmë, deri në zbulimin e shkakut të vërtetë të vrasjes.

10 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Vrasja e shqiptares në Greqi/ Partneri mohon akuzat: Ndodhi kur po flija, s'kam lidhje

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
Georgia Murati

GREQI- Partneri i shqiptares Georgia Murati, mohon të jetë autor i vrasjes së kësaj të fundit duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Siç raportohet në mediat greke, 39-vjeçari është shprehur se Murati është vrarë teksa ai flinte dhe se nuk e di se kush janë autorët. Ai shton se merrte pilula gjumi, prandaj dhe nuk ka dëgjuar asgjë se çfarë mund të ketë ndodhur atë natë, por kjo nuk i ka bindur hetuesit.

“Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici.

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dorë për dore me partnerin! Momentet e fundit të shqiptares së vrarë në Greqi

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
Selanik

SELANIK – Të tjera detaje rrëqethëse kanë dalë në dritë për vrasjen e 41-vjeçares Gjeorgjia Murati nga partneri i saj në Selanik të Greqisë. Në video, shihet 41-vjeçarja Gjeorgjia duke ecur me partnerin, që akuzohet për vrasjen e saj, vetëm pak kohë para se të vdiste, pasi u qëllua me thikë në qafë, raporton protothema.gr. Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja shtatzënë shihet e shkujdesur duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta, në rrugën ‘Ethnikis Antistaseos’, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti.

Pamjet janë filmuar rreth orës 23:00 dhe sipas informacioneve, çifti po kthehej me taksi në banesën e tyre pasi 39-vjeçari i akuzuar, ka shkuar për të marrë gruan fatkeqe nga puna. Ironia tragjike qëndron në faktin që gruaja po ecte në trotuar duke mbajtur për dore partnerin e saj, pa e ditur se do të vdiste rreth një orë më vonë nga dora e tij.

Kjo video është një dokument i përfshirë në dosjen e vrasjes. Sipas informacioneve, pamjet nga kamerat e sigurisë së një dyqani tjetër në zonë tregojnë momentin kur 39-vjeçari mban trupin e 41-vjeçares brenda një valixheje. Në pamje shfaqet edhe miku i vrasësit, që pranon se ka ndihmuar partnerin e Gjeorgjias, pasi ishte në vështirësi ekonomike.

Prokuroria ka regjistruar procedim penal për tre vepra penale dhe dy kundërvajtje ndaj dy personave të akuzuar për vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë, trupi i së cilës u gjet pasditen e së hënës në një zonë me shkurre pranë Monopigados, jashtë Selanikut, 24 orë pas zhdukjes së saj. Autorët janë partneri i saj 39-vjeçar dhe shoku i tij 34-vjeçar, të cilët, sipas Prokurorisë Penale, përballen me veprat e vrasjes nga pakujdesia, ndërprerjes së shtatzënisë, grabitjes (të gjitha në bashkëpunim), si dhe mbajtje pa leje të armëve dhe përdorimit të armëve.

Dosja nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Shërbimin e Sigurimit të Selanikut i kaloi prokurorit publik mëngjesin e sotëm, ndërsa dy të pandehurit pritet që nesër të dalin para hetuesit të 4-të të zakonshëm, në ekzekutim të urdhër-arrestit përkatës. Ata pritet të marrin një kohë të caktuar, për të kërkuar falje në ditët në vijim./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Vrasja makabër! PISTAT kryesore: Pasuria e shqiptares dhe aborti

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse

GREQI- Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në Shqipëri e Greqi, ku 41-vjeçarja Georgina Murati u vra natën e Vitit të Ri nga partneri i saj 39 vjeç. Fillimisht partneri i saj denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.

Por ajo çfarë u zbulua ishte e tmershme. Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Partneri i 41-vjeçares ka rënë në pranga së bashku me shokun e tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit.

SYTË TEK PASURIA E SHQIPTARES

Gjithçka ishte planifikuar nga partneri i saj 39 vjeç.  Partneri kishte inskenuar një “grabitje false” në kurriz të 41-vjeçares shtatzënë. Më pas do ti drejtoheshin prindërve të saj nga ku do të merrnin 7 deri në 8 mijë euro, për lirimin e shqiptares shtatzënë. Plani nga partneri 39-vjeçar i gruas së vrarë kishte bindur shokun e tij 34-vjeçar për të kryer krimin në Kalamaria të Selanikut.

34-vjeçari ka rrëfyer në polici përfshirjen e tij në këtë rast, por jo në vrasjen e gruas. Sipas fjalëve të tij, ai pranoi të vinte në skenë grabitjen, pasi do të merrte një pjesë të parave që i duheshin për shkak të vështirësive financiare. Ai ka përshkruar me detaje planin, duke rrëfyer se rreth orës 23:00 të ditës së Vitit të Ri, kur 39-vjeçari dhe partnerja e tij janë kthyer në shtëpinë, ai ishte tashmë aty brenda banesës, me dritat e fikura dhe grilat e ulura. 

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
PALLATI KU NDODHI VRASJA

GEORIGIA MURATI VDIQ

34-vjeçari ka lëvizur drejt gruas, të cilën e ka kërcënuar me thikë, duke e çuar në dhomën e gjumit, ku e prangosi dhe i mbuloi gojën dhe sytë me shirit. Më pas sipas asaj që pretendon ai, 39-vjeçari i mori thikën dhe i bëri me shenjë të hipte në makinën e tij. 

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
BANESA E GEORGINA MURATIT

“Dhjetë minuta më vonë ai zbriti dhe më kërkoi ndihmë duke më thënë se partnerja e tij ka vdekur”, mësohet se i ka thënë policisë 34-vjeçari, duke treguar se gruan e ka gjetur në një pellg gjaku.

Që nga ky moment të dy burrat tentuan të eliminonin gjurmët e gruas fatkeqe shtatzënë. Sipas asaj që u bë e ditur, trupin e saj të pajetë e vendosën në një valixhe, tip bagazhi dhe e transportuan me makinën e 34-vjeçarit, katër kilometra në lindje të Monopigados, në njësinë bashkiake Vasilikon, në bashkinë Thermi, ku e hodhën në shkurre.  Lëvizjet e tyre para pallatit, si dhe ecja e mjetit janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave janë ekzaminuar nga autoritetet. 

Dysheku i gjakosur dhe alibia e sajuar e partnerit

Menjëherë pas krimit, rreth mesnatës (rreth 2 janarit), dy personat hodhën sende në koshët e plehrave aty pranë dhe mes tyre një dyshek, mbi të cilin pak 24 orë më vonë, oficerët e policisë që po hetonin zhdukjen e 41-vjeçares gjetën gjurmë të gjakut. Shenjat janë identifikuar në laborator me material gjenetik të familjarëve të gruas së vrarë. 

I marrë në pyetje nën betim nga efektivët e policisë, 39-vjeçari deklaroi se nuk kishte dijeni për fatin e partneres së tij. Informacionet thonë se ai ka dëshmuar se natën e ndërrimit të viteve kanë fjetur bashkë dhe mëngjesin e nesërm partnerja e tij 41-vjeçare shtatzënë është larguar në një destinacion të panjohur, duke iu marrë para nga kursimet e përbashkëta.

Në të njëjtën kohë, për të shpërqendruar hetimet e policisë, dyshohet se ka dërguar dy mesazhe nga celulari i 41-vjeçares – një nënës së gruas dhe një për vete. Ai i shkroi nënës së saj që të mos priste që ajo të shkonte në shtëpi pasi ajo do të shkonte drejtpërdrejt në punën e saj. Megjithatë, nëna e 41-vjeçares kishte dyshime për identitetin e vërtetë të dërguesit të mesazhit të veçantë, të cilin e denoncoi në polici kur raportoi të bijën e zhdukur më 2 janar.

Gjetjet e mjekësisë ligjore

Nga ekzaminimi i trupit, eksperti mjekësor gjeti plagë të shumta me mjetin prerës, thikë. Plagët ishin në pjesën e barkut, ku goditjetet e thella kishin prekur mitrën.

