LIVE UPDATES

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në TikTok, 41-vjeçarja nga Durrësi pi helm

➤Nëna e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës për shkak të presionit që i ushtrohej nga një llogari e krijuar në "TikTok". ➤ Presioni, sharjet dhe ofendimet, kanë lënë pa nënën e tyre 4 fëmijë, më i vogli 10 vjeç. ➤ 41-vjeçarja nga Durrësi i dha fund jetës duke pirë helm mëngjesin e 2 janarit 2024, pasi kishte kaluar festën e Vitit të Ri me familjen, për herë të fundit. ➤ Bashkëshorti i të ndjerës dhe i biri kanë treguar detaje lidhur me të ndjerën. ➤ 21-vjeçari që punonte bashkë me të atin në Itali, tregoi se e ëma i kishte kërkuar me ngulm që të vinin për festa. I kishte treguar të dyve se kishte shumë presion dhe se do të kryente vetëvrasjen. ➤ Madje i kishte thënë: Jam nuse në familjen … dhe për nder rroj! ➤ Sipas tyre, fotot me përshkrimet ofenduese ia shpërndante në rrjet kushërira e saj e parë, vajza e tezes. E kishin zbuluar se po e dëmtonte 41-vjeçaren, por gjithçka ishte mbyllur me një kërkim falje. ➤ E gjitha ka nisur në vitin 2022, ndërsa përgjatë 2 viteve, asnjë masë nuk është marrë nga Policia e Durrësit. ➤ Aktualisht ngjarja po ndiqet nga Prokuroria e Durrësit, ndërsa nesër në Tiranë do të zhvillohet një protestë. ➤Edhe personazhe të njohur kanë reaguar për ngjarjen e rëndë, duke u shprehur kundër bullizimit në shoqëri. ➤Pas kallëzimit të bërë në polici nga Bedrie Loka se në Tiktok ishte hapur një profil me emrin e saj, ku figura e saj denigrohej, policia kishte referuar rastin në Prokurori. Kushërira, që dyshohet se qëndronte pas gjithë kësaj historie, jetonte jashtë shtetit dhe ishte e pamundur të procedohej. ➤Viktima Bedrie Loka besohet se ka pasur debate të ashpra dhe konflikte me bashkëshortin e saj, pas ardhjes së këtij të fundit për pushime gjatë Vitit të Ri. Thashethemet e një vendi të vogël duket se kanë nxitur debatet. Në pamundësi për të përballuar dhunën dhe presionin e madh, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës. ➤Vëllezërit e viktimës Bedrie Loka kanë deklaruar në polici se shkak për vetëhelmimin e motrës së tyre mund të jenë konfliktet familjare.

15 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Jo vetëm bullizmi! Vëllezërit e viktimës në Sukth japin version tjetër për vdekjen e gruas

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Bedrie Loka

DURRËS –Policia e Durrësit, përpos pistës së bullizmit nga Tik Toku, ka dhe një variant tjetër. Variantet e reja, kanë ardhur pas marrjes në pyetje të shumë personave në komisariat.

Policia ka marrë dëshminë e vajzës të së ndjerës. Por, dëshmitë, që besohet se kanë bërë që policia të hetojë dhe pistë tjetër, kanë qenë ato të vellezërve të viktimës Bedrie Loka. Vëllezërit e saj kanë ngritur dyshime se ngjarja e rëndë mund të ketë ardhur edhe për shkak të konflikteve në familje.

Efektivët e Durrësit kanë në dorë edhe celularin e viktimës, raporton News24. Nga këqyrja e celularit deri më tani nuk ka rezultuar ndonjë provë implikuese, që të përfshijë personat me të cilët ka biseduar, përpara se të ndërmerrte veprimin fatal.

Telefoni pritet që t’i nënshtrohet një ekspertize më të thelluar. Policia pritet të marrë akoma më tepër dëshmi, me qëllim që të zbardhë ngjarjen e rëndë, që tronditi opinionin publik këtë pasdite.

