Identifikohet një prej 7 serbëve që dhunuan shqiptarët në Malin e Zi

MAL I ZI- Është identifikuar një prej shtatë personave që dhunuan në mënyrë barbare tre shqiptarët, Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, në Malin e Zi. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri i Malit te Zi, Milojko Spajic. Në një postim në rrjetet sociale, Sajic shkruan se po punohet për kapjen e tij dhe për identifikimin e kapjen e bashkëpunëtorëve.
“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët,”- shkruan ai.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi, kur Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi po udhëtonin drejt Gjermanisë. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip.
Reagimet/ Mali i Zi: Na vjen keq që shqiptarët u dhunuan! Shqipëria: Autorët të vihen përballë drejtësisë

TIRANË- Dhunimi në mënyrë barbare i tre të rinjve shqiptarë në Malin e Zi, Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, ka prodhuar reagime të shumta nga autoritetet shqiptare dhe të vendit fqinj. Ambasada shqiptare në Mal të Zi ka deklaruar se tre shqiptarët e dhunuar në mënyrë barbare këtë mesditë janë marrë në mbrojtje dhe po i ofrohet çdo shërbim i nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shqiptare shkruan se shqiptarët kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze.
Kryeministri i Malit te Zi, Milojko Sajic ka shprehur keqardhje për ngjarjen e ndodhur. Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Šaranović, thotë se ngjarja ku tre të rinj nga Shqipëria u dhunuan barbarisht po hetohet me intensitet dhe se djemtë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Shtetit nga ana tjetër kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e autorëve përballë drejtësisë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar me ministra të qeverisë së Malit të Zi, për të marrë masa që autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi, kur Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi po udhëtonin drejt Gjermanisë. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip.
Dhunimi i shqiptarëve, ambasada në Mal të Zi: I kemi marrë në mbrojtje

MAL I ZI- Ambasada shqiptare në Mal të Zi ka deklaruar se tre shqiptarët e dhunuar në mënyrë barbare këtë mesditë janë marrë në mbrojtje dhe po i ofrohet çdo shërbim i nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shqiptare shkruan se shqiptarët kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze.
Postimi:
Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi. Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor. Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve. Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi, kur Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi po udhëtonin drejt Gjermanisë. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip.
PAMJE TË RËNDA/ Sy të nxirë e trupa të mavijosur, si u dhunuan shqiptarët në Malin e Zi

MAL I ZI- Pamjet e rënda që po shikoni janë filmuar nga tre të rinjtë shqiptarë që u dhunuan nga një grupeprej 6-7 personash me kombësi serbe në Malin e Zi. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit.
Siç shihet edhe nga pamjet, të rinjtë kanë sy të nxirë, dëme tëm ëdha në kokë e fytyrë, por nuk mungojnë as mavijosjet në trup. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip.


Të tre shqiptarët janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike. Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim. Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë.
Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas.
VIDEO E SHQIPTARËVE TË DHUNUAR:
Dhuna barbare ndaj shqiptarëve, PSH:Autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga dhunimi i tre shqiptarëve në Malin e Zi. Në një njoftim zyrtar, PSH tregon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit, në Malin e Zi. Tre shqiptarët, Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit. Të tre shtetasit shqiptarë janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike. Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë dhe PSH-ja bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes.
Policia e Shtetit:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, ku janë dhunuar tre shtetas shqiptarë, nga disa shtetas të panjohur, sqarojmë se: Sapo kanë marrë dijeni për këtë ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Policinë e Shtetit, kanë komunikuar menjëherë me homologët në Malin e Zi, për t’u njohur me rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për t’iu ofruar ndihmë shtetasve shqiptarë. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar me ministra të qeverisë së Malit të Zi, për të marrë masa që autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë K. M., A. D. dhe D. K. kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.
Të tre shtetasit shqiptarë janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike. Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim. Pas interesimit të Ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të tre shtetasit kanë pranuar të bëjnë kallëzim vetëm në prezencë të avokatit. Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë. Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas. Tre shtetasve shqiptarë, pasi të bëjnë kallëzim, do t’iu vihen në dispozicion fotografi të autorëve të dyshuar, me qëllim identifikimin e tyre dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Dhunohen barbarisht nga një grup personash 3 shqiptarë në Mal të Zi! Autorët të veshur me rroba ushtarake

MALI I ZI – Tre të rinj shqiptarë, që ishin nisur për në Gjermani, janë dhunuar në mënyrë mizore në Malin e Zi. Sapo kanë dalë nga trageti në afërsi të qytetit të Herzeg Novit, shqiptarët raportohet se janë dhunuar nga 8 civilë të veshur si ushtarakë.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë rreth orës 13:30 minuta, teksa të rinjtë janë masakruar me grushte e shkelme nga persona, që ende nuk janë identifikuar. Njëri nga shqiptarët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr mjekim pranë një spitali në Malin e Zi. Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me autorët. Grupi i personave i kanë nxjerrë nga makina dhe më pas i kanë dhunuar. Nuk dihet nacionaliteti i autorëve, por dyshohet se janë serbë, që kanë dëgjuar të rinjtë duke folur shqip. Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga policia e Tiranës, në lidhje me këtë ngjarje makabre.
EMRAT/ Kush janë shqiptarët e dhunuar
Shqiptarët e dhunuar janë Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci. Pala malazeze iu ka kërkuar të bëjnë kallëzim në polici, por shqiptarët nuk kanë pranuar. Drejt shqiptarëve është nisur një avokat nga Ulqini, raporton News24. Pala shqiptare ka komunikuar me të dhunuarit, duke iu ofruar asistencën e nevojshme. Policia malazeze thuhet se posedon disa foto të të dyshuarve dhe fotografitë do u vihen në dispozicion shqiptarëve të dhunuar barbarisht.
Mesazhi i familjarëve për JOQ:
Përshendetje JOQ, është shumë urgjente! Kërkojmë ndihmë, rrihen 3 shqiptarë në Mal të Zi, që janë nisur rrugës për në Gjermani. Sa kaluam tragetin rrugës për në Budva. Nuk na merr njeri përsiper, as polici e as asgjë.
Ju lutem bëni diçka. Kemi shumë video dhe fakte të tjera, i kanë sulmuar civilë të veshur si ushtarë sot rreth orës 13:30 minuta. Sa kanë kaluar Kotorrin, kanë qenë 8 persona. Ju lutem vetëm mos na postoni fytyrën.
Janë 3 persona, por vetem dy janë rrahur keq, të tretin nuk kanë arritur ta nxjerrin nga makina! Njëri ëshë rrahur për vdekje, nuk e dimë fare situatën si është, vetëm e shikoja që nuk fliste dot! Të 3 personat nuk kanë asnjë lidhje në Mal të Zi, thjesht kanë qenë rrugës për Gjermani. Të 3 personat janë të afërmit e mi.
Isha dhe në polici në Tiranë, kërkova një ndihmë, por nuk më ndimuan fare. Thanë s’kemi çfarë të bëjmë ne. Janë rrahur nga persona të paindetifikuar. Për momentin ndodhen në spital në urgjencë. Nuk kanë pasur fare komunikim me agresorët, ata i kanë goditur menjëherë, pasi i kanë nxjerrë fillimisht nga makina.
Në lidhje me ngjarjen, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kontaktuar me ministra të Malit të Zi, me qëllim që të marrë informacion për çfarë ka ndodhur. Report Tv raporton se policia malazeze ka nisur hetimet për ngjarjen. Policia e Malit të Zi po merr deklarime dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar. Ndërsa, pas hetimeve, pritet që të zbardhet edhe arsyeja zyrtare se përse ndodhi konflikti i rëndë./ZËRI/