LIVE UPDATES

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në Francë. I shoqi në burg

➤Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e arrestit me burg Xhemal Lokën, pasi akuzohet për "shtyrje drejt vetëvrasjes" dhe "armëmbajtje pa leje" ➤ Me kalimin e ditëve, më shumë detaje tronditëse janë zbuluar nga vetëvrasja e Bedrie Lokës. ➤ Vajza dhe djali i të ndjerës kanë dëshmuar pranë Prokurorisë së Durrësit, duke zbuluar detaje të rënda nga jeta në familjen e tyre. ➤ Djali, i cili ka filmuar 3 episode dhune të Xhemal Lokës ndaj Bedries, ka zbuluar edhe përmbajtjen e një telefonate mes tyre. ➤ 1 vit më parë, sipas tij, babai e kishte marrë të ëmën në telefon dhe i kishte "premtuar" se do ta shtynte drejt vetëvrasjes. ➤ Ndërsa e bija, 22 vjeçe, tregoi se e ëma së fundmi ishte bërë keq pasi kishte një letër të shkuar nga një grua franceze për të atin, duke ngritur dyshime se ai kishte ndërtuar një jetë paralele në Francë. ➤ Ditën e fundit të jetës, e kishte telefonuar të bijën dhe i kishte treguar për shqetësimet e saj, por si përgjigje kishte marrë vetëm: O ma, qepe! ➤ Fakt ky që tregon se përveç dhunës së bashkëshortit, nuk e kishte mbështetjen as të fëmijëve të saj➤ E ëma e tij, Sanija, ka shkuar në Gjykatë dhe ka hedhur akuza ndaj vëllezërve të viktimës se nuk i janë gjendur kurrë pranë. ➤ Edhe ajo, porsi i biri, ngul këmbë se nusja i vrau vetën për shkak të llogarisë që i hapi vajza e tezes në TikTok.

10 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

“Do të të…”/ ZËRI siguron videon kur Xhemal Loka dhunon bashkëshorten, djali i vogël i filmon

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në
Momenti i dhunës mes çiftit

SUKTH- Momente të tmerrshme janë publikuar sot, ku e ndjera Bedrie Loka shfaqet duke u dhënuar ngas bashkëshorti i saj, Xhemali. Mes tyre, me sa dallohet nga videoja që ka siguruar "ZËRI", ka hyrë djali i saj, por as përfshirja e tij nuk e ka qetësuar situatën mes çiftit. Ndërsa fillimisht nga jashtë, e më pas brenda dhomës, djali tjetër ka filmuar gjithçka. Sipas dosjes së Prokurorisë së Durrësit, në telefonin e tij, ai ka 3 video të ngjashme, ku i ati dhunon të ëmën dhe e shantazhon me jetë.

 


BISEDA QË MUND TË DESKRIPOTOHET MES TYRE:

 

Xhemali: Do të të q* r*

Bedrie: O Xhemal...

Xhemali: Nuk fut dot kush hundët

Bedrie: Po kush po i fut hundët?

Xhemali: Po as nuk mundet askush...

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e ka dhunuar dhe në sy të fëmijëve të tij. Ndërsa sot, Gjykata e Durrësit e la sot në masën e sigurisë "arrest me burg", pasi akuzohet për 2 vepra penale: shtyrje drejt vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje. Vëllezërit e Bedrie Lokës knë pretenduar se ajo është varrosur me shenja dhune, fakt që e kanë pohuar edhe fëmijët e të ndjerës, të cilët e kanë dëshmuar edhe para hetuesëve gjendjen e rëndë emocionale, me të cilën "bashkëjetonte" prej vitesh nëna e tyre. Deri më 2 janar...natë kur ajo vendosi që t'i jepte fund jetës së saj./ZËRI

1 VITE ME PARE

‘Ke dashnor, shkon me vëllanë tënd’, dëshmitë shokuese të fëmijëve të Bedrie Lokës

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në
Xhemal dhe Bedrie Loka

SUKTH – Të tjera detaje rrëqethëse kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në Sukth të Durrësit. Fëmijët e saj kanë dhënë dëshminë në polici, ku kanë vënë në dukje faktin se babai i tyre ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, raporton Euronews Albania. Njëri nga fëmijët ka thënë në komisariat se babai e akuzonte nënën se ka dashnor. Ai ka thënë se babai Xhemal Loka nuk e lejonte të shkonte tek të afërmit e saj dhe madje e akuzonte se ka dashnor vallanë e saj.

