FOTOT/ Ky është çifti palestinez që erdhën si turistë në Shqipëri, burri vrau gruan

TIRANË- Personat që po shikoni në foto çifti palestinez, Fadi Alwan dhe Rayyan Alwan, të cilët u bënë protagonistë të kronikës së zezë një ditë më parë. Dyshja kishin shtetësi gjermane dhe jetonin në Mynih, por së fundmi kishin ardhur në Shqipëri si turistë.
Mirëpo, më 22 shkurt Fadi Alëan e vrau bashkëshorten e tij Rayyan Alwan me thikë dhe u largua nga Shqipëria. Ngjarja u zbulua një ditë më parë, kur në banesën që dyshja kishin marrë për të qëndruar gjatë kohës që ishin në Shqipëri u gjet trupi it ë resë, i mbuluar në gjak.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim pasi ka analizuar të gjitha veprimet e autorit.
Ai ka dalë shumë i qetë nga banesa pasi ka kryer krimi, ka pastruar ambientin, ka marrë gjërat dhe i ka hedhur në kosha të ndryshëm plehrash për të vështirësuar punën e autoriteteve.

Dyshimet janë se më pas ai është larguar në drejtim të Greqisë.
Policia e Tiranës po bën gati letërporosinë për autoritetet greke për të kërkuar informacion në lidhje me autorin e vrasjes së 24-vjeçares. 49-vjeçari Fadi Alwan është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vrasja e 24-vjeçares nga bashkëshorti! Momenti kur çifti palestinez mbërrin në Rinas

TIRANË-Është publikuar momenti kur Ryyan Alwan, e cila u gjet e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira pranë bllokut të ambasadave dhe partneri i saj, Fadi Alwan mbërrijnë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur më 22 shkurt.
Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez 25 vite më i madh se bashkëshortja e tij, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë.
Krimi u zbulua një ditë më parë(27 shkurt), ku Ryyan Alwan u gjet e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira pranë bllokut të ambasadave. Bashkëshorti i saj nuk është gjetur në banesë, ndërsa Polica është vënë në kërkim të tij. Nga kontrolli që Policia ka bërë në banesë, nuk ka gjetur asnjë veç rrobave të saj dhe një monedhe "10 cent", duke ngritur dyshimet se partneri i ka marrë gjithçka pasi e ka vrarë./ZËRI
Vrasja në Tiranë! 24-vjeçarja palestineze u vra më 22 shkurt, Policia në gjurmët e bashkëshortit, u largua drejt Greqisë

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën një ditë më parë (27 shkurt), ku Rayyan Alwan 24-vjeç palestineze u gjet e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira pranë bllokut të ambasadave. 24-vjeçarja dyshohet se është vrarë nga partneri i saj.
E reja dhe bashkëshorti i saj 25 vite më i madh, Fadi Alwan të cilët jetonin në Gjermani, kishin hyrë në Shqipëri më 19 shkurt. Bashkëshorti i saj nuk është gjetur në banesë, ndërsa Polica është vënë në kërkim të tij. Pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, tregojnë se më datë 22 shkurt 49-vjeçari shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë.
Grupi hetimor ka dyshime të forta që edhe krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt, 6 ditë më parë. 49-vjeçari palestinez 25 vite më i madh se bashkëshortja e tij, dyhsohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar nga Shqipëria.
Mister mbetet shkaku i vrasjes së saj. Nga kontrolli që Policia ka bërë në banesë, nuk ka gjetur asnjë veç rrobave të saj dhe një monedhe "10 cent", duke ngritur dyshimet se partneri i ka marrë gjithçka pasi e ka vrarë./ZËRI