FOTO/ Ky është Gëzim Sinomati, 22-vjeçari, i cili u ekzekutua me snajper në Vlorë

VLORË- Personi që shihni në foto është Gëzim Sinomati, 22-vjeçari, i cili u ekzekutua një natë më parë me snajper në Vlorë. Ai u qëllua me tek plumb që rezultoi dhe fatal për të, teksa kishte dalë në ballkonin e banesës për të konsumuar një cigare, pa e ditur se do të ishte e fundit për të.
Deri më tani, mbetet e paqartë nëse hetuesit kanë arritur të gjejnë të dhëna të cilat mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve, por aktualisht nuk ka asnjë detaj të ri lidhur me ngjarjen. Edhe pse Policia e Vlorës ka shoqëruar të paktën 10 persona për vrasjen, sërish nuk ka mundur të zbulojë asgjë prej tyre.

Një nga personat që mund të zbulojë më shumë për të ndihmuar Policinë është vetë i ati i Gëzim Sinomatit, Sokoli, por i njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”. Por aktualisht ai është në arrati, i vendosur mes 2 zgjedhjesh; të kthehet dhe të ndihmojë shtetin për zbardhjen e vrasjes të së birit; apo ta 'mbyllë punën' ashtu siç di vetë. Nga historiku i ngjarjeve kriminale në vend, kjo e dyta ka më shumë mundësi të ndodhë. Vetëm...nëse kësaj herë Policia kryen detyrën dhe vendos para përgjegjësisë autorët.
Si ndodhi vrasja dje
Sa i takon atentatit të mbrëmjes së djeshme, ai ka qenë i mirëorganizuar, ndërsa lëvizjet e viktimës ishin mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh, pas kthimit të tij në atdhe. Në momentin e ekzekutimit në rrugën pranë banesës nuk ka pasur energji elektrike, ndërkohë që mjeti i përdorur nga autorët u gjet disa minuta pas ngjarjes i djegur. Pavarësisht kontrolleve të shumta, pjesë e të cilave u bë dhe reparti i RENEA, policia e Vlorës dështoi që të binte në gjurmët e autorëve, që tronditën qetësinë dhe sigurinë e qytetit në këtë fillmvit./ZËRI
DINAMIKA: Tek plumb i mori jetën! Si u ekzekutua me snajper Gëzim Sinomati

VLORË- ZËRI ka zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes mafioze të Gëzim Sinomatit. Në orën 22.00, në lagjen “Hajro Çakërri” ikin dritat. 22-vjeçari, del në ballkonin e banesës së tij për të pirë një cigare. Vrasësit kishin 30 minuta që e prisnin në mjetin tip “BMW”, kur panë "shënjestrën" e tyre të dilte në ballkon. Morën shënjestër mirë dhe me një tek plumb në kokë e rrëzuan në tokë duke i marrë jetën.
Derisa u dha alarmi për vrasjen e të riut, makina e autorëve u zhvendëso në lagjen “24 Maji”, e më pas u dogj. Edhe në këtë vrasje autorët u larguan në errësirën e natës, ndërsa Policia i kërkonte në pallatet përballë pasi dyshohej se qitja kishte ardhur nga pallati përballë.
Megjithatë skema ishte e njëjtë si në shumë vrasje të tjera që kanë ndodhur në vend, e që mesa duket Policia nuk po i mëson dot. Gjendet një mjet, vidhen targat, në këtë rast ishin dubluar në Kamëz dhe përgatitet skema e ngjarjes. I riu sapo kishte ardhur në Vlorë pas 7 vitesh që jetonte në Belgjikë me të atin dhe xhaxhanë. Kaloi me familjen festat e fundvitit dhe priste datën e kthimit, por nuk kishte kaluar pa u vënë re në qytet.
"Hesapet" e vjetra të të atit (anëtar i bandës së Gaxhait) nuk e lanë dot që të jetonte. Edhe ai fatkeqësisht pësoi të njëjtin fat si xhaxhai, të cilit i kishte marrë emrin. Gëzim Sinomati u vra 27 vite më parë në vitin 1997. Dje, të njëjtën fat të keq kishte dhe i nipi.
Deri më tani, mbetet e paqartë nëse hetuesit kanë arritur të gjejnë të dhëna të cilat mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve, por aktualisht nuk ka asnjë detaj të ri lidhur me ngjarjen. Edhe pse Policia e Vlorës ka shoqëruar të paktën 10 persona për vrasjen, sërish nuk ka mundur të zbulojë asgjë prej tyre. Një nga personat që mund të zbulojë më shumë për të ndihmuar Policinë është vetë i ati i Gëzim Sinomatit, Sokoli, por i njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”. Por aktualisht ai është në arrati, i vendosur mes 2 zgjedhjesh; të kthehet dhe të ndihmojë shtetin për zbardhjen e vrasjes të së birit; apo ta 'mbyllë punën' ashtu siç di vetë. Nga historiku i ngjarjeve kriminale në vend, kjo e dyta ka më shumë mundësi të ndodhë. Vetëm...nëse kësaj herë Policia kryen detyrën dhe vendos para përgjegjësisë autorët./ZËRI
Vritet djali i "buzëderrit", Gëzim Sinomati u qëllua me snajper në ballkon

VLORË- Gëzim Sinomati 22 vjeç, djali i i Sokol Sinomatit, i njohur me pseudonimin “Sokol Buzëderri” dhe anëtar i bandës së Gaxhait u vra me një plumb në kokë një natë më parë. I riu që kishte pak kohë që ishte rikthyer në Vlorë në fund të dhjetorit për festat e fundvitit, doli në ballkon të tymoste një cigare në momentin që në të gjithë qytetin u shkëput energjia elektrike, pa e ditur se në pallatin përballë po e ruante një snajperist. Pa e mbaruar cigaren, Sinomati u shemb pa jetë në ballkon. ZËRI siguroi dhe pamjet ku shihet alarmimi i anëtarëve të familjes.
Qitësi dhe bashkëpunëtorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes me një mjet ip “BMW” që u gjet i djegur pranë shinave të trenit në lagjen “24 Maji” në një zonë të mirëmenduar në errësirë. Brenda mjetit nuk u gjet arma e krimit. Sinomati jetonte në katin e tretë në një pallat në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës. Fakti që në të gjithë zonën është shkëputur dhe energjia elektrike në ato çaste, tregon që plani ka qenë shumë i mirëmenduar, duke mos lënë as mundësinë për të pasur pamje filmike të fiksuara nga kamerat e sigurisë. Gëzim Sinomati dyshohet të jetë ekzekutuar për llogari të babait të tij, por nuk përjashtohen as prishjet e pazareve të drogës.
Xhaxhait të viktimës Benard Sinomatit vëllait të Sokolit në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. Edhe Benardi sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati janë vëllezër dhe figura të njohura për policinë, ndërsa viktima nuk figuronte si person me precedent penal.
Sokol Sinamati, i cili njihet në Vlorë dhe me nofkën “buzëderri”, rezulton që të jetë arratisur nga burgu i Peqinit në vitin 2017, ku vuante dënimin për vrasje. Menjëherë pas daljes nga qelia, Sinomati ka marrë të vëllanë e tij Benardin e të birin asokohe adoleshent, dhe u largua nga Shqipëria për tu vendosur në shtetin belg.
Ai vuante dënimin për vrasjen e Elton Tatos, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje këto të ndodhur në vitin 2002. Ai gjithashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, por gabimisht qëlloi Luigj Xhafën, një kalimtar të rastit. Tani, raportohet se ai jeton ende në Belgjikë ku dyshohet se vazhdon dhe merret me aktivitet të paligjshëm.
“Sokol vriti…”, kush është ‘buzëderri’ i Vlorës, e shkuara e errët ‘i vrau’ djalin

VLORË- Sokol Sinomati, i cili dyshohet se fshihet në shtetin belg, fatkeqësisht është edhe ‘shkaku’ i ekzekutimit të djalit të tij, vetëm 22 vjeçar mbrëmjen e djeshme. Sokol Sinomati, në listën e personazheve të njohur të krimit por edhe ‘të fortëve’ të Vlorës, ka një skedë të gjatë kriminale, por edhe përballje me drejtësinë, e cila hera herës ka lehtësuar pozitat e tij.
Përfshirja e Sokol Sinomatit në ngjarje kriminale në qytetin e Vlorës fillon që në fund të viteve ’90, si pjesë e bandës së Gaxhait, megjithatë në një vendim të Gjykatës së Lartë, ai u lehtësua nga akuza e pjesëmarrjes në bandë të armatosur, dhe për krimet e kryera nga ky grup iu dha një dënim vetëm për akuzën e vjedhjes me dhunë.
Së bashku me të, u lehtësuan pozitat dhe për shtetasin Armando Sulejmani (Cipuri), një tjetër personazh i krimit në Vlorë, i dyshuar për vrasjen e Ferdinand Llanajt. Sinomati dhe Sulejmani kanë pasur një miqësi të fortë mes tyre, ndërsa kanë qenë bashkëautor të një vrasje të ndodhur në qendër të Vlorës në vitin 2002.
Si i shpëtoi burgut Sokol Sinomati
Sokol Sinamati, i cili njihet në Vlorë dhe me nofkën “buzëderri”, rezulton që të jetë arratisur nga burgu i Peqinit në vitin 2017, ku vuante dënimin për vrasje. Dyshohet se Sokol Sinomati ka marrë leje për të dalë disa ditë nga burgu, dhe më pas në rrethana që nuk sqarohen as sot e kësaj dite ai është larguar jashtë Shqipërie. Pasi i shpëtoi drejtësisë, por jo armiqve që i vranë mbrëmjen e djeshme djalin e tij 22-vjeçar, Sokol Sinomati është shpallur në kërkim në datën 12 Shtator, të vitit 2017.
Menjëherë pas lirimit të tij nga qelia, Sokol Sinomati ka marrë të vëllanë e tij Bernardin dhe të birin asokohe adoleshent, dhe u largua nga Shqipëria. Ata dyshohet se u vendosën në shtetin belg, nga i cili ishte kthyer vetëm pak ditë më parë për të festuar festat e fundvitit 22-vjeçari i vrarë. Sokol Sinomati, vuante dënimin në burgun e Peqinit për vrasjen e shtetasit Elton Tato, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje këto të ndodhur në vitin 2002.
Si ndodhi vrasja e Elton Tatos, miqësia e Sinomatit me “Çipurin”
Për vrasjen e Elton Tatos, dhe plagosjen e Borakut, ka pasur disa zvarritje nga sistemi i drejtësisë, ndërsa përfundimisht u dha një dënim me 20 vite burg për Sinomatin, dhe 2 vite për Çipurin, vetëm për akuzën e moskallëzimit të krimit. Ishte data 26 Qershor e vitit 2022, kur Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati për shkak të një konflikti të mëparshëm me Elton Taton dhe Robert Borakun, u kanë bërë pritë viktimës dhe të plagosurit, teksa ata dilnin nga një ndeshje që kishin parë në stadiumin e qytetit.
Referuar dosjes hetimore të kohës, në përfundim të ndeshjes, shtetasit Elton e Robert kanë lëvizur para lokal “Zyrihut” me drejtim për nga qendra e qytetit dhe kanë ndaluar përbri trotuarit ku qëndronte në këmbë i pandehuri Armando Sulejmani. Pasi kanë ndaluar automjetin Sulejmani ka nisur të bisedojë me shtetasin Robert Boraku, i cili ka hapur derën e makinës.
Armando ju ka kërkuar që të shkonin së bashku deri të makina e tij, e parkuar 30 m larg vendit ku zhvillohej biseda. Të dy shtetasit i kanë kërkuar të pandehurit që të vinte të makina e tyre, por meqenëse ai nuk ka pranuar, atëherë i pari ka dalë nga makina shtetasi Elton, i cili ishte në rolin e shoferit, duke shkuar në drejtim të Sulejmanit dhe duke i vendosur pistoletën në kokë. Më pas ka dalë nga makina dhe Roberti dhe janë nisur në drejtim të vendit të propozuar nga i pandehuri Armando.
Gjatë ecjes shtetasit Elton e Robert e kanë vendosur në mes Armandon, ndërsa shtetasi Elton ia mbante pistoletën të drejtuar në kokë. Pasi kanë përshkruar një distancë rruge përpara bar “Zyriut”, në momentin që po i afroheshin automjetit tip fuoristrade, që ishte e parkuar qysh më parë, Armando i ka bërë thirrje Sokol Sinomatit që gjendej brenda në pritje të viktimave “…o Sokol qëlloi vriti….”.
Me këtë thirrje, Sokoli ka dalë menjëherë nga makina dhe me armën tip automatik ka hapur zjarr me breshëri në drejtim të shtetasit Elton e Robert, ku si pasojë ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Elton, ndërsa Roberti është larguar me vrap në drejtim të pallateve në anën tjetër të rrugës duke iu shpëtuar plumbave. Pas kësaj ngjarje ata hodhën armën e krimit në një kanal të ujërave të zeza, për tu vënë në pranga disa muaj më pas nga policia e Vlorës.

Sinjalet që i ishin dërguar Sinomatit
Pavarësisht që jetonte në shtetin belg që prej vitit 2017, sinjalet në drejtim të familjes Sinomati nuk kishin munguar, duke dhënë mesazhin se gjaku nuk falet, e në Vlorë kjo shprehje përkthehet në jo pak raste në ngjarje të rënda kriminale. Në vitin 2017, një sasi tritoli shpëtheu në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit (vëllai i Sokol Sinomatit). Ky i fundit gjithashtu ndodhej në shtetin belg, ku dyshohet se po ashtu ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Si ndodhi vrasja dje
Sa i takon atentatit të mbrëmjes së djeshme, ai ka qenë i mirëorganizuar, ndërsa lëvizjet e viktimës ishin mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh, pas kthimit të tij në atdhe. Në momentin e ekzekutimit në rrugën pranë banesës nuk ka pasur energji elektrike, ndërkohë që mjeti i përdorur nga autorët u gjet disa minuta pas ngjarjes i djegur. Pavarësisht kontrolleve të shumta, pjesë e të cilave u bë dhe reparti i RENEA, policia e Vlorës dështoi që të binte në gjurmët e autorëve, që tronditën qetësinë dhe sigurinë e qytetit në këtë fillmvit.
/ZËRI
Emri i njëjti, i njëjtë dhe fati! Gëzim Sinomati mbante identitetin e xhaxhait, ia kishin vrarë në '97

VLORË- Gëzim Sinomati u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me snajper sapo kishte dalë për të konsumuar një cigare në ballkonin e banesës së tij, pranë Poliklinikës së Vlorës. Emri i tij, fatkeqësisht u lidh ngushtë me atë të xhaxhait të tij, të cilit i kishte marrë edhe emrin. 27 vite më parë, kur Gëzim Sinomati nuk kishte ardhur ende në jetë, iu vra xhaxhai. Ndaj edhe për nder të këtij të fundit, prindërit i vendosën emrin e tij. Por fatkeqësisht të përbashkët do të kishin edhe fatin.
Gëzim Sinomati (i madhi) u vra në vitin e mbrapshtë 1997 nga grupet kriminale që operonin në qytetin e Vlorës, por ekzekutimi i tij nuk u zbardh kurrë. Dje, 27 vite më vonë, për shkak të të njëjtave pazare të pambyllura u qëllua për vdekje edhe nipi i tij, vetëm 22 vjeç./ZËRI
Ekzekutimi me snajper! Killerat kishin gjithçka gati, fikën dritat para se të shkrepnin plumbin

VLORË- 22-vjeçari Gëzim Sinomati u vra me snajper sapo doli në ballkonin e banesës së tij për të ndezur një cigare. Atentati ndaj tij ka qenë i orgranizuar mirë deri në detaje, për t'u siguruar se viktima do të ishte një 'dosje e mbyllur'. Ndaj edhe prej kur i riu ishte kthyer në Vlorë, me gjasë për të kaluar festat e fundvitit, është ndjekur nga ekzekutorët e tij. Derisa mbrëmë, në momentin që është kryer vrasja në zonë nuk ka pasur energji elektrike.
Kjo mund të jetë e qëllimtë, pasi nuk është ngjarja e parë kriminale që autorët 'neutralizojnë' zonën, në mënyrë që të mos identifikohen as nga banorët dhe as nga kamerat e sigurisë. Teksa Policia kërkonte përreth sepse kishte dyshime se kishin ikur në këmbë, autorët ishin zhvendosur në një lagje tjetër të qytetit dhe e kishin djegur makinën.
22-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Belgjika, atje ku me shumë gjasa jetonte me të atin, një personazh të njohur të botës së krimit për Vlorën. I riu është djali i Sokol Sinomatit, i cili në qytetin bregdetar njihet me nofkën “Buzderri”. Ai ka qenë pjesë e bandës në Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”, në Vlorë. Sinomati ka qenë i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, por gabimisht qëlloi Luigj Xhafën, një kalimtar të rastit. Megjithatë, pavarësisht vrasjes dhe krimeve të tjera që i rëndonin mbi shpinë u lirua nga drejtësia shqiptare. Tani, raportohet se ai jeton në Belgjikë ku dyshohet se vazhdon dhe merret me aktivitet të paligjshëm. Por për të birin nuk ka asnjë të dhënë në çfarë ishte përfshirë që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme./ZËRI
Si u arratis nga burgu i Peqinit Sokol Sinomati. Mori djalin në Belgjikë, ia vranë 7 vite më pas në Vlorë

VLORË- Gëzim Sinomati, 22-vjeç, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me snajper në Vlorë, dyshohet se është vrarë për hakmarrje mes grupeve kriminale, ku bënte pjesë edhe babai i tij. Sokol Sinamati, i cili njihet në Vlorë dhe me nofkën “buzëderri”, rezulton që të jetë arratisur nga burgu i Peqinit në vitin 2017, ku vuante dënimin për vrasje.
Dyshohet se Sokol Sinomati ka marrë leje për të dalë disa ditë nga burgu, dhe më pas në rrethana që nuk sqarohen as sot e kësaj dite ai është larguar jashtë Shqipërie. Pasi i shpëtoi drejtësisë, por jo armiqve që i vranë mbrëmjen e djeshme djalin e tij 22-vjeçar, Sokol Sinomati është shpallur në kërkim në datën 12 Shtator, të vitit 2017.
Menjëherë pas lirimit të tij nga qelia, Sokol Sinomati ka marrë të vëllanë e tij Bernardin dhe të birin asokohe adoleshent, dhe u largua nga Shqipëria. Ata dyshohet se u vendosën në shtetin belg, nga i cili ishte kthyer vetëm pak ditë më parë për të festuar festat e fundvitit 22-vjeçari i vrarë. Sokol Sinomati, vuante dënimin në burgun e Peqinit për vrasjen e shtetasit Elton Tato, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje këto të ndodhur në vitin 2002.
Sokol Sinomati njihej gjithashtu dhe si ushtar i grupit të Gaxhait, megjithatë Gjykata e Lartë për këtë akuzë e ka gjetur atë fajtor vetëm për vjedhje me dhunë, dhe jo pjesëmarrje në bandë të armatosur.
Sa i takon atentatit të mbrëmjes së djeshme, ai ka qenë i mirëorganizuar, ndërsa lëvizjet e viktimës ishin mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh, pas kthimit të tij në atdhe. Në momentin e ekzekutimit në rrugën pranë banesës nuk ka pasur energji elektrike, ndërkohë që mjeti i përdorur nga autorët u gjet disa minuta pas ngjarjes i djegur. Pavarësisht kontrolleve të shumta, pjesë e të cilave u bë dhe reparti i RENEA, policia e Vlorës dështoi që të binte në gjurmët e autorëve, që tronditën qetësinë dhe sigurinë e qytetit në këtë fillmvit.
/ZËRI
10 të shoqëruar pas vrasjes me snajper në Vlorë, viktima ruhej prej ditësh

VLORË- 10 persona janë shoqëruar nga ana e policisë së Vlorës pas ekzekutimit me snajper në banesën e tij të të riut Gëzim Sinomati. 22-vjeçari u vra me një plumb teksa po pinte cigare në ballkonin e banesës së tij, pranë poliklinikës së qytetit të Vlorës. Policia pavarësisht shoqërimeve e ka të vështirë deri në këto momente që të zbërthejë dinamikën e ekzekutimit, nëse autorët kanë qëlluar nga ndonjë mjet që e kanë parkuar poshte pallatit, apo nga një banesë e braktisur që gjenden në afërsi të pallatit ku u vra dhe Sinomati.
Të gjitha të dhënat e deritanishme flasin për një atentat të mirëorganizuar, ndërsa viktima dyshohet se ruhej prej kohësh nga një grup kriminal. Në momentin që është kryer vrasja në zonë nuk ka pasur energji elektrike, që e bën të vështirë edhe identifikimin e autorëve nga kamerat e sigurisë.
Autorët u larguan nga vendi i ngjarjës, ndihmuar edhe nga errësira, dhe dogjën automjetin tip “BMW” me të cilin dyshohet se kryen krimin, duke lënë pas në këtë mënyrë pak gjurmë për identifikimin e tyre.
22-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Belgjika, atje ku me shumë gjasa jetonte me të atin, një personazh të njohur të botës së krimit për Vlorën. I riu është djali i Sokol Sinomatit, i cili në qytetin bregdetar njihet me nofkën “Buzderri”. Ai ka qenë pjesë e bandës në Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”, në Vlorë.
Gazmir Brakaj i njohur si “Gaxhai” kishte pranë tij një grup bashkëpunëtorësh së afërt, një prej tyre edhe Sinomati. Ky i fundit ka qenë i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, por gabimisht qëlloi Luigj Xhafën, një kalimtar të rastit. Megjithatë, pavarisht vrasjes dhe krimeve të tjera që i rëndonin mbi shpinë u lirua nga drejtësia shqiptare. Tani, raportohet se ai jeton në Belgjikë ku dyshohet se vazhdon dhe merret me aktivitet të paligjshëm./ZËRI