
VLORË- Gëzim Sinomati u ekzekutua sot për vdekje me snajper sapo doli në ballkonin e banesës së tij. 22-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Belgjika, atje ku me shumë gjasa jetonte me të atin, një personazh të njohur të botës së krimit për Vlorën. I riu është djali i Sokol Sinomatit, i cili në qytetin bregdetar njihet me nofkën “Buzderri”. Ai ka qenë pjesë e bandës në Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”, në Vlorë.
Gazmir Brakaj i njohur si “Gaxhai” kishte pranë tij një grup bashkëpunëtorësh së afërt, një prej tyre edhe Sinomati. Ky i fundit ka qenë i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, por gabimisht qëlloi Luigj Xhafën, një kalimtar të rastit. Megjithatë, pavarisht vrasjes dhe krimeve të tjera që i rëndonin mbi shpinë u lirua nga drejtësia shqiptare. Tani, raportohet se ai jeton në Belgjikë ku dyshohet se vazhdon dhe merret me aktivitet të paligjshëm.
Por Gëzimi dhe Sokoli nuk kanë qenë shënjestrat e vetme të familjes. 2 vitë më parë i vunë tritol edhe makinës së vëllait të Sokolit, xhaxhait të viktimës së sotme, Bernard Sinomati. Ngjarja u shënua më 4 janar të vitit 2022 në lagjen ”Hajro Cakërri” në Vlorë. Asokohe kishte dyshime të forta se tritoli ishte vënë si mesazh paralajmërues, por autorët nuk u kapën kurrë. Pavarësisht historisë të së vëllait, 37-vjeçari ka pasur të shkuarën e tij kriminale në Shqipëri dhe jo vetëm. Në vitin 2015 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2021 kishte dalë nga burgu në Belgjikë. Shkaku i arrestimit ende nuk dihet.
Aktualisht 37-vjeçari jeton në Spanjë.
Edhe pse familja ka lënë gjurmë në botën e krimit në qytet, ende nuk dihet shkaku i vrasjes të së riut. 22-vjeçari jetonte në Belgjikë, por deri më tani nuk ka të shënjuar ndonjë ngjarje kriminale në skedën e tij./ZËRI