Aktualitet

Ekzekutimi me snajper! Killerat kishin gjithçka gati, fikën dritat para se të shkrepnin plumbin

I riu ishte kthyer në Vlorë, me gjasë për të kaluar festat e fundvitit, është ndjekur nga ekzekutorët e tij.

k.m.
Ekzekutimi me snajper! Killerat kishin gjithçka gati, fikën dritat
Pamje nga Vlora

VLORË- 22-vjeçari Gëzim Sinomati u vra me snajper sapo doli në ballkonin e banesës së tij për të ndezur një cigare. Atentati ndaj tij ka qenë i orgranizuar mirë deri në detaje, për t'u siguruar se viktima do të ishte një 'dosje e mbyllur'. Ndaj edhe prej kur i riu ishte kthyer në Vlorë, me gjasë për të kaluar festat e fundvitit, është ndjekur nga ekzekutorët e tij. Derisa mbrëmë, në momentin që është kryer vrasja në zonë nuk ka pasur energji elektrike.

Kjo mund të jetë e qëllimtë, pasi nuk është ngjarja e parë kriminale që autorët 'neutralizojnë' zonën, në mënyrë që të mos identifikohen as nga banorët dhe as nga kamerat e sigurisë. Teksa Policia kërkonte përreth sepse kishte dyshime se kishin ikur në këmbë, autorët ishin zhvendosur në një lagje tjetër të qytetit dhe e kishin djegur makinën.

22-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Belgjika, atje ku me shumë gjasa jetonte me të atin, një personazh të njohur të botës së krimit për Vlorën. I riu është djali i Sokol Sinomatit, i cili në qytetin bregdetar njihet me nofkën “Buzderri”. Ai ka qenë pjesë e bandës në Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”, në Vlorë. Sinomati ka qenë i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, por gabimisht qëlloi Luigj Xhafën, një kalimtar të rastit. Megjithatë, pavarësisht vrasjes dhe krimeve të tjera që i rëndonin mbi shpinë u lirua nga drejtësia shqiptare. Tani, raportohet se ai jeton në Belgjikë ku dyshohet se vazhdon dhe merret me aktivitet të paligjshëm. Por për të birin nuk ka asnjë të dhënë në çfarë ishte përfshirë që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB