LIVE UPDATES

Ekzekutim mafioz në Vlorë! Gëzim Sinomataj vritet me snajper në ballkonin e shtëpisë

➤ Atentat në Vlorë. ➤ ZËRI ka mësuar se me një snajper ka qëlluar Gëzim Sinomatin, sapo ka dalë në ballkonin e banesës për të pirë një cigare. ➤ Ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës, rreth orës 10.00 të mbrëmjes. ➤ Dyshohet se autori i vrasjes ishte vendosur në një godinë përballë banesës së "shënjestrës" së tij, nga ku edhe e ka ekzekutuar. ➤ Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat kanë nisur krehjen e zonës për të kapur autorin. ➤ Duke pasur parasysh afërsinë e qitjes, mendohet se nuk mund të jetë larguar shumë nga vendi i ngjarjes. ➤ Ende nuk dihen detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes apo shkaku i ekzekutimit të të riut. ➤ 22-vjeçari sapo kishte ardhur nga Belgjika dhe në zonë njihet si djali i Sokol Sinomatit, i njohur si ‘Sokol buzëderri’, një personazh i njohur i zonës, ish-anëtar i bandës së Gaxhait.

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Djali i "Buzëmadhit" u vra sot! Historia e familjes Sinomati, xhaxhait të 22-vjeçarit i vendosën tritol, 'mesazhi' nuk u mor

Ekzekutim mafioz në Vlorë! Gëzim Sinomataj vritet me snajper
Pamje nga vendi i vrasjes

VLORË- Gëzim Sinomati u ekzekutua sot për vdekje me snajper sapo doli në ballkonin e banesës së tij. 22-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Belgjika, atje ku me shumë gjasa jetonte me të atin, një personazh të njohur të botës së krimit për Vlorën. I riu është djali i Sokol Sinomatit, i cili në qytetin bregdetar njihet me nofkën “Buzderri”. Ai ka qenë pjesë e bandës në Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”, në Vlorë.

Gazmir Brakaj i njohur si “Gaxhai” kishte pranë tij një grup bashkëpunëtorësh së afërt, një prej tyre edhe Sinomati. Ky i fundit ka qenë i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, por gabimisht qëlloi Luigj Xhafën, një kalimtar të rastit. Megjithatë, pavarisht vrasjes dhe krimeve të tjera që i rëndonin mbi shpinë u lirua nga drejtësia shqiptare. Tani, raportohet se ai jeton në Belgjikë ku dyshohet se vazhdon dhe merret me aktivitet të paligjshëm.

Por Gëzimi dhe Sokoli nuk kanë qenë shënjestrat e vetme të familjes. 2 vitë më parë i vunë tritol edhe makinës së vëllait të Sokolit, xhaxhait të viktimës së sotme, Bernard Sinomati. Ngjarja u shënua më 4 janar të vitit 2022 në lagjen ”Hajro Cakërri” në Vlorë. Asokohe kishte dyshime të forta se tritoli ishte vënë si mesazh paralajmërues, por autorët nuk u kapën kurrë. Pavarësisht historisë të së vëllait, 37-vjeçari ka pasur të shkuarën e tij kriminale në Shqipëri dhe jo vetëm. Në vitin 2015 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2021 kishte dalë nga burgu në Belgjikë. Shkaku i arrestimit ende nuk dihet. 

Aktualisht 37-vjeçari jeton në Spanjë.

Edhe pse familja ka lënë gjurmë në botën e krimit në qytet, ende nuk dihet shkaku i vrasjes të së riut. 22-vjeçari jetonte në Belgjikë, por deri më tani nuk ka të shënjuar ndonjë ngjarje kriminale në skedën e tij./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vranë me snajper Gëzim Sinomatin, Policia pas autorëve: Kanë djegur makinën, jemi në ndjekje

Ekzekutim mafioz në Vlorë! Gëzim Sinomataj vritet me snajper
Makina e djegur

VLORË- Një makinë e djegur është gjetur në lagjen "24 Maji" dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së Gëzim Sinomatit. Mjeti i djegur është gjetur rreth orës 23:20, pranë stacinit të trenit, madje ZËRI ka siguruar edhe një foto teksa makina kontrollohet nga ekspertët mjeko-ligjorë. Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMë”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira. E gjithë zona është rrethuar nga Policia, ndërsa ende vijon kontrolli për kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç. Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMë”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira. Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët. Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve./ZËRI

1 VITE ME PARE

ME VIDEO- ZËRI sjell pamjet nga ballkoni ku u vra Gëzim Sinomati, snajperi e 'rrëzoi' me 1 goditje

Ekzekutim mafioz në Vlorë! Gëzim Sinomataj vritet me snajper
Pamje nga vendi i vrasjes

VLORË- ZËRI ka siguruar pamjet e para nga vrasja e Gëzim Sinomatit, në qytetin e Vlorë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ekspertët e krimalistikës janë në ballkonin ku u vra 22-vjeçari me snajper.

Ekspertët lëvizin në ballkon duke mbledhur provat e para nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që në terren vijon puna për kapjen e autorit.

Paraprakisht mendohet se goditja ka ardhur nga një godinë përballë ballkonit të viktimës, ndërsa gjuajtësi e ka pritur derisa i riu ka dalë për ta qëlluar për vdekje. Shkaku ende nuk dihet. 22-vjeçari sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe ishte i biri i Sokol Sinamatit, ish-anëtar i bandës së Gaxhait./ZËRI

1 VITE ME PARE

E ruanin nga larg! Gëzim Sinamati u vra me snajper sapo doli në ballkon

Ekzekutim mafioz në Vlorë! Gëzim Sinomataj vritet me snajper
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Zbardhen detaje të tjera nga vrasja e Gëzim Sinomatit në Vlorë. I riu, vetëm 22 vjeç është qëlluar më armë zjarri, tip snajper, sapo ka dalë në ballkonin e banesës së tij. Sinomati, i ardhur nga Belgjika, është djali i Sokol Sinomatit, i njohur si ‘Sokol buzëderri’. Ky i fundit ka qenë anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë./ZËRI

1 VITE ME PARE

U vra Gëzim Sinamati/ Policia e Vlorës jep detaje: Po kërkojmë autorin, zona është rrethuar

Ekzekutim mafioz në Vlorë! Gëzim Sinomataj vritet me snajper
Foto ilustruese

VLORË- Policia e Vlorës ka bërë me dije detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme. 22-vjeçari Gëzim Sinomati u qëllua me plumb në kokë nga një snajper, ndërsa Policia ka nisur kontrollin për autorët. Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, pasi mendohet se autori është larguar në këmbë nga zona ku ka ndodhur vrasja e të riut.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë./ZËRI

1 VITE ME PARE

U vra në mes të qytetit me armë zjarri/ Zbulohet identiteti i viktimës në Vlorë

Ekzekutim mafioz në Vlorë! Gëzim Sinomataj vritet me snajper
Foto ilustruese

VLORË- Zbulohet identiteti i viktimës në Vlorë. Gëzim Sinomati është i riu që është ekzekutuar në ballkonin e banesës së tij. Dyshohet se i riu është goditur me snajper nga një godinë përballë. Mësohet se viktima Gëzim Sinomati po pinte cigare në momentin kur është qëlluar. Por një plumbë në kokë i ka marrë jetën në vend. /ZËRI

Poll

MOS HUMB