41-vjeçarja Bedrie Loka nga Sukthi piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Fqinja: Burrin e kishte në burg, e la me fëmijën në bark, erdhi pas 7 vjetësh

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
E moshuara dhe viktima Bedrie Loka

TIRANË- Një e moshuar, fqinje me 41-vjeçaren Bedrie Loka, e cila u vetëvra pas bullizimit në rrjetet sociale ka treguar se viktima ishte një grua e thjeshtë dhe se i ka rritur e vetme fëmijët pasi burrin e ka pasur në burg në Greqi. Për mediat ajo shprehet se nuk ka dijeni për bullizimin që i është bërë në rrjetet sociale, apo arsyet që e çuan nënën e 4 fëmijëve të ndërmerrte aktin ekstrem.

E moshuara: Nuk e di, ka lënë fëmijët…7 vjet e kishte burrin në burg. Erdhi burri. Nuk ka bërë bitin që i ka ardhur. Ajo ka qenë burrë, nuk ka qenë grua, ka qenë jashtëzakonisht grua e thjeshtë. Nuk e di! Burrin e ka pasur në Greqi. Burri ia la fëmiëjn në bark dhe ishte 7 vjet në burg, bashkë me vëllanë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë ndërsa dëshmi të reja dalin në dritë. Burime për ZËRI-n nga brenda fabrikës ku punonte Loka, bëjnë me dije se 41-vjeçarja dhunohej nga bashkëshorti i saj dhe se është varrosur me të nxira në trup. Për herë të parë rasti për bullizim është depozituar në Polici në vitin 2022. Dyshohet se kushërira e viktimës, mund ti ketë hapur një adresë në Tik Tok ku e ofendonte duke e rënduar psikologjikisht viktimën. Por ky nuk është version përfundimtar i ngjarjes.

41-vjeçarja nga Sukthi piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vetëvrasja e gruas në Durrës! Ardhja e bashkëshortit për Vitin e Ri rindezi debatet

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Bedrie Loka

SUKTH – Bullizmi dhe gjuha denigruese në rrjetet sociale dyshohet se kanë çuar drejt vdekjes nënën e 4 fëmijëve në Sukth të Durrësit. 41-vjeçarja nga Sukthi u vetëvra, pasi piu një sasi fostoksine.

Ajo uroi vajzën e madhe për ditëlindje dhe më pas zgjodhi të vetëhelmohej, ndoshta për t’i dhënë fund gjithë vuajtjeve që kishte pasur këto kohë. Bedrie Loka punonte prej vitesh në një fabrikë të prodhimit të litarëve dhe në vendin e punës nisi një konflikt me një punonjëse tjetër. Ky konflikt duket se u zhvendos më pas edhe në rrjetet sociale, ku u publikua një foto e gruas, me fjalë denigruese ndaj moralit dhe dinjitetit të saj.

Në dhjetor të vitit 2022, Bedrie Loka kishte denoncuar në polici, se në rrjetet sociale ishte hapur një profil i rremë me emrin e saj. Në lidhje me denoncimin, policia ka thënë se ka referuar çështjen në Prokurori, ndërsa familjarët dhe drejtuesit e fabrikës i janë shmangur deklarimeve për ngjarjen. Çështja besohej se u mbyll, pas largimit nga puna të punonjësve të përfshira në rastin e bullizmit, pas një konflikti banal të nisur në vendin e punës.

Viktima jetonte mes thashethemesh të një komuniteti të vogël. Me kthimin e bashkëshortit nga jashtë vendit për pushime për Vitin e Ri, debatet rinisën, raporton TCH. Konflikti familjar u bë akoma dhe më i ashpër. Kjo dyshohet se ka qenë edhe arsyeja se përse ajo zgjodhi t’i japë fund jetës./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Nikolla, Balla & Spiropali: Krim i tmerrshëm! Të ndërhyhet në Kodin Penal

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali kanë reaguar këtë të premte në lidhje me vetëvrasjen e Bedrie Lokës, 41-vjaçares nga Sukthi i Durrësit, e cila u bullizua në Tik Tok. Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se është koha për të bërë “gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!

Taulant Balla: Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!  AsnjëJustifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE.

E ashpër në reagimin e saj ka qenë dhe ministrja Spiropali. Dhe kjo e fundit përmes rrjeteve sociale shkruan se ky rast është tmerrësisht i rëndë dhe kërkon drejtësi dhe dënimin maksimal të fajtorëve që nxitën këtë akt ekstrem. Po ashtu, Spiropali ka kërkuar ndërhyrje në Kodin Penal për ahpërësimin e dënimeve që lidhen me gjuhën e urrejtjes dhe krimet kibernetike.

Elisa Spiropali: Një grua 41 vjeçe, nënë e katër fëmijëve, raportohet se vrau veten për shkak të denigrimit dhe bullizmit në rrjete sociale. Ky rast tmerrësisht i rëndë kërkon drejtësi! Dënimi maksimal i autorit ose autorëve për shkaktim/nxitje të aktit të vetvrasjes është më e pakta që duhet të ndodhë! Është momenti të ndërgjegjësohemi se gjuha e denigrimit dhe e dhunës në rrjete sociale prek në mënyrë shproporcionale gratë dhe vajzat, ushqehet nga kultura e dhunës patriarkale që i izolon gratë në këndin e "turpërimit" kolektiv duke u sjellë trauma të rënda individuale, familjare dhe shoqërore.  Gjuha e poshtërimit dhe e denigrimit të grave gjendet rëndom në median vizive, të shkruar dhe online, ku sulmet kalojnë pa u analizuar dhe pa u dënuar nga ligji dhe shoqëria. Denoncimet për krime kibernetike dhe kërcënime online duhet të trajtohen me seriozitetin maksimal nga organet ligjzbatuese dhe nga sistemi i drejtësisë. Legjislacioni për mediat online, krimet kibernetike, kodi penal etj, kanë nevojë për ndërhyrje imediate që kultura e shpifjes dhe e denigrimit të luftohet pa asnjë rezervë nga ligji dhe të mos kthehet në normalitet shoqëror. Ngushëllime familjes së të ndjerës!  U prehtë në paqen që nuk e lejuan të kishte në jetë!

Nw lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Kjo e fundit shprehet se shkaktarwt e ketij akti ekstrem duhet tw marrin dwnimin maksimal, ndwrsa kwrkon ndwrhyrje nw Kodin Penal. 

Lindita NikollaNjë nënë e katër fëmijëve, u vetësakrifikua për shkak të denigrimit në mediat sociale. Fëmijët dhe bashkëshorti humbën njeriun e tyre më të dashur, që i kishte thirrur për t’u gëzuar bashkarisht për festat. U bëj thirrje organeve të drejtësisë t’u japin shkaktarëve dënimin maksimal, të merituar. Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një apel i fuqishëm për shoqërinë dhe institucionet. Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale. Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë më shpejt, me më shumë forcë dhe efiçience për parandalimin e rasteve të tilla, të cilat ndodhin para syve të të gjithë shoqërisë dhe shkaktojnë ngjarje tragjike e trauma familjare.
Ngushëllime fëmijëve, bashkëshortit dhe familjarëve të të ndjerës! U prehtë në paqe!

41-vjeçarja nga Sukthi Bedrie Loka piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI

1 VITE ME PARE

DETAJET/ Kushërira që postoi foto denigruese të 41-vjeçares në Sukth jeton jashtë vendit

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Bedrie Loka

SUKTH – Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në fshatin Vërdallë në Sukth, pasi u bullizua në rrjetet sociale.

Vetë Bedrie Loka ka bërë denoncim për ngjarjen që në vitin 2022. Familjarët e saj kanë thënë në komisariat se foton e saj denigruese e kishte shpërndarë një koleg pune, pasi ia kishte kërkuar vajza e tezes të së ndjerës. Kjo është konfirmuar edhe nga hetimet që ka kryer policia.

Familjarët kanë deklaruar se policia ka qenë në dijeni të ngjarjes dhe madje edhe të personave që ishin autorët e fotos denigruese. Por, duke qenë se kushërira e viktimës jetonte jashtë, ka qenë e pamundur që të procedohej penalisht.

41-vjeçarja nga Sukthi Bedrie Loka piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Del FOTO, kjo është gruaja që u vetëvra pas bullizimit në TikTok

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Bedrie Loka

DURRËS – Opinioni publik shqiptar është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Sukth të Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, pasi ishte bullizuar në TikTok.

Gruaja në foto është 41-vjeçarja, e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike. Familjarët kanë akuzuar kushërirën e Bedrie Lokes se kishte marrë një foto të saj dhe denigronte figurën e saj në rrjetet sociale.

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Bedrie Loka 2

41-vjeçarja nga Sukthi piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI/

1 VITE ME PARE

EMRI/ Piu fostoksinë pasi u bullizua në TikTok, kush është 41-vjeçarja që i dha fund jetës

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Vetevrasja

DURRËS – Opinioni publik është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Sukth, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës me fostoksinë, pasi ishte bullizuar në TikTok.

Gruaja, nënë e 4 fëmijëve është identifikuar si shtetasja Bedrie Loka. Në prononcimet për mediat, komshinjtë dhe personat që e njihnin shprehen se 41-vjeçarja ishte një familjare e rregullt.

Në lidhje me ngjarjen tronditëse, në Tiranë është thirrur një protestë, e cila do të mbahet nesër në orën 11:30 minuta në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet.

41-vjeçarja nga Sukthi piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI/

1 VITE ME PARE

"Vrasësit e kohës moderne”, Arbana Osmani thirrje publike Edi Ramës: Mbyllni TikTok!

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Edi Rama dhe Arbana Osmani

DURRËS- Opinioni publik shqiptar është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Sukth, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës me fostoksinë, pasi vajza e saj e tezes i kishte shpërndarë foto denigruese në TikTok. Në lidhje me këtë ngjarje, kanë reaguar edhe personazhë të njohur. Ata kanë shprehur indinjatë të madhe, duke thënë se rrjeti social TikTok është i rrezikshëm dhe duhet të mbyllet. Personazhet e famshëm shprehen njëzëri kundër fenomenit të bullizimit.

Modelja me origjinë shqiptare, por që ka korrur sukses në SHBA, Emina Cunmulaj, hedh idenë që TikTok duhet të mbyllet. “Duhet të gjenden personat që shkaktuan bullizimin. Duhet t’ju jepet përgjegjësia në gjyq për vdekjen e një nëne. Ndoshta vetëm atëherë njerëzimi do të zërë mend. Përndryshe TikTok duhet që të bllokohet, jam dakord 100 përqind”, shkruan Cunmulaj.

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Postimi i Emina Cunmulaj

Ndërsa, ish-banorja e BBVIP 2 dhe moderatorja Kiara Tito shprehet se bullizimi dëmton shoqërinë dhe se njerëzit duhet të jenë të mëshirshëm ndaj të tjerëve. “Ku po shkon kjo botë? E frikshme. Asnjëherë nuk mund ta dini se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe sesa mund të rëndohet nga kjo gjendje. Kjo mund t’i ndodhë vetëm nga disa prej komenteve fyese. Jo çdokush mund të përballojë komentet fyese. Kini pak mëshirë njerëz”, shkruan Kiara Tito.

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Postimi i KIara Titos

Moderatorja Xhemi Shehu, po ashtu është solidarizuar me rastin, duke vënë në dukje se bullizimi në shoqëri duhet të marrë fund.

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Postimi i Xhemi Shehut

Një 41-vjeçare nga Sukthi piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI/

1 VITE ME PARE

41-vjeçarja vrau veten prej bullizimit në TikTok, Policia del me sqarim: Ka nisur në 2022, dosjen e ka Prokuroria

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në

DURRËS- Policia në Durrës, me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për vetëvrasjen e 41-vjeçares në Sukth, pasi bullizohej në TikTok. Në reagimin e policisë thuhet se uniformat blu janë njoftuar më 2 janar se gruaja ka humbur jetën. Sipas policisë, janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Policia më tej sqaron edhe dinamikën e ngjarjes. “Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj. Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se: Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori. Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L./ZËRI/

1 VITE ME PARE

RRËQETHËSE/ Vrau veten, 41-vjeçarja nga Durrësi s'i mbylli dot sytë pa uruar të bijën për ditëlindje

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Vetevrasja ne Durres nga TikTok

DURRËS – Të tjera detaje tronditëse zbulohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Sukth, ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës, pasi bullizohej në TikTok.

Sipas News24, viktima ka uruar vajzën për ditëlindje më datë 3 janar 2023 dhe më pas është vetëvrarë, duke pirë fostoksinë.  Për ngjarjen e rëndë në Durrës, në rrjetet sociale ka qarkulluar një poster, ku lajmërohet një protestë nesër në orën 11:30 minuta në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Vajza e tezes i kishte marrë 41-vjeçares një fotografi, e cila ishte shpërndarë në TikTok dhe kishte marrë mbi 30 mijë shikime. Mbi foton shkruheshin fjalë të rënda denigruese./ZËRI/

1 VITE ME PARE

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në TikTok, 41-vjeçarja nga Durrësi pi helm

 

1 VITE ME PARE

2 vite nën terror/ Vajza e tezes e denigronte në TikTok, s'e ndalën as fëmijët: Ç'ti bëjmë!

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Tik Tok

DURRËS- Një rast tronditës ka ndodhur në fshatin Vërdallë të Sukthit, ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës, pasi bullizohej në TikTok. Mësohet se koleget e saj të punës i kishin hapur një profil fals në TikTok dhe në të denigrohej rëndë figura e saj.

Viktima kishte bërë edhe denoncim në polici në lidhje me hapjen e profilit në TikTok. "Report Tv" raporton se 41-vjeçarja, pak përpara se të vetëflijohej, i kishte thënë djalit të saj se “për një nder rroj”. “Jam nuse në familje, për një nder rroj’, kanë qenë fjalët e 41-vjeçares drejtuar të birit.

Familjarët kanë deklaruar se ka qenë kushërira, vajza e tezes, ajo që ia ka marrë foton dhe e ka shpërndarë në shkrime denigruese në rrjetin social. Të afërmit e 41-vjeçares i kanë kërkuar kushërirës që të heqë fotot. Kushërira e viktimës ka kërkuar falje, por fotot nuk i kishte fshirë. Sipas familjarëve, kushërira kishte vepruar njësoj edhe në raste të tjera. Këtë gjë ata e kanë thënë edhe në polici. Të afërmit kanë arritur të flasin edhe me fëmijët e vajzës së tezes, që iu kanë kthyer përgjigjen se "nuk kemi çfarë t'i bëjmë".

Historia e denigrimit nisi në vitin 2022

Presioni dhe historia e denigrimit për 41-vjeçaren nga Sukthi nuk zgjaste për disa ditë dhe as për disa javë, por për së paku një vit. Familjarët kanë deklaruar në polici se postimi i parë i fotos denigruese ka ndodhur më datë 2 dhjetor 2022.

Bashkëshorti nga Greqia dhe djali nga Italia kishin ardhur për të kryer denoncimin në komisariat. 41-vjeçarja është vendosur në presion psikologjik, pasi fotoja ishte parë nga së paku 30 mijë njerëz. Familjarët ishin përpjekur që ta qetësojnë dhe kishin nisur të kërkonin se kush qëndron pas bullizimit të rëndë, teksa gjurmët çuan tek kushërira e gruas.

Çfarë ka ndodhur me foton?

Familjarët kanë deklaruar në polici se foton e kishte publikuar një koleg pune. Kërkesën e kishte bërë vajza e tezes së viktimës. Kjo është konfirmuar edhe nga hetimet policore. Të afërmit kanë thënë se policia e ka ditur ngjarjen, por nuk kanë marrë dot masa, edhe se vajza e tezes të së ndjerës jetonte jashtë shtetit. /ZËRI/

1 VITE ME PARE

Nëna e 3 fëmijëve vrau veten pasi u bullizua në TikTok, nesër protestë në Tiranë

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Tik Tok

TIRANË – Opinioni publik është tronditur gjatë ditës së sotme, teksa një 41-vjeçare në Durrës ka kryer vetëvrasje, pasi dyshohet se bullizohej në TikTok nga koleget.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, një grup aktivistësh kanë bërë thirrje për një protestë në Tiranë gjatë ditës së nesërme. Grupi deklaron se protesta do të mbahet ditën e nesërme, në orën 11:30 minuta në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

‘Lufto për të drejtat e tua. Bashkë kundër bullizmit. Bashkohemi jo vetëm për t’u sensibilizuar për rastin e trishtë të gruas 41-vjeçare, por edhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij fenomeni dashakeq”, thuhet në poster.

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Posteri

Posteri në foto, ku bëhet fjalë për demonstratën, është duke qarkulluar në rrjetet sociale./ZËRI/

1 VITE ME PARE

E denigruan në 'TikTok', 41-vjeçarja vrau veten, flet burri dhe djali: Fotot ia nxirrte kushërira

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Foto ilustruese

DURRËS- Vetëvrasja e 41-vjeçares pas denigrimit në 'TikTok' ka shokuar vendin. Bashkëshorti dhe djali i saj kanë folur kur janë marrë në pyetje nga Policia e Durrësit, kanë treguar se kishin dijeni për profilin që i ishte krijuar në rrjetin social "TikTok", duke u shprehur se autorja ishte kushërira e parë e viktimës. Bashkëshorti dhe djali që jetonin në Itali, ishin rikthyer në Durrës për të kaluar së bashku Natën e Vitit të Ri, kjo edhe për t'i plotësuar dëshirën 41-vjeçares.

DËSHMITË:

Burri: E zbuluam kush e ka bërë, kushërira e parë e 41-vjeçares. Kushërira nuk e kishte për herë të parë që i shpërndante fotot.

Djali: Na tregoi për fotot e shpërndara, e po ashtu na kishte thënë se donte të vriste veten. Nëna ishte në gjendje të rënduar. Natën e ndërrimit të viteve donte që ta kalonte me ne, të nesërmen e gjetëm të vdekur. 

ZËRI u interesua zyrtarisht edhe në Policinë e Durrësit, ku burime na bënë me dije, se video në fjalë është publikuar disa muaj më parë, dhe për këtë ishte bërë kallëzim dhe ishin referuar materialet në prokurori. Aktualisht, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje”./ZËRI

 

1 VITE ME PARE

U linçua pas videove në TikTok, nëna e 4 fëmijëve në Durrës i jep fund jetes. Kurthin ia ngritën koleget

‘Për nder rroj'/ Vajza e tezes i hapi profil denigrues në
Foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë fillimvit në zonën e Sukthit, ku një grua 41-vjeçare, Bedrie Loka, nëna e katër fëmijëve, ka kryer vetëvrasje, e nxitur nga një sulm që i është bërë në rrjetet sociale. Mësohet se gruaja ka qenë viktimë e sulmeve dhe bullizmit në rrjetet sociale, ku i ishin hapur llogari në Tiktok nga koleget e saj, punonjëse të një fabrike në zonën e Fllakës.

Këto video që i ishin nxjerrë nga koleget, dyshohet se ishin bëreë shkak që gruaja të kishte dhe probleme e konflikte me familjarët e saj, te cilën e gjetën në gjendje të rëndë në banesë, 3 ditë më parë, pasi kishte konsumuar fostoksinë. Gruaja u dërgua në gjendje të rëndë në spital, pa mundur dot që të mbijetonte.

ZËRI u interesua zyrtarisht edhe në Policinë e Durrësit, ku burime na bënë me dije, se video në fjalë është publikuar disa muaj më parë, dhe për këtë ishte bërë kallëzim dhe ishin referuar materialet në prokurori. 

Por megjithë bërjen e kallëzimit, Policia nuk ka ndërmarrë asnjë masë, dhe profilet në fjalë kanë qenë aktive deri ditën e djeshme, kur ngjarja u bë publike në media.

Në një rrëfim të bërë dje për JOQ, një prej ish-kolegëve të viktimës, do të shprehej se ajo kishte rënë pre e lakmisë së grave të tjera, punonjëse në fabrikë, ndërkohë që bullizimi i kishte shkaktuar telashe dhe në familje.

“Unë jam një ish punonjës i firmës Vital Rope shpk, ajo ishte punëtorja më e mirë nga të gjitha, duke qenë se personat e tjerë nuk arrinin që të bënin punën e saj, i kishin hapur profile fallso, ku i shkruanin asaj fjalë të ndyra. Kjo i shkaktoi asaj dhe probleme në familje, videot kishin arritur më shumë se 25 mijë shikime”, ishte rrëfimi i ish-kolegut të viktimës.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje”. Mësohet se bashkëshorti i viktimës punonte me kohë të pjesshme në shtetit grek, dhe për festat e fundvitit ai ishte kthyer pranë familjes së tij. Gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë, ai ka mohuar që me të ndjerën të kishin pasur probleme në çift./ZËRI

Poll

MOS HUMB