Georgia Murati, nënë e një vajze 13-vjeçare nga një martesë e mëparshme, prej tre vitesh ishte në një lidhje me 39-vjeçarin, në banesën e të cilit qëndronte herë pas here. Ajo ishte në javën e 7-të të shtatzënisë, të cilën, sipas informacioneve, kishte ndërmend ta ndërpriste me pëlqimin e partnerit të saj të akuzuar për vrasje dhe madje kishte planifikuar një operacion në 3 janar.

Policia po vijon hetimet dhe ende nuk dihet çfarë ka sjellë në vrasjen e 41-vjeçares, pasuria apo aborti i fëmijës. Partneri i Georgia Muratit 39-vjeç dhe 34-vjeçari do të dalin në prokurori nesër./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja makabër e shqiptares nga partneri/ Ish-gruaja e autorit: E dija se e kishte bërë ai

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
Georgia Murati

GREQI-Pas vrasjes makabër nga partneri i shqiptares 41-vjeçare shtatzënë në Greqi, një reagim ka ardhur edhe nga ish-gruaja e 39-vjeçarit. 

"E dija që sapo doli në media, e kishte bërë ai. Unë mendoj se ai e kishte planifikuar vrasjen. Kemi qenë bashkë për shtatë vjet. E kisha denoncuar për rrahje. Unë punoja, ai ishte xheloz që punoja. Nuk mund të flisja me kolegun, se ishte xheloz"-shprehet ish-gruaja për mediat greke.

Gjithashtu gruaja, e cila ka dy fëmijë me autorin e vrasjes së shqiptares, pohoi se të gjithë partnerët e tij kishin qenë viktima të rrahjes, ndërsa shtoi se ai ishte i fiksuar pas femrave. 

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI

1 VITE ME PARE

39-vjeçari kishte tatuazh emrin e shqiptares, çfarë deklaronte ai para se ta vriste

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
Georgia Murati dhe partneri i saj

GREQI- Vrasja e shqiptares shtatzënë nga partneri ka tronditur Greqinë. Në detajet e reja të zbuluara pas krimit të rëndë, rezulton se 39-vjeçari i ka dedikuar edhe një tatuazh Georgia Muratit.

Në një foto që ai kishte postuar, duket emri i Gerogias në krahun e 39-vjeçarit. Në përshkrimin e imazhit ai tha se kjo ishte një mënyrë për ta "ngulitur" atë tek ai, "të ngulitur në zemrën e tij".

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
TATUAZHI

Më herët ai kishte deklaruar se për të ishte "lumturi absolute" të kishte në krahë, Georgia Muratin.

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI

1 VITE ME PARE

8 ditë TEATËR! Si e fshehu greku vrasjen e shqiptares, 'tradhëtia' e shokut

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
Georgia Murati dhe partneri i saj

GREQI- Vrasja e shqiptares në Greqi ka tronditur vendin. Partneri i saj, me të cilin ishte në muajin e tretë të pritjes së një foshnje, e masakroi me thikë dhe më pas me ndihmën e një shoku e fshehu në një baule, në një zonë të humbur të Selanikut. Por teksa 41-vjeçarja Georgia Murati ishte pa jetë, partneri i saj vazhdonte "teatrin", shfaqje që i zgjati plot 8 ditë. Vrasja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve, por më 2 janar, partneri i saj kishte bërë daljen e parë televizive duke u përpjekur të paraqiste skenarin që besonte se do të fshihte krimin.

“U zgjova në 9 të mëngjesit. Pashë që më ka dërguar mesazh se ka ardhur në shtëpi se ka marrë ca lekë nga sirtari. Nuk mund ta di arsyen, Georgia më kërkonte gjithmonë para kur i duhej diçka. Ne i kishim bashkë financat e shtëpisë. Më vonë kuptova se i mungonin edhe disa sende personale. Ajo nuk informoi askënd, madje as vajzën e saj,”-thoshte vrasësi.

Tre ditë më vonë, ai këmbënguli në versionin e tij: Duhet gjurmuar telefoni i saj. E kam kërkuar në punën e saj, në vendin ku shkonim për kafe, kam kontaktuar me miqtë e saj. Me vajza që e njohin prej 40 vitesh. Ajo që kuptova nga miqtë e saj është se ata as që e dinin se ajo ishte shtatzënë.

Pak orë para zbardhjes së krimit, partneri i Gjeorgjisë ka denoncuar një vjedhje në banesën ku jetonte 41-vjeçarja. Partneri i shqiptares, avokati dhe dy punonjës policie kishin konstatuar se dikush ishte futur në banesën e të nxjerës. 

"Në dollapin e dhomës së gjumit gjetën një bluzë, të cilën Georgia e kishte veshur nën xhupin e trashë, në mëngjesin që ajo u zhduk. Gjithashtu, fqinjët më thanë se kishin dëgjuar zhurma që vinin nga banesa, sikur dikush ishte brenda. Uroj dhe shpresoj të jetë Georgia,"-vazhdonte i riu me skemën e ndërtuar.

Dëshmia që e tradhtoi

Zbulimin e tmerrit e ka bërë shoku i partnerit së 41-vjeçares, i cili ka rrëfyer se i dashuri i shqiptares ishte personi që e kishte vrarë. Por shtoi se me ndihmën e tij, e kishin futur trupin e saj në bagazh, e më pas e kishin hedhur në Halkidiki. Madje ishte ai personi që e dërgoi Policinë në vendin ku prehej e reja. Ndonëse ende nuk është zbardhur plotësisht motivi i krimit, shoku i autorit mësohet se ka bërë me dije se ka të bëjë me mosmarrëveshje financiare.

Në të njëjtën kohë, partneri i viktimës dyshohet se mohon përfshirjen e tij në krim, por policia raportohet se ka në duar pamjet video, në të cilat dy burrat duket se mbajnë diçka të rëndë. Njëkohësisht nga hetimet e kryera në shtëpinë e partnerit të shqiptares janë gjetur gjurmë gjaku, flokë të viktimës, si dhe ADN-ja e saj. Në banesë nuk mungojnë as gjurmët e gishtave të bashkëpunëtorit./ZËRI

1 VITE ME PARE

RRËQETHËSE- Po priste fëmijë me vrasësin, por e masakroi me thikë në mitër 41-vjeçaren shqiptare

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
Georgia Murati dhe partneri i saj

GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja makabër e shqipatres shtatzënë në Greqi, nga partneri i saj dhe një mik i tij. Siç raportohet deri tani nga hetimet paraprake dy persona i kishin zënë pritë gruas fatkeqe dhe sapo ajo shkeli në shtëpinë e partnerit të saj, e sulmuan dhe e vranë. Deri më tani dy të pandehurit po japin versione të ndryshme për atë që ka ndodhur duke mos bindur Policinë, shkruan Protothema.

Të dy pretendojnë se nuk kanë dashur ta vrisnin gruan. Më konkretisht, shoku i partneres së 41-vjeçares tha se kishin vendosur ta grabisnin, por partneri i saj e vrau atë. Por nga ana tjetër, partneri i gruas nuk e pranon përfshirjen e tij në vrasje dhe thotë se donin të shkonin në shtëpinë e prindërve për të marrë disa para.

PROVAT

Provat ndaj dy burrave janë të shumta dhe dolën nga një material i pasur video, nga kontrolli i bërë në shtëpinë e partnerit të gruas ku u gjetën ADN dhe gjurmët e gishtave, nga gjetja e provave të krimit si çarçafë dhe dysheku i krevatit me gjurmë gjaku pranë shtëpisë së autorit të dyshuar.

SI NDODHI SULMI

Për sa i përket afatit kohor të vrasjes brutale, nga hetimet e policisë u zbulua se gjithçka ndodhi në orën 23:00 të natës së ndërrimit të viteve, kur 41-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar. Sa ka hyrë në banesë, 41-vjeçarja është sulmuar nga dy personat të cilët e kanë kapur me forcë dhe me kërcënimin e thikës i kanë vënë prangat dhe i kanë zënë gojën me ngjitës. Ata më pas e çuan atë në dhomën e gjumit, ku i shkaktuan plagë të shumta me thikë në barku, duke i prekur zonën e qafës së mitrës, edhe pse e dinin shumë mirë se e reja po priste një fëmijë. Goditjet ishin fatale dhe Gerogia Murati humbi jetën.

Më pas, partneri dhe shoku i tij morën një baule dhe më pas e çuan në një zonë me shkurre në Halkidiki. Kur janë kthyer në vendin e krimit janë përpjekur të asgjësojnë gjurmët dhe provat e krimit, duke pastruar banesën dhe duke hedhur provat e krimit, si rrobat dhe sendet personale të viktimës, mjetet e ekzekutimit dhe dyshekun e krevatit. Pra zhdukën çdo gjurmë të saj.

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI

1 VITE ME PARE

E vrau partneri! Ja vendi ku u hodh trupi i pajetë i 41-vjeçares shtatzënë

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
Georgia Murati

GREQI- Zbulime të reja për vrasjen e tmerrshme të Georgia Muratit nga partneri i saj në natën e ndërrimit të viteve kanë dalë në dritë pas zbardhjes së krimit. Protothema ka siguruar pamjet nga vedi ku u hodh kufoma e shqiptares shtatzënë. Partneri së bashku me mikun e tij, hodhën trupin e pajetë të 41-vjeçares në një zonë të shkretë mes Nea Triglia dhe Galatista.

Sipas asaj që dyshohet se ka rrëfyer shoku i partnerit të saj, greku e ka vrarë 41-vjeçaren dhe i ka kërkuar që ta asgjësojë trupin e saj, duke e çuar me makinën e tij në një vend të shkretë. 

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
VENDI KU U HODH KUFOMA

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundi pas divorcit me 39-vjeçarin. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh. Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me një thikë në qafë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Si ndodhi vrasja e shqiptares në Greqi: Partneri dhe shoku i tij i zunë pritë, e prangosën

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
Georgia Murati

GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 41-vjeçares shqiptare në Selanik, Georgia Murati. Burime për Protothema, raportojnë se partneri i 41-vjeçares dhe miku i tij fillimisht i zunë pritë kur ajo hyri në shtëpi.

Sipas të njëjtave informacione, i pari që ka sulmuar 41-vjeçaren shtatzënë ka qenë shoku i partnerit, i cili mbante 41-vjeçaren nën kërcënimin e thikës, ndërsa partneri i saj i ka vënë prangat dhe i vendosi shirit mbi gojë. Tmerri për shqiptaren vazhdoi në dhomën e gjumit të shtëpisë, ku dy burrat e kanë goditur me thikë disa herë majtas e djathtas në qafë, duke bërë që ajo të humbi jetën.

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI

1 VITE ME PARE

E vrau partneri dhe e fshehu në baule, mikja e Muratit tregon detaje: Kishte frikë prej tij

Vrasja makabre e shqiptares në Greqi, partneri s'e kurseu edhe pse
Georgia Murati dhe partneri

GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptares shtatzënë në Selanik. Një mikeshë e 41-vjeçares Georgia Murati për TV ANT1, e cila pohoi se mikja e saj pretendonte se partnerin e kishte 'nervoz' dhe kishte frikë prej tij.

“I kisha thënë që nuk më pëlqen ky njeri dhe ishte keqkuptuar,”- tha shoqja e Gjeorgjisë fatkeqe dhe vazhdoi duke përmendur se “shoqja e saj kishte turp të na tregonte disa gjëra, por kishte raste që na thoshte se kishte frikë dhe se ishte nervoze, por pak më vonë shtonte ndonjë fjalë të tipit “ndoshta e ka çështje momenti.”

Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me një thikë në qafë. Përveç partnerit së 41-vjeçares, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit. Që në momentin e parë, partneri i Georgias u përpoq të devijonte hetimet e Autoriteteve, duke pretenduar se gruaja i kishte dërguar një mesazh./ZËRI

Poll

MOS HUMB