DËSHMITË E FËMIJËVE TË BEDRIE LOKËS NË POLICI:

Në deklarimet e tij të datës 5.01 2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi D.L, ka thënë “mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin, nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet, gjithmonë debatonin, made dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë me mamin, se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23.00″, “babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit përpara, e ka marrë në celular mamin tim dhe i ka thënë që unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qënë se mami ka qënë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im. Mami ka patur konflikte të herëpas hershme me babain tim”.

Në deklarimet e tij të datës 05.01.2024, vajza e çiftit Loka, shtetësja R.L deklaron “prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate prej muajit shkurt 2023 sepse giyshja ime ka kaluar nje trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja”. “Mami im ka qënë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shpreheshte se do t’i jepte fund jetës se thoshte se jam e lodhur”, duke theksuar se “komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë ora rreth 22.30 dhe prapë ka pasur debat në familje … i thashë që leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë” si dhe “diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze, të cilat ja ka dërguar një femër, ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim D. dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin, kjo ka qënë nje arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur K.L deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fialësh, i ka thënë do të vras, e ka ofenduar me fjalë të rënda, e ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri, babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe të gjyshja ime. Ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00, kur babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s’ke për të shkuar”, “babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat, i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai yt dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur A.L deklaron se “ato gjithmonë ziheshin me njëri-tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime, ku i thosha ja çfarë po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “unë kam një telefon “Samsung” dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës, kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici, e ka marrë babi dhe ka thënë që është i veti”.

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e ka dhunuar dhe në sy të fëmijëve të tij. Vëllezërit e Bedrie Lokës kanë pretenduar se ajo është varrosur me shenja dhune./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, Prokuroria e Durrësit: Burri ushtronte dhunë fizike sistematike

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në
Bedrie Loka

DURRËS – Prokuroria e Durrësit, me anë të një lajmërimi, ka dhënë detaje në lidhje me hetimet për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka. Organi i akuzës të qytetit bregdetar shprehet se bashkëshorti i viktimës, Xhemal Loka dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike sistematike ndaj të ndjerës. Kjo dhunë mund të ketë çuar në vetëvrasjen e 41-vjeçares nga Sukthi. “Nga deklarimet e marra familjarëve të të ndjerës, nga kqyrja e telefonave celularë si dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se i ndaluari ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të ndjerës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik  dhe që dyshohet të kenë cuar të ndjerën në vetvrasje”, njofton Prokuroria.

Reagim i Prokurorisë Durrës mbi ecurinë e hetimeve për ‘Shkaktimin e vetëvrasjes’ së shtetases B.L.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 05.01.2024, ka regjistruar procedimin penal nr. 26, të vitit 2024 për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pasi më datë 02.01.2024, në Sallën Operative të Stacionit të Policisë Manzë, Durrës, ka mbërritur njoftimi se shtetësja B. L., ka konsumuar lëndë të dyshuar fotoksinë në banesën e saj dhe është dërguar me urgjencë nga familjarët e saj fillimisht në Spitalin Rajonal Durrës e më pas në Qendrën Spitalore Tiranë”. Me marrjen dijeni për sa më sipër, është realizuar këqyrja e banesës së familjes ku jetonte e ndjera, ku “në katin e parë të banesës janë gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik të dyshuar fotoksinë, të cilat dyshohet se i ka konsumuar kjo shtetase. Pavarësisht faktit se gjendej e shtruar pranë Qëndrës Spitalore Universitare (QSU) “Nënë Tereza” Tiranë dhe nën kujdesin e mjekëve, më datë 03.01.2024, shtetësja B.L. ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore.

Menjëherë më pas, ky material hetimor është regjistruar si procedim penal dhe nën drejtimin e prokurorisë është bërë e mundur kryerja e veprimeve hetimore nga policia gjyqësore mbi bazën e të cilave u krye ndalimi i të dyshuarit Xh.L., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “shkaktimi i vetëvrasjes”, kryer në dëm të shtetases B. L., parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së armëve në banesë, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së municioneve luftarake, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal;

Nga deklarimet e marra familjarëve të të ndjerës, nga kqyrja e telefonave celularë si dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se i ndaluari ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të ndjerës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik  dhe që dyshohet të kenë cuar të ndjerën në vetvrasje.

Gjithashtu, bazuar në këtë dinamikë të evidentimit të faktit penal të ndodhur, më datë 06.01.2024, është kqyrur banesa e familjes Loka, ku rezultoi se “në kotecin e pulave në anën jugore të  banesës ... gjendet e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatike “PPS”, me krehër, pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”, si dhe “në këtë vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat, pasi u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik.

Për sa më sipër nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është kërkuar të vleftësohet si i ligjshëm ndalimi i këtij shtetasi dhe të caktohet ndaj tij masa e sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Lidhur me kallëzimin penal të të ndjerës B. L.,rezulton të jetë regjistruar procedim penal për veprën penale të “Falsifikimit kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal dhe hetimet për këtë procedim vazhdojnë.

Duke e mirëkuptuar interesin e mediave për informimin e publikut, organi i akuzës kërkon angazhimin e tyre për të mos arritur në konkluzione bazuar mbi informacion të paverifikuar, me qëllim që të mos cenohet hetimi i ngjarjes, si dhe parimi i sigurisë publike në raport me familjarët e viktimës.

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e ka dhunuar dhe në sy të fëmijëve të tij. Vëllezërit e Bedrie Lokës kanë pretenduar se ajo është varrosur me shenja dhune. /ZËRI/

1 VITE ME PARE

“I kisha thënë të mos dilte vetëm nga shtëpia”, Xhemal Loka: Djali e kishte gjetur Bedrien në internet në 5 të mëngjesit

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në
Xhemal dhe Bedrie Loka

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e arrestit me burg Xhemal Lokën, i cili akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij, Bedrie Loka. Në këtë mënyrë Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit, ndërsa Xhemal Loka ka pretenduar se nuk ka qenë ai shkaku për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij.

Familja e Xhemal Lokës ka hedhur akuza në drejtim të vëllezërve të viktimës, që sipas tyre kanë tentuar të hedhin baltë mbi 45-vjeçarin. Prokurori kërkoi masën e arrestit me burg për Lokën, pasi paraqet rrezikshmëri, për shkak të të shkuarës së tij kriminale, dhe precedentëve që ka pasur më herët.

Edhe në sallën e gjyqit, Xhemal Loka ka pretenduar se ai nuk ishte shkaku për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij.

“Nuk jam dakord me prokurorin. Nuk janë në dijeni për problemet tona. Kemi pas kërcënime. Nusja ime është kërcënuar. Edhe unë me telefon në 2 të natës në Greqi. Muhamet Bushi, vëllai i nuses time ka qenë në dijeni dhe për kërcënimet që ka pasur. I nxorën dhe një foto të dytë në maj ku i thonin që nuk kemi mbaruar akoma. Nuk arrita ta kuptoj që do arrinte këtu.

