LIVE UPDATES

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e fundosi' dëshmia e fëmijëve dhe telefoni

➤Policia ka vënë në pranga Xhemal Lokën, bashkëshortin e Bedrie Lokës, 41 vjeçares e cila u raportua se u vetëvra 4 ditë më parë. ➤ Blutë dyshojnë për dhunë të vazhdueshme ndaj viktimës, raportohet për incidente pak ditë para humbjes së jetës së nënës së 4 fëmijëve.➤Policia ka gjetur në telefonin e Xhemal Lokës mesazhe dhe video kompromentuese, aparatin e kishte fshehur te e motra. ➤Kanë qenë fëmijët e çiftit që kanë zbuluar dhunën e të atit ndaj të ëmës.➤Një ditë pas varrimit të Bedrie Lokës, në shtëpinë e saj është hapur morti, por aty dukej sikur vetëm mort nuk kishte. ➤Zëri raportoi një ditë më parë, për një tjetër pistë përveç vetëvrasjes si shkak i bullizimit të gruas në rrjete sociale duke ngritur dyshime për përfshirje të bashkëshortit në vdekjen e gruas. ➤Në Tiranë sot zhvillohet protestë në mbrojtje të grave, keqtrajtimit dhe bullizimit të tyre. ➤Vëllezërit e Bedrie Lokës kanë akuzuar drejtpërdrejtë bashkëshortin e Bedrie Lokës, se me dhunën e vazhdueshme fizike dhe psikologjike e çoi motrën e tyre drejt vdekjes. ➤Kushëriri i Bedrie Lokës deklaroi se do ta zhvarrosin trupin e 41-vjeçares, pasi dyshojnë se ajo është dhunuar përpara se të konsumonte fostoksinë.

16 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Zbërthehet celulari i Xhemal Lokës! Gjenden video kërcënuese dhe fjalë fyese

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Xhemal dhe Bedrie Loka

DURRËS- Policia e Durrësit ka gjetur në celularin e Xhemal Lokës, bashkëshortit të Bedrie Lokës, një video me kërcënime dhe fjalë fyese. Përveç dëshmisë së fëmijëve se i ati ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, video dëshmon se Xhemal Loka e ka kërcënuar viktimën, përpara se 41-vjeçarja të ndërmerrte aktin ekstrem. Burri i dërgonte Bedrie Lokës mesazhe me video kërcënuese.

Pas varrimit të së shoqes ditën e enjte dhe bërjes publike të ngjarjes një ditë më pas, Xhemal Loka është trembur dhe ka tentuar ta fshehë celularin. Ai ia ka dhënë celularin e tij njërës prej motrave, ndërsa fillimisht nuk është treguar bashkëpunues me efektivët. Burri ka thënë në polici fillimisht se ngjarja ka ardhur për shkak të bullizmit në TikTok.

Blutë e Durrësit kanë dërguar për ekspertim celularin e autorit dhe të viktimës, me qëllim që të gjenden prova të tjera për dokumentimin e mëtejshëm të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Ekspertizat pritet të hedhin më tepër dritë në lidhje me dhunën që mund të ketë pësuar Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polcii ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit./ZËRI/

1 VITE ME PARE

I varrosën pa bujë! Xhemal Loka si Naim Murseli. Si i shtynë bashkëshortet drejt vdekjes

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Vrasja e grave

DURRËS – Rasti tronditës në Sukth të Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës me fostoksinë, të sjell ndërmend një rast të freskët, ndodhur në Kosovë, atë të vrasjes së Liridona Ademajt.

Të dy bashkëshortët duket se kanë shtyrë bashkëshortet e tyre drejt vdekjes. Ndërsa, Xhemal Loka dyshohet se shtyu Bedrie Lokën të pinte fostoksinë, Naim Murseli e nxori në pritë, ku Liridonën e priste plumbi.

Xhemal Loka është arrestuar nga policia në Durrës dhe është zyrtarisht nën akuzë për shtytje të bashkëshortes drejt vetëvrasjes. Në banesën e tij është gjetur armë, si dhe një sasi fishekësh. Ashtu si në rastin e Liridona Ademaj (ku fillimisht u tha se ishte grabitje) dhe në këtë rast alibia u gjet TikToku. Mirëpo, dëshmitë e familjarëve kanë bërë që hetimet të marrin kthesë dhe të hetohet pista e kërcënimeve brenda familjes ose dhuna fizike në familje.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L. Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak”, bëri me dije policia.

Vëllezërit e Bedrie Lokës kanë thënë se kunati i tyre ishte një person i dhunshëm dhe se vazhdimisht kishte sherre me motrën e tyre. Sherre dhe përplasje kishin pasur edhe Naimi me Liridonën. Familjarët e Bedrie Lokës kërkuan edhe zhvarosjen e trupit të 41-vjeçares. Po njësoj ndodhi edhe me Liridonën. Varrimi i saj u tentua të mbahej i fshehtë nga kamerat, sepse familjarët e Naim Murselit kishin thënë se ishte vrarë në një grabitje.

I ngjashëm duket se ka qenë edhe varrimi i 41-vjeçares Bedrie Loka. Ajo është përcjellë në banesën e fundit pa bujë. Ndërsa, edhe hapja e mortit nga familjarët e burrit duket se është bërë sa për shenjë, pasi vetëm mort nuk mund të cilësohej. Dhe në këtë rast, siç kanë thënë, të afërmit e Xhemal Lokës, ishte dhënë urdhër që gjithçka të bëhej me kujdes dhe në heshtje.

Dy gra të vrara dhe dy burra, që kanë deklaruar në polici një variant, që pas hetimeve ka rezultuar një tjetër variant. Ndërsa, Naim Murseli e kishte bërë planin ta nxirrte Liridona Ademajn përpara plumbit, ende nuk dihet nëse Bedrie Loka ka kryer vrasje apo vetëvrasje. Për këtë duhet të presim hetimet./ZËRI/

1 VITE ME PARE

‘Babi e kërcënoi me vrasje’, djali i Bedrie Lokut: E hipi në makinë dhe eci me shpejtësi

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Bedrie Loka

DURRËS- Djali i madh i Bedrie Lokës, 41-vjeçares që ndërroi jetë pak ditë më parë në Sukth të Durrësit, ka treguar se nëna e tij ka qenë viktimë e dhunës të babait.

Ai ka thënë në polici, se pak ditë përpara se të ndodhte tragjedia, Xhemal Loka kishte shkuar në banesë dhe e kishte marrë bashkëshorten në makinë. Më pas ai ka ecur me shpejtësi, duke i thënë viktimës: “Do të vras”. “Pak ditë përpara se të ndodhte tragjedia, babi u kthye në shtëpi, e hodhi mamin në makinë dhe eci me shpejtësi tepër të madhe drejt Durrësit. Gjatë rrugës i tha se do ta vriste”, ka deklaruar vëllai i madh i familjes.

Bedrie Loka i dha fund jetës tre ditë më parë, pasi dyshohet se ka qenë e dhunuar nga i shoqi. Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polici ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit./ZËRI/

1 VITE ME PARE

“E bukur, e fortë, e ndershme”, Zaimina për vdekjen e Bedries: Punëtore në fabrikën tonë, nuk ishte histori Tiktoku

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Bedrie Loka dhe Zaimina Vasjari

TIRANË- Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Sukth, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës, e shtyrë nga dhuna e bashkëshortit të saj, ka reaguar dhe këngëtarja Zaimina Vasjari, e cila e njihte nga afër viktimën. Kjo pasi kompania ku ishte e punësuar Bedria ka qënë në pronësi të këngëtares dhe bashkëshortit të saj. Vasjari shprehet se që në momentet e para ajo e ka ditur që nuk ishte një histori tik toku, dhe bullizmi brenda fabrikës, por një dhunë me të cilën Bedria ishte përballur në familjes e saj.

“Tani do prehesh në paqe Bedrie! U përpoqa shumë dje të zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë që portalet të përfshinë, por për fat të keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar, se ndoshta është shumë e dëgjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm më i klikuar. Për fat të keq sor edhe lajmi i vdekjes shet, pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonjë, e fortë, një nga punëtoret më të shkëlqyera të kompanisë sonë, e ndershme dhe një nënë shembullore”, shkruan Zaimina në postimin e saj.

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Postimi i Zaimines

Bedrie Loka i dha fund jetës tre ditë më parë, pasi dyshohet se ka qenë e dhunuar nga i shoqi. Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polcii ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vetëvrasja e gruas në Sukth, familjarët kërkojnë zhvarrosjen e trupit

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Kusheriri i Bedrie Lokes

DURRËS – Familjarët e 41-vjeçares Bedrie Loka janë shprehur se shkak për vetëvrasjen e saj është dhuna psikologjike dhe fizike e bashkëshortit, Xhemal Loka. Ata kanë thënë se bashkëshorti e dhunonte vazhdimisht gruan. Kushëriri i viktimës, Nezir Bushi tha se familja do të kërkojë zhvarrosjen e trupit. Kjo kërkesë vjen, pasi familjarët dyshojnë se Bedrie Loka mund të jetë dhunuar fizikisht, përpara se të konsumonte fostoksinë.

“Kushërira ka pasur shenja të dhunës në krahun e majtë prapa dhe poshtë krahut. E thonë dhe fëmijët, që kanë qenë tek morgu, i kanë gjetur shenja të dhunës. Ka pasur shenja të dhunës, nuk ka pasur arsye pse të pinte helmin nga TikToku. Pse nuk piu helm përpara dy vitesh? Unë dyshoj se arsyeja është dhuna në familje”, tha kushëriri Nezir Bushi për Report Tv.

Ai shtoi se fëmijët nuk kanë folur për dy ditë për atë që ka ndodhur, pasi kanë qenë në varrim. Por, tashmë ata kanë dhënë dëshminë e tyre në polici. “Jemi në sedër, sepse nuk mund t’i thoshim që lërë burrin, se ajo kishte fëmijët e rritur dhe nuk mund t’i linte ashtu. Bedria është ankuar dy herë se nuk shkon mirë me bashkëshortin, por nuk ka folur për situata ekstreme. Mendoj se dhunën e ka mbajtur të fshehtë, nuk ka dashur që të tregojë”, ka deklaruar kushëriri i viktimës. Kushëriri tregoi një rast, kur vëllai i Bedrie Lokës i kishte thënë Xhemal Lokës që mos ia prekte të motrën.

Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polcii ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit./ZËRI/

1 VITE ME PARE

4 fëmijët e çiftit Loka i marrin dajat! Vëllai i Bedries: Kishte shenja në kurriz, burri më shumë ka qenë burgjeve

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Vellai dhe Bedrie Loka

DURRËS- 4 fëmijët e Bedrie Lokës, e cila dyshohet se u shty drejt vetëvrasjes nga bashkëshorti i saj, janë marrë nga dajat e tyre. Në një rrëfim për Neës 24, njëri prej vëllezërve të Bedrie Lokës, paralajmëroi vetëgjyqësi në rast se shteti nuk do të vendosë drejtësi për vdekjen e të motrës.

Ai i qëndroi versionit se 41-vjeçarja është vrarë, ndërsa tregon se kishte shenja të dhunës në trup edhe në momentin që i është bërë ekspertiza mjekoligjore. Sa i takon kunatit të tij, ai thotë se Xhemal Loka ka qenë i dhunshëm, dhe se shumicën e viteve i ka kaluar në qelitë e burgjeve, duke e lënë të vetme në rritjen e fëmijëve.

“23 vjet, 23 minuta të bardha nuk i ka parë asnjëherë. Bënte nga një fëmijë dhe ikte. Një fjalë të dobët për atë vajzë nuk e kemi dëgjuar. Ka qenë një vajzë që nuk kishte fjalë. Isha në Greqi. Më mori nusja në telefon dhe ajo më tregoi. Mbesat dhe nipat, nuk i lë. Fëmijët i kam të rritur dhe do i mbaj unë. Do i lutem shtetit, që të zbardhi çështjen. Spitali thotë se nuk është rrahur, por ajo ka shkuar me plagë në kurriz. Ajo ka pasur shenjë në krahun e majtë". 

Ndërkohë, kushëriri tha se: “Te krahu majtë ka pasur shenjë. Doktori i ka thënë vëllait tjetër që ajo është dhunuar. Ia kanë treguar vëllait tjetër se është e dhunuar. Ndërkohë që në lajme dëgjuam se nuk është e dhunuar.”

“Në rast se shteti nuk vendos drejtësi, do të vendos vetë”, tha më tej i vëllai i Bedrie Lokës, i cili pranoi se të motrën e kishin ndihmuar financiarisht me mundësitë që kishin, por moralisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe pse ishin katër vëllezër, ata nuk kishin gjetur forcën që ta shkëpusnin motrën e tyre nga situata e dhunshme me të cilën përballej në familje.

Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polcii ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

’23 vjet nuk pa 1 ditë të bardhë’, flasin vëllezërit e Bedrie Lokës: Nuk e vrau TikToku!

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Xhemal Loka dhe Bedrie Loka

SUKTH- Të tjera detaje mësohen për vetëflijimin e 41-vjeçares Bedrie Loka në Sukth të Durrësit.

Një nga vëllezërit, Avdi Bushi deklaroi për mediat se motrën e saj e çoi drejt varrit bashkëshorti i saj, Xhemal Loka. Ai tha se motra e tij nuk e ka parë një ditë të bardhë në 23 vite martesë. Avdi Bushi theksoi se Xhemal Loka e kaloi jetën më së shumti jashtë shtetit dhe nëpër burgje, derisa në fund e çoi motrën e tij drejt vdekjes. “Do iu lutem mediave shqiptare, kanaleve televizive, mos ia nxini fytyrën sikur e mbyti TikToku. Atë nuk e vriste asgjë, jo ta vriste TikToku. Motrën ma ka vrarë burri i saj. Do i lutem shtetit shqiptar që të zbardhë çështjen. Motra ime ka 23 vjet martesë dhe nuk e ka parë një ditë të bardhë. Burri i vet e mori dhe derisa e çoi tek varri, ka qenë vetëm nëpër burgje”, deklaroi Avdi Bushi.

Vëllai tjetër, Mahmut Bushi ka thënë në polici se motrën e tij nuk e ka vrarë bullizmi në TikTok, por dhuna psikologjike dhe fizike e bashkëshortit. “Motrën tonë nuk e vrau TikToku, por bashkëshorti”, ka thënë Mahmut Bushi, një nga vëllezërit e Bedrie Lokës. Mahmut Bushi tha për News24 se ka qenë bashkëshorti Xhemal Loka që e ka çuar 41-vjeçaren drejt vdekjes.

“Motrën tonë nuk e vrau Tik Tok, e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë që bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje. Sot kemi hapur dyert e mortit dhe presim ngushëllime”, tha vëllai i viktimës Bedrie Loka.

Bedrie Loka i dha fund jetës në 2 janar. Ajo është bullizuar në TikTok, teksa emri i saj ishte denigruar në rrjetin social. Përpos kësaj, dyshohet se 41-vjeçarja dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti, Xhemal Loka. Ky i fundit u arrestua nga policia, pas hetimeve të kryera./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Vetëvrasja e 41-vjeçares! Nis protesta në Tiranë: Bullizmi është dhunë

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Protesta 1

TIRANË – Ka nisur në Tiranë protesta e paralajmëruar në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Sukth, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës, pas bullizmit dhe dhunës së vazhdueshme.

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, disa qytetarë janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në shenjë solidariteti me gruan e vetëhelmuar në Sukth të Durrësit. Protestuesit mbanin në duar pankarta të ndryshme si “Bullizmi është dhunë”, “Denonconi bullizmin” etj. Numri i protestuesve ishte i paktë, duke marrë parasysh se ngjarja ishte e rëndë. 

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Protesta 2
Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Protesta 3
Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Protesta 4

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, bashkëshorti i Bedrie Lokës, Xhemal Loka është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, e cila i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë. 45-vjeçari Xhemal Loka dyshohet se e ka kërcënuar viktimën me mjet prerës, pak kohë pasi ishte kthyer nga Greqia.

Bedrie Loka i dha fund jetës në 2 janar. Ajo është bullizuar në TikTok, teksa emri i saj ishte denigruar në rrjetin social. Përpos kësaj, dyshohet se 41-vjeçarja dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti, Xhemal Loka. Ky i fundit u arrestua nga policia, pas hetimeve të kryera./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Kush e hapi adresën në TikTok të Bedrie Lokës? Nisin hetimet nga ekspertët e IT

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Bedrie Loka

DURRËS- Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Sukth të Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës, pasi dyshohet se dhunohej vazhdimisht dhe ishte pre e bullizmit në TikTok.

Bëhet me dije se ekspertët e IT janë duke vijuar hetimet, për të gjetur se kush e ka hapur adresën në TikTok në emër të viktimës, Bedrie Loka, raporton News24.

Ndërkaq, bashkëshorti i viktimës, Xhemal Loka akuzohet se ka nxitur 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes. Vajza e viktimës ka deklaruar në polici se babai i saj ushtronte dhunë mbi Bedrie Lokën.

Bedrie Loka i dha fund jetës në 2 janar. Ajo është bullizuar në TikTok, teksa emri i saj ishte denigruar në rrjetin social. Përpos kësaj, dyshohet se 41-vjeçarja dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti, Xhemal Loka. Ky i fundit u arrestua nga policia, pas hetimeve të kryera./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Fëmijët rrëfyen dhunën e të atit, Xhemal Loka fsheu telefonin te e motra, iu gjetën video kompromentuese

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Xhemal dhe Bedrie Loka

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në zonën e Sukthit, ku Bedrie Loka u vetëvra, në fillim të këtij viti, e nxitur nga dhuna e vazhdueshme e bashkëshortit të saj. Burime bëjnë me dije për Zërin se ka qenë vajza e madhe e çiftit, e martuar pak kohë më parë, ajo që ka bashkëpunuar e para me policinë, duke rrëfyer se nëna e saj ka qenë viktimë e dhunës.

Më pas, rreth mesnatës, policia e Durrësit ka marrë në pyetje dhe 3 fëmijët e tjerë të çiftit, të cilët kanë dëshmuar të njëjtën version si motra e tyre e madhe. Ndërkohë që policia ka kërkuar që Loka të dorëzonte telefonin e tij, një gjë të cilën e ka refuzuar që ta bëjë.

Celulari i tij është gjetur në banesën e motrës së Xhemal Lokës, e cila nuk dihet nëse është bashkëpunëtore në fshehjen e ngjarjes. Në telefonin e sekuestruar policia ka gjetur video që rëndojnë pozitën e Xhemal Lokës, ku ai kërcënonte bashkëshorten e tij, edhe në kohën kur ishte emigrant në shtetin grek. Më herët ai kishte qenë disa vite në burg në shtetin francez.  

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Vdiq një 41-vjeçare, por mort nuk kishte! Ç’ndodhte në shtëpinë e viktimës 1 ditë pas ngjarjes

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Bedrie Loka

SUKTH – Policia ka arrestuar sot bashkëshortin e Bedrie Lokës, Xhemal Lokën, në lidhje me vetëhelminin e 41-vjeçares. Efektivët e Durrësit, përpos pistës së dhunës në familje, nuk përjashtojnë edhe atë të vrasjes.

Pasi është marrë në pyetje në komisariat, bashkëshorti Xhemal Loka ka thënë se arsyeja e vetëvrasjes së gruas së tij mund të kenë qenë talljet në TikTok. Pikërisht bashkëshorti, Xhemal Loka ka qenë i pari që e ka gjetur bashkëshorten pa shenja jete të martën në mëngjes dhe e ka dërguar në spital, ku gruaja humbi jetën.

Ngjarja fillimisht u raportua si një vetëvrasje e rëndomtë, që nuk kishte shumë rëndësi, derisa dikush duket se ka ngritur zërin për atë që kishte ndodhur dhe gjithçka u bë mediatike. TCH raporton se Bedrie Loka edhe drejt banesës së fundit është përcjellë në heshtje të madhe dhe si me turp, sikur nuk bëhet fjalë për grua të re që kishte humbur jetën.

Të premten, një ditë pasi është kryer varrimi, dyert e familjes Loka kanë qenë të hapura për mort. Mirëpo, morti nuk ndihej askund. Kunata ka deklaruar se vendimi  ka qenë i vëllait, bashkëshortit së Bedries, Xhemal Lokës. Kunata në asnjë rast nuk kishte marrë për bazë fjalët që qarkullonin në lidhje me 41-vjeçaren.

Bedrie Loka kishte qenë në shenjestër në Tik Tok, teksa emri i saj, me fotografi dhe fjalë denigruese, ishte poshtëruar në formën më të ulët. 41-vjeçarja kishte parë postimet në TikTok dhe nuk ka heshtur, por ka guxuar dhe ka denoncuar postimet denigruese dhe fjalët që kalojnë çdo limit njerëzor. Të afërmit e saj dhe komshinjtë shprehen se ajo punonte në fabrikë dhe se ka rritur 4 fëmijët e saj thuajse e vetme, pasi bashkëshorti kishte qenë edhe në burg jashtë shtetit.

Edhe fëmijët e mëdhenj kanë punuar në fabrikë, pasi Bedrie Loka nuk ia dilte e vetme që të siguronte të ardhurat për familjen. Ajo tashmë dy nga fëmijët i kishte në moshë madhore. Bedrie Loka më herët kishte shitur edhe qumësht, kur ka mbajtur lopë, teksa komshinjtë flasin për një grua punëtore. Për shkak të situatës që ishte krijuar, fëmijët e Bedries e kishin lënë punën në fabrikë, ndërsa ajo kishte vijuar. Kjo situatë zgjati deri kur bashkëshorti erdhi në shtëpi për festat e fundvitit.

Bedrie Loka duket se ka vendosur të vdesë, në ditën që ishte bërë nënë për herë të parë. Burri i saj kishte qenë në burg në Francë, ndërsa pas burgut ka qenë në Greqi, duke shkuar nga mali. Më 2 janar, Bedrie Loka i dha fund jetës me fostoksinë. Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar vetëvrasjen e 41-vjeçares, dhuna apo bullizmi, por duket se situata ka qenë përfundimisht e padurueshme për të dhe vendosi t’i japë fund jetës./ZËRI/

1 VITE ME PARE

FOTO/ Kush është Xhemal Loka, burri që shtyu gruan drejt vetëvrasjes, në FB nxori shiritin e zi

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Xhemal dhe Bedrie Loka

DURRËS- Personi që shihni në foto është Xhemal Loka, 45-vjeçari që shtyu bashkëshorten e tij drejt vetëvrasjes. Loka, i cili që pas kthimit në Shqipëri në fund të muajit Dhjetor ushtronte dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj Bedries, në rrjetet e tij sociale në ditën e tragjedisë postonte shiritin e zi, ku merrte dhe ngushëllimet e të njohurve. 

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Xhemal Loka

Në datën 27 Dhjetor ai i ka vënë thikën në fyt të ndjerës në prani të një prej fëmijëve. Pikërisht vajza dyshohet se ka deklaruar në polici se babai kishte dhunuar nënën e saj.

Dy prej fëmijëve të çiftit ishin në moshë madhore, dhe punonin me nënën e tyre në fabrikën në Fllakë.

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Postimi ne rrjetet sociale

Xhemal Loka kishte qenë për rreth 7 vite në qelinë e burgut në Francë, ndërkohë që 41-vjeçarja kishte kaluar e vetme barrën e rritjes së fëmijëve. Përpos kësaj ajo ka qenë vazhdimisht subjekt i dhunës dhe presionit nga bashkëshorti i saj.

Videot e postuara në TikTok duket se kanë shërbyer vetëm për acarimin e mëtejshëm të marrëdhënies, por problemet famijare kanë qenë kurdoherë prezente./ZËRI 

1 VITE ME PARE

PAMJET/ Arrestohet bashkëshorti i Bedrie Lokës, i vuri thikën disa ditë para vdekjes

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Momenti i arrestimit dhe Bedrie Loka

DURRËS- Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares që i dha fund jetës në zonën e Sukthit, është vënë në prangat e policisë, pas dyshimeve se mund të ketë shtyrë gruan e tij drejt vetëvrasjes.

Burime zyrtare nga prokuroria e Durrësit bëjnë me dije se Loka është vënë në pranga pasi në banesën e tij janë gjetur edhe armë zjarri, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar që ti dorëzojë telefonin e tij efektivëve.

Nga ana tjetër në datën 27 Dhjetor, ai i ka vënë thikën në fyt dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, në prani të njërit prej 4 fëmijëve të tyre. Xhemal Loka prej vitesh jetonte në emigrim, dhe vetëm së fundi ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit, ku shtoi presionin dhe dhunën në drejtim të bashkëshortes së tij.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës.

Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.

45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. 

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës.  

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L.

Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë. 

Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.  

Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.   

Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për  Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e

arma qe u gjet ne banese

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

E njoftoi ZËRI, shoqërohet për në komisariat bashkëshorti i Bedrie Lokës

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Viktima

DURRËS- Konfirmohet zyrtarisht shoqërimi i bashkëshortit të Bedrie Lokës në ambientet e komisariatit të policisë në Durrës, pas dyshimeve se ai mund të ketë ushtruar dhunë në drejtim të së ndjerës. Burime për ZËRIN e konfirmuar ndalimin e tij që prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që tashmë konfirmohet dhe nga policia e Durrësit. Ai është shoqëruar dhe pritet që ti ngrihet akuza se e ka shtyrë bashëkëshorten e tij drejt vetëvrasjes.

Bashkëshorti i Bedrie Lokës ishte kthyer vetën së fundi pranë familjes, për festat e fundvitit. Pikërisht këtu kanë nisur dhe konfliktet në familje, ku sipas burimeve të afërta me viktimën ajo ishte e dhunuar, e madje me shenja të nxira në trup, edhe ditën kur u gjet e pajetë.

Që bashkëshorti ishte i dhunshëm, është pranuar dhe nga vëllezërit e viktimës, në dëshminë e tyre dhënë para hetuesve. Menjëherë pas publikimit të rastit të dyshimtë të vetëvrasjes në media, bashëkëshorti i 41-vjeçares do të deklaronte dhe bënte përgjegjëse kushërirën e viktimës, që sipas tij i kishte hapur profilet fallso në rrjetet sociale. Megjithatë Tiktoku nuk duket se ka qenë i vetmi shkak për vetëvrasjen, dhe tashmë vetë burri është në listën e të dyshuarve. /ZËRI  

1 VITE ME PARE

E ‘vrau’ burri, TikTok apo koleget? Të gjitha pistat për humbjen e Bedries! Në Tiranë mbahet protestë

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet burri i Bedrie Lokës, 'e
Bedrie Loka

TIRANË- Kur kanë kaluar 3 ditë nga vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës, nënë e katër fëmijëve, të gjitha pistat për shkaqet janë në tavolinë, ndërkohë që gjatë ditës së sotme në Tiranë është thirrur një protestë.

Ngjarja u bë mediatike pas denoncimeve të një prej ish-kolegëve të saj, që shprehej se vetëvrasja ishte shtyrë për shkak të bullizimit që nëna e 4 fëmijëve kishte ndeshur një rrjetet sociale, ku i ishin hapur profile fallso. Kjo dëshmi do të përforcohej dhe nga familjarët e saj, në këtë rast bashkëshorti, i cili madje drejtoi gishtin dhe për të gjetur përgjegjësen e hapjes së këtyre profileve të rreme, që sipas tij kishte qenë kushërira e parë e të ndjerës.

Denoncimi dhe kallëzimi për hapjen e profileve të rreme ishte bërë që në fundin e vitit 2022, pra rreth dy vite më parë, ndërkohë që policia dhe prokuroria e Durrësit nuk kishin lëvizur asnjë gurë, të paktën në mbylljen e këtyre adresave, që deri dy ditë më parë ishin aktive në tik tok. Aty nuk kishte asgjë kompromentuese për të ndjerën, përveçse fjalëve fyese që përdoreshin në mbishkrime.

Por me kalimin e orëve në redaksinë e ZËRIT filluan të vinin indicie të ndryshme, se Tiktoku në fakt mund të ketë shërbyer si pikënisje e konflikteve dhe presionit në familje për Bedrien, që dy vitet e fundit i ishin kthyer në një makth, aq sa i dha fund jetës në të njëjtën ditë kur vajza e saj do të duhej të festonte ditëlindjen. Një urim të fundit e kishte marrë nga nëna e saj.

Burime të ndryshme i thanë ZËRIT se makthi i vërtetë për 41 vjeçaren kishte nisur pas kthimit të burrit nga emigracioni, i cili dyshohet se ushtronte dhunë ndaj saj. Sipas dëshmisë së mbërritur në redaksi, e ndjera ka pasur shenja të dhunës në trup, edhe ditën kur është varrosur. Dhe në këtë pikë misteri sa vjen e shtohet. A përdori bashkëshorti i saj pistën e TikTok për të fshehur dhunën me të cilën është përballur e ndjera? Për këtë Policia e Durrësit ka bërë shoqërimin e tij për në komisariat, por pa bërë me dije zyrtarisht nëse ndaj tij do të ngrihet një akuzë.

Megjithë skenaret që mund të kenë çuar në vetëvrasjen e Bedries, duke lënë pas katër fëmijët e saj, më i madhi 22 dhe më e vogla 9 vjeç, protesta e sotme qëndron. Viktimat e bullizmit, dhe veçanërisht atij në rrjetet sociale janë duke u shtuar çdo ditë, ndërsa vrasësit që fshihen pas tastierave të kompjuterve apo telefonave janë me qindra, për të mos thënë me mijëra. Protesta do të mbahet në orën 11:30 në sheshin Nënë Tereza, për të qenë ‘Bashkë kundër bullizmit’, dhe për ti dhënë krahë kujtdo për të luftuar për të drejtat e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB