DETAJE nga plani i arratisjes, Dan Hutra shtypi tenxheret dhe krijoi mjete prerëse

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga plani i arratisjes nga burgu i Fierit që Dan Hutra bashkë me tre të paraburgosur për vjedhje kishte organizuar.
Mësohet se përmes shtypjes së tenxhereve, Hutra kishte krijuar mjetin prerëse për zgavrën e hekurit të dritares së burgut, ku më pas do të kalonte duke përdorur një çarçaf lidhur në formë litari. Në pamjet e sigurara nga ZËRI shihet edhe një prej hekurave në dritaren e burgut të Fierit i cili është prerë nga të burgosurit.

Plani kriminal i Dan Hutrës për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë. Në dhomën ku ishin të akomoduar, 3 të paraburgosurit (të gjithë të kapur për vjedhje) kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Bashkëpuntorë me Dan Hutrën janë: Martin Kapllani, Geraldo Veizaj, Feti Kovaçi. /ZËRI
FOTOT/ Me një tel të vetëm, si Dan Hutra dhe tre të tjerët prenë hekurat e qelisë për tu arratisur

FIER- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me tentativën e arratisjes së vrasësit të tre grave, Dan Hutra dhe tre të paraburgosurve të tjerë, nga burgu i sigurisë së lartë në Fier ditën e sotme (4 janar).
ZËRI ka siguruar pamje ku shihet se një prej hekurave në dritaren e burgut të Fierit është prerë nga të burgosurit. Gjithashtu në fotot e siguruara shihet edhe mjeti prerës me të cilin të burgosurit tentuan të prisnin kangjellat e dritares së dhomës së burgut.


Hutra, së bashku me 3 bashkëpunëtorët e tij, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj, Feti Kovaçi kishte planifikuar në detaje arratisjen e tij nga burgu, por u pikas në kohë. Sot, rreth orës 11.25 në burgun e Fierit, në qelinë e tij, grupi i kontrollit ka pikasur se të 3 të rinjtë të dënuar për vjedhje kishin nisur prerjen e zgarës së dritares.
Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua se edhe në dhomën e Dan Hutrës, ishin fshehur mjetet që do përdoreshin për arratisjen si një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara./ZËRI
PROFILI i vrasësit të grave! Kush është Dan Hutra, krimineli që donte lirinë me çdo kusht!

TIRANË- 10 muaj më parë, Dan Hutra tronditi vendin me një vrasje seriale të 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave! E gjitha ndodhi disa ditë pasi Dan Hutra kishte dalë nga burgu. Mesditën e 1 marsit, Dan Hutra pikasi shënjestrën e tij të parë. Me një thikë, plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Sipas dëshmisë që dha shumë më vonë Vladimir Kurti, ajo ishte një nga të dashurat e Hutrës, e cila shkonte dhe e takonte në burg.
Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Aty, hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj. Ajo që ishte më e rëndë ishte fakti se kunata e Elenës, Hasime Dafku ishte në pritje të një fëmije.
Nga Paskuqani shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg.
I pyetur lidhur me vrasjen e të motrës që dikur qante gjatë intervistave për krimin e të vëllait (vrau gjatë një grabitje Agim Bucin); i dënuari me burg përjetë i dërgoi një mesazh personit që ndante qelinë. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Uniko", Kurti paralajmëroi se për ngjarjen do të përgjigjej vetë.
"Unë jam gjallë akoma vetë. Edhe ai nuk i ka bërë llogaritë mirë. Apeli im është nëse je burrë, vrit një burrë në raste se ta ka bërë borxh. Por mos vrit femra dhe gra pas shpine me thika me armë. Është gjëja më e ulët që mund të bëjë një njeri,"-tha Kurti.
Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës. Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, tentativë që fatmirësisht dështoi. Madje kishte përgatitur edhe skenarin makabër për veten e tij. Kishte hapur një varr, atje ku do të fshihej për t’i shpëtuar Policisë.
“Pasi do vrisja Rahmanin (Rrahman Sela), kisha hap një varr edhe do futesha atje në varr. Të çoheshin këta në daç me helikopter, në daç me.. nuk do më gjenin dot ore. E kisha hapur natën, nja 2-3 netë para se me ashtu ato. Do vrisja Rahmanin, do futesha pastaj atje ose do dorëzohesha. Edhe mund të dorëzohesha. Se pas Rahmanit s’kisha më. Është shumë larg. Shiko, unë e kisha llogarit vrasjen e Rahmanit do dilja poshtë aty ku më ka kapur policia, do dilja do futesha poshtë te rruga poshtë te varrezat, do futesha te varrezat, është shumë larg varri që e kam hapur. Unë jam futur brenda, e kam provuar veten a më merr a s’më merr. Vetë e kam rregulluar, vetë e kam studiuar, nuk ka ditur askush asnjë gjë. Dhe në Kukës atë ditë kur kam ikur nga Kukësi, i kam thënë familjarëve më bëni çantën gati se unë pasnesër iku për Gjermani. Po pasaportën më thanë. Pasaportën i thashë do ta marr nesër,”-tregonte ai.
Ishte gjakftohtë, ndoshta ngaqë nuk ishte hera e parë që kryente vrasje. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për heqje të lirisë së nënës së kunatës së tij dhe përdhunimin e kunatës tjetër. Krime për të cilat përfundoi 3 vite pas hekurave të burgut. Pasi u lirua, Hutra u fejua me Dafina Havaljan të cilën më 11 Dhjetor 2007, e vrau pasi dyshonte për një tradhti. Hutra, i sapo ardhur nga emigrimi, dyshonte se e fejuara e tradhtonte. Kjo solli zënka mes tyre. Vajza telefonoi prindërit që të shkonin ta merrnin pasi nuk donte të jetonte më me të. Në këtë moment, ai ka marrë thikën dhe e ka goditur në zemër disa herë, goditje këto që i sollën vdekjen e menjëhershme 22-vjeçares.
“Hajde merreni! E keni të vrarë tek shtëpia,”- ka qenë telefonata që ai i ka bërë prindërve të saj.
Për këtë krim makabër, në mars të vitit 2009, vrasësi serial i grave u dënua me 24 vjet burg për vrasje. Megjithatë historia tregoi se nuk ishte e fundit. Vite më vonë, në 2023, mori edhe 3 jetë të tjera, edhe pse tijën e do shumë.
“Jetën e ka Zoti në dorë, meritoj burg përjetë, por jo dënim me vdekje,”-e mbyllte rrëfimin e tij Dan Hutra.
Megjithatë vrasjet nuk ishin të vetmet krime që kishte në ‘portofolin’ e tij… Vetë Dan Hutra e ka pranuar se ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe aktivitete kriminale si grabitje e ngjarje të tjera. Vrasjet për të ishin duket se ishin thjesht një krim më shumë…/ZËRI
Donin lirinë me çdo kusht! Kush janë bashkëpunëtorët e Dan Hutrës, 3 të dënuarit e tjerë që tentuan arratisjen