I kisha kërkuar që të mos dilte e pashoqëruar nga njëri prej fëmijëve. Djali e kishte gjet në orën 5 të mëngjesit zgjuar dhe e kishte pyetur ç’po bën dhe ishte në internet. Ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Gjithçka e kam lënë në emër të saj. Denoncimin në polici për foton e ka bërë por nuk e di ku ka ngecur hetimi.  Jam bërë me vra veten tani. Kam 4 fëmijë rrugëve. Kërkoj detyrim paraqitjeje se ata fëmijë duan të hanë bukë”, ka deklaruar ai.

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e ka dhunuar dhe në sy të dëmijëve të tij. Vëllezërit e Bedrie Lokës knë pretenduar se ajo është varrosur me shenja dhune. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Akuzohet se shtyu gruan drejt vetëvrasjes/ Xhemal Loka në këmbë brenda 'kafazit'

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në
Xhemal Loka

DURRËS- Xhemal Loka ka dalë para togave të zeza në seancën e sotme të Gjykatës së Durrësit. ZËRI ka siguruar një foto të 45-vjeçarit, i cili ndodhet në këmbë brenda kafazit të qelqtë, teksa është i rrethuar nga uniformat blu. Edhe pse ndaj tij rëndojnë 2 vepra penale, duket se ai është i qetë pasi ngul këmbë se nuk ka lidhje me vetëvrasjen e gruas së tij.

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në
Xhemal Loka

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe në sy të fëmijëve. Ndaj ai akuzohet për veprat penale "shtyrje drejt vetëvrasjes" dhe "armëmbajtje pa leje"./ZËRI

1 VITE ME PARE

'O ma, qepe pra!'/ E bija rrëfen bisedën e fundit, si e paralajmëroi Bedrie Loka vetëvrasjen. Shkak letra e francezes

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në
Bedrie dhe Xhemal Loka

DURRËS- Vajza e Bedrie Lokës ka zbuluar një detaj të rëndësishëm për hetimet që do të zbardhin vetëvrasjen e 41-vjeçares. Duke u bazuar në rrëfimin që e reja ka bërë për hetuesit e Durrësit, lihet të kuptohet se i ati i saj, Xhemal Loka kishte krijuar një lidhje dashurie me një grua franceze, vend ku edhe shkonte për të punuar.  Në dosjen e siguruar nga dazetarja Klodiana Lala, vajza pohon se prindërit nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa theksoi se debatet ishin shtuar që prej kohës së muajit shkurt 2023.

“Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht. jyshja ime ka kaluar një trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te ajo. Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë e thoshte se do t’i jepte fund jetës. ‘Jam e lodhur’ thoshte. Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22:30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thashë; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha; “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. Diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim,”-tregoi e bija. 

Ndaj 45-vjeçarit, Xhemal Loka  rëndojnë dy akuza që janë ajo e shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe armëmbajtja pa leje. Në banesën e Lokës u gjet një automatik, si dhe një sasi fishekësh. Do të jetë gjyqtari Paulin Çera ai që do të bëjë vlerësësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. ZËRI udhëtoi të shtunën drejt Sukthit e Fllakës, dy zonat që përmbledhin jetën e Bedrie Lokës, që pjesën më të madhe të kohës e kalonte në fabrikën ku punonte, e ndërsa sot, nuk po prehet e qetë as në banesën e fundit. Kjo për shkak se vëllezërit e saj kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit, që sipas tyre ishte me shenja dhune edhe ditën e varrimit. Ata kanë pasur një konflikt me Xhemal Lokën, e për këtë shkak nuk pritën as ngushëllimet në banesën e çiftit. Ishin rrëfimet e 4 fëmijëve që zbuluan se nëna e tyre ishte vazhdimisht nën dhunën e të atit, i cili shumicën e kohës e kishte kaluar në emigracion./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, kunati: Fëmijët janë kërcënuar nga dajat

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në
Kunati i Bedrie Lokes

DURRËS- Vëllai i Xhemal Lokës, Fatmir Loka, pretendon se vëllai i tij nuk ka ushtruar dhunë në drejtim të bashkëshortes së ndjerë. Ai ka deklaruar se akuzat ndaj vëllait të tij nuk janë të vërteta dhe se ai nuk e ka dhunuar të shoqen, dhe madje i ka dhënë kurajo për çështjen e Tik Tok-ut. Sa i përket deklarimeve të fëmijëve të çiftit se babai e dhunonte, ai thotë se fëmijët janë mashtruar pasi janë kërcënuar nga dajat e tyre për të bërë këto akuza.