FIER- Plani kriminal i Dan Hutrës për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë. Në dhomën ku ishin të akomoduar, 3 të paraburgosurit (të gjithë të kapur për vjedhje) kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Bashkëpuntorë me Dan Hutrën janë: Martin Kapllani, Geraldo Veizaj, Feti Kovaçi.
PROFILI I BASHKËPUNËTORËVE:
1. Shtetasi Dan Hutra, i biri Riza dhe Mislime, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin Nr.466 Regj.Them, datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor i dyshuar për vrasjen e katër personave.
2. Shtetasi Martin Kapllani, i biri i Adhurim dhe Rezarta, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

3. Shtetasi Geraldo Veizaj, i biri i Barjam dhe Luiza, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

4. Shtetasi Feti Kovaçi, i biri Arben dhe Dëshira, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) Nr.476, datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara. Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje./ZËRI
PLANI thuajse PERFEKT! Shokët prisnin zgarën e dritares, Dan Hutra përgatiste çarçafin si litar

FIER- Dan Hutra ka cënuar sigurinë e burgut të Fierit, duke shënuar një tjetër skandal në institucionet e vuajtes së dënimit në Shqipëri. Hutra, së bashku me 3 bashkëpunëtorët e tij, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj, Feti Kovaçi kishte planifikuar në detaje arratisjen e tij nga burgu, por u pikas në kohë. Sot, rreth orës 11.25 në burgun e Fierit, në qelinë e tij, grupi i kontrollit ka pikasur se të 3 të rinjtë të dënuar për vjedhje kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Se me çfarë, kjo është ende e paqartë. Pak metra më tutje, në qelinë nr.15 ku edhe rrinte Hutra, dhoma ishte kthyer në një "magazinë". Pasi të priheshin zgavrat e dritares, Hutra do të merrte komandën, ndaj edhe kishte përgatitur një çarçaf të përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara për të vazhduar rrugën e tij drejt lirisë. Në kokë e kishte planin perfekt, por nuk e realizoi dot.
NJOFTIMI I PLOTË:
Sot, më datë 04.01.2024, rreth orës 11:25, në IEVP Fier, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t'u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve)", njofton drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë. Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.
Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje. Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen. Të përfshirë në këtë ngjarje janë:
1. Shtetasi Dan Hutra, i biri Riza dhe Mislime, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin Nr.466 Regj.Them, datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor i dyshuar për vrasjen e katër personave.
2. Shtetasi Martin Kapllani, i biri i Adhurim dhe Rezarta, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
3. Shtetasi Geraldo Veizaj, i biri i Barjam dhe Luiza, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
4. Shtetasi Feti Kovaçi, i biri Arben dhe Dëshira, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) Nr.476, datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal./ZËRI