“Nuk janë të vërteta çfarë kanë deklaruar ata. Nuk mundem tani të shprehem shumë. Të drejtat e njeriut janë që vëllai im nuk ka dhënë as nuk ka vrarë nusen e vet, se nuk është nga ata njerëz. Unë jam taku thuajse për ditë me kunatën dhe vëllanë. Vëllai im për shkakun e Tik Tok i ka dhënë kurajo. Unë kam dhe shumë më shumë, që do flas, pres të mbaroj punët e mia dhe do kërkoj të drejtat e mia.

Kam qenë në dijeni të historisë së Tik Tok, i fundit që e kam marrë vesh. Më ka marrë ish-kunata ime, i fundit që më kanë marrë dhe më kanë thënë që të shkojmë në komisariat. Kam shku kur ata kishin deklaruar diçka më përpara. Dyshimin e ka pasur të kushërira e saj që ia kishte hapur. Kanë pasur një farë konflikti. Por nuk i njoh ata, nuk jam dot më shumë informacione.

Marrëdhënia mes vëllait dhe nuses ka qenë shumë e mirë.

Deklarata e fëmijëve… Kanë mashtruar, i kanë kërcënuar dajat e tyre. Kam qenë prezent kur kanë deklaruar fëmijët, por s’më kanë lejuar të futem brenda. Por daja i tyre ka qenë brenda në polici dhe i ka kërcënuar me fjalë të rënda, dhe policia e di shumë mirë. Se unë isha jashtë komisariatit dhe i dëgjoja zërin. Kanë tentu të më dhunojnë dhe mua. Mund t’i shikoni dhe videot. Deklarata janë akuza, unë garantoj se janë akuza”, deklaroi i vëllai para ambienteve të Gjykatës. Sipas tij Bedria ka qenë e qetë përpara se ti jepte fund jetës.

“Para ngjares situata e të ndjerës ka qenë e qetë. Me aq sa kam kuptuar dukej e qetë. Nuk më është ankuar. Thjesht ka pasur problemin e vetë. Nga sa kam dëgjuar nga TikTok, ajo ka parë një video para se të vriste veten. Familjarët e saj na kanë kërcënuar. Kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit”, u shpreh ai./ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Flinte mbi lekë”, vjehrra e Bedrie Lokës: I thërrisnin njëri tjetrit shpirt e zemër. Ia kishte falur 'TikTokun'

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në
Familjaret e Xhemal Lokes

DURRËS- Familjarët e Xhemal Lokës kanë folur në hyrje të Gjykatës së Durrësit, ku shprehen se Bedria vrau veten për shkak të bullzimit në TikTok. Vjehrra e të ndjerës thotë se kanë pasur probleme me vëllezërit e Bedries, edhe për një shumë të konsiderueshme parash (40 mijë euro) që ishin marrë nga banesa.

'Jo, jo, fotot i ka hapur kushërira e Bedries jo ne. Jemi ndjerë shumë të prekur, djali ia fali, nuk i kërkoi llogaritë. Edhe lekët ia fali, ishin lekët e Xhemalit ato, vëllai i saj nuk e dinte derën e shtëpisë sonë. Ai vëlla që del atje live, 15 vite nuk e ka parë derën e saj motre", tha mes të tjerave vjehrra e Bedrie Lokës. 

RRËFIMI I PLOTË

Si ndiheni nga kjo ngjarje?

Sanije Loka: Shumë keq, na ka vrarë opinioni, na ka vrarë sedrën

Sot akuzohet djali juaj…

Sanije Loka: Po edhe unë akuzohem.

Po për çfarë?

Sanije Loka: Unë akuzohem që dua t’i marr shtëpinë, katin e 2-të, kam parë lajmet. Unë akuzohem se nëna do të fshehte armë, e kam, dëgjuar në lajme sot, prandaj do të shkoj të bëj denoncimin, do të gjendet se kush.

Ka pasur konflikte mes çiftit mesa keni dijeni ju?

Sanije Loka: Për Zotin jo. Të thashë ‘jetë-zemër’, s’ka emër Bedrija-Xhemal, ‘o jetë, o shpirt’.

Është pretenduar që njëri nga fëmijët e ka denoncuar për dhunë të atin, është e vërtetë? Keni komunikuar me fëmijët e Bedrijes?

Sanije Loka: Nuk di gjë, nuk na kanë thënë gjë, le t’i bëjnë lojërat.

Djali juaj jetonte më tepër jashtë sesa në Shqipëri?

Sanije Loka: Djali ka qenë në Greqi, ai ka qenë në Korfuz dhe unë kam qenë në Korfuz.

Pse mendoni që mund të ketë marrë një veprim të tillë Bedrija?

Sanije Loka: Pse ka marrë veprimin e helmit? Do dalë në një vend…

A ka ndikuar adresa e hapur në TikTok në gjendjen e Bedrijes?

Sanije Loka: Edhe bëhet ajo, se më dënon dhe mua opinioni, jo atë që e ka pasur të saktë.

Si ishte e saktë?

Sanije Loka: Afërmendsh, si të flasësh në internet e gjëra, asaj ia mbushte mendja tamam. Dhe djali nuk i tha gjë.

Si ishte sjellja e Bedrijes?

Sanije Loka: Mirë ka qenë, pastaj s’di gjë sepse nuk kam ndenjur këtu, 7 muaj kam ndenjur në Greqi.

Me familjarët e Bedrijes keni komunikuar, në lidhje me akuzat që ajo nuk ka qenë kurrë e lumtur?

Sanije Loka: Nuk qe ajo e lumtur te djali im.. siç ka qenë ajo te familja e djalit tim të kishin qenë fëmijët e mi, ‘n’shpinë të lekut’. Po të them kur janë mbledhur 40 mijë euro, sa 40 mijëshe kanë ardhur Bedrija i ka pasur aty, pikë. Ai vëllai që flet ato fjalë nuk e ka ditur se kush është motra. Kur kanë parë lekët që janë vjedhur 40 mijë euro ka ardhur atje.

Po keni ndonjë të dyshuar?

Sanije Loka: Për kë, për lekët?

Për ngjarjen.

Sanije Loka: Jo-jo-jo, ata e dinë vetë. Për ngjarjen e lekëve s’di gjë.

Fakti që tani djali juaj është arrestuar, si e komentoni?

Sanije Loka: Mua më vjen keq, se e kam djalë. Por të fundosin të tjerët.

Edhe vëllai i Xhemal Lokës, Fatmir Loka shprehet se vëllai i tij nuk ka ushtruar dhunë në drejtim të kunatës së ndjerë. Fatmir Loka u shpreh se vëllezërit e Bedries kanë kërcënuar familjarët e viktimës./ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Ty do të bëj të vrasësh veten!”/ "Premtimi" që i dha Xhemal Loka të shoqes, djali tregon tmerrin: Një natë para se mami të vdiste...

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në
Bedrie dhe Xhemal Loka

DURRËS- Djali i mitur i 41-vjeçares, Bedrie Loka, ka zbuluar më shumë detaje lidhur me rrethanat që e shtynë të ëmën e tij për të konsumuar fostoksinë dhe për t'i dhënë fund jetës. Dëshmia e tij pranë Policisë së Durrësit, ka zbuluar detaje tronditëse nga situata në të cilën ndodhej 41-vjeçarja në banesën e saj. I miturit ka dëshmuar për hetuesit se një natë përpara se e ëma të ndërmerrte aktin e vetëflijimit, babai i tij, Xhemal Loka e ka ofenduar dhe dhunuar nënën e tij të ndjerë. Madje debati mes tyre ka zgjatur deri në orën 23:00.

Në rrëfimin e tij, ai ka treguar se rreth 1 vit më parë, kur ishte në Greqi, babai i tij e kishte marrë 41-vjeçaren në telefon dhe i kishte thënë se “unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”.

“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin. Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që; unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im… mami ka pasur konflikte të herë pas hershme me babain,”- ka deklaruar djali, duke shtuar dyshimet lidhur me vetëvrasjen e 41-vjeçares, shkaku mbetet ende mister. 

Ndaj 45-vjeçarit, Xhemal Loka  rëndojnë dy akuza që janë ajo e shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe armëmbajtja pa leje. Në banesën e Lokës u gjet një automatik, si dhe një sasi fishekësh. Do të jetë gjyqtari Paulin Çera ai që do të bëjë vlerësësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. ZËRI udhëtoi të shtunën drejt Sukthit e Fllakës, dy zonat që përmbledhin jetën e Bedrie Lokës, që pjesën më të madhe të kohës e kalonte në fabrikën ku punonte, e ndërsa sot, nuk po prehet e qetë as në banesën e fundit. Kjo për shkak se vëllezërit e saj kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit, që sipas tyre ishte me shenja dhune edhe ditën e varrimit. Ata kanë pasur një konflikt me Xhemal Lokën, e për këtë shkak nuk pritën as ngushëllimet në banesën e çiftit. Ishin rrëfimet e 4 fëmijëve që zbuluan se nëna e tyre ishte vazhdimisht nën dhunën e të atit, i cili shumicën e kohës e kishte kaluar në emigracion./ZËRI

1 VITE ME PARE

Xhemal Loka planifikoi arratisjen? Çfarë iu gjet në xhep nga policia ditën e arrestimit

Tmerri i Bedries! Dhunohej nga i shoqi, i zbuloi tradhëtinë në
Xhemal dhe Bedrie Loka

DURRËS- Do të dalë sot përpara Gjykatës së Durrësit, Xhemal Loka, i cili dyshohet se ka shtyrë bashkëshorten e tij drejt vetëvrasjes. Vetë Loka i ka qëndruar versionit të tij, se bashkëshortja i ka dhënë fund jetës për shkak të bullizmit në rrjetet sociale, dhe se ai nuk e ka dhunuar.

Megjithatë sipas policisë së Durrësit, përpara se të shoqërohej për në komisariat, Xhemal Loka ka planifikuar që të arratisej, për shkak se i janë gjetur me vete një sasi parash, 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë.

Duke marrë shkas nga e gjithë mënyra se si ndodhi ngjarja, dhe u tentua që të fshihej dhuna në familje, policia ka dyshime se Loka do të synonte që të largohej jashtë vendit.

Ndaj 45-vjeçarit rëndojnë dy akuza që janë ajo e shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe armëmbajtja pa leje. Në banesën e Lokës u gjet një automatik, si dhe një sasi fishekësh. Do të jetë gjyqtari Paulin Çera ai që do të bëjë vlerësësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

ZËRI udhëtoi të shtunën drejt Sukthit e Fllakës, dy zonat që përmbledhin jetën e Bedrie Lokës, që pjesën më të madhe të kohës e kalonte në fabrikën ku punonte, e ndërsa sot, nuk po prehet e qetë as në banesën e fundit. Kjo për shkak se vëllezërit e saj kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit, që sipas tyre ishte me shenja dhune edhe ditën e varrimit. Ata kanë pasur një konflikt me Xhemal Lokën, e për këtë shkak nuk pritën as ngushëllimet në banesën e çiftit. Ishin rrëfimet e 4 fëmijëve që zbuluan se nëna e tyre ishte vazhdimisht nën dhunën e të atit, i cili shumicën e kohës e kishte kaluar në emigracion.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB