LIVE UPDATES

U gjet i pajetë buzë liqenit! 23-vjeçari u rrëmbye dhe u vra, autorët u prezantuan si Policë, pistat e hetimit

Renis Dobra, 23 vjeç u gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit në Mat. Autoritetet dyshojnë për vrasje, pasi në trupin e të riut janë evidentuar shenja dhune dhe mavijosjeve në pjesën e qafës. Dobra dyshohet se u rrëmbye, u dhunua dhe më pas e kanë hedhur në liqen, së bashku me makinën. Sipas kamerave të sigurisë Dobra është ndjekur nga qyteti i Burrelit deri në fshatin Madhesh të Ulëzës, nga një tjetër mjet. Dyshohet se autorët kanë qenë të armatosur dhe fillimisht janë prezantuar si polic, duke u futur në mjetin e 23 vjeçarit për ta “shoqëruar” në Komisariat. Por ata kanë vazhduar rrugën për Shkopet ku dhe u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në breg të liqenit, 23-vjeçari. Për motivet, hetuesit nuk përjashtojnë as prishjen e pazareve të drogës, apo krim pasioni.

3 artikuj për këtë temë.
17 ORE ME PARE

Rrëmbimi dhe vrasja Renis Dobrës! Autorët e armatosur u prezantuan si policë për ta “shoqëruar”

U gjet i pajetë buzë liqenit! 23-vjeçari u rrëmbye dhe u
Renis Dobra

MAT-Të tjera detaje mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkopetit, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i mbytur në liqen. Dobra dyshohet se u rrëmbye, u dhunua dhe më pas e kanë hedhur në liqen, së bashku me makinën.

Sipas kamerave të sigurisë Dobra është ndjekur nga qyteti i Burrelit deri në fshatin Madhesh të Ulëzës, nga një tjetër mjet. Hetuesit kanë sekuestruar disa kamera sigurie brenda qytetit të Burrelit, por në segmentin rrugor ku ka vijuar ndjekja mungojnë kamerat, duke vështirësuar gjurmimin e autorëve.

Burime bëjnë me dije se disa persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë makinës me të cilën udhëtonte i riu. Dyshohet se autorët kanë qenë të armatosur dhe fillimisht janë prezantuar si polic, duke u futur në mjetin e 23 vjeçarit për ta “shoqëruar” në Komisariat. Por ata kanë vazhduar rrugën për Shkopet ku dhe u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në breg të liqenit, 23-vjeçari. 

Pas vrasjes, autorët dyshohet se e kanë hedhur bashkë me makinën e tij në liqen, ndërsa trupi i të riut ka dalë nga automjeti pak metra pa rënë në ujë. Shkaku i ngjarjes është ende i paqartë, ndërsa ekspertiza ka përcaktuar se në zonën e fytit 23-vjeçari ka shenja mavijosje në qafë dhe ka plagë në trup.

I riu ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme dhe sipas njoftimit të Policisë, denoncimin për zhdukjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, e bëri i ati i tij. Familjarët e viktimës fillimisht dyshuan se ai ishte ndaluar nga Policia dhe u paraqitën në Komisariatin e Matit për të pyetur nëse ishte shoqëruar. Pasi janë informuar se i riu nuk ndodhej në polici, kanë nisur menjëherë kërkimet.

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale./ZËRI

22 ORE ME PARE

DETAJE nga vrasja e 23-vjeçarit në Mat! Autorët e ndoqën deri në Burrel, u dhunua dhe trupi u hodh në liqen

U gjet i pajetë buzë liqenit! 23-vjeçari u rrëmbye dhe u
Renis Dobra

MAT-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në zonën e Shkopetit, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i mbytur në liqen. Burime bëjnë me dije se nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që ka ndjekur makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Dyshohet se 23-vjeçari është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët më pas e kanë vrarë. Pas vrasjes, autorët dyhsohet se e kanë hedhur bashkë me makinën e tij në liqen, ndërsa trupi i të riut ka dalë nga automjeti pak metra pa rënë në ujë.

Shkaku i ngjarjes është ende i paqartë, ndërsa ekspertiza ka përcaktuar se në zonën e fytit 23-vjeçari ka shenja mavijosje në qafë dhe ka plagë në trup.I riu kishte një ditë që ishte raportuar i zhdukur nga familja. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet dhe, pas disa orësh, u gjet trupi i pajetë i 23-vjeçarit pranë liqenit të Shkopetit./ZËRI

1 DITE ME PARE

MISTERI- Gjendet kufoma e një 23-vjeçari, i riu dyshohet se është mbytur, makina i ka përfunduar në Shkopet

U gjet i pajetë buzë liqenit! 23-vjeçari u rrëmbye dhe u
Renis Dobra

MAT- Një 23-vjeçar, i identifikuar si Renis Dobra dyshohet se është vrarë pranë Liqenit të Shkopetit në Mat. Trupi i tij është gjetur i pajetë pranë bregut, ndërkohë që mjeti i tij dyshohet se ka përfunduar në liqen në rrethana krejt të paqarta. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur, por ka dyshime se i riu është mbytur me duar ose me ndonjë send tjetër, pasi në zonën e qafën janë vënë re disa mavijosje. Përveç mavijosjeve në qafë, në të gjithë trupin e të riut ka shenja dhune. Kjo lëvizje ngre dyshimet se i riu është marrë peng, është dhunuar dhe vrarë, dhe më pas, autorët kanë tentuar që të fshehin gjurmët duke e hedhur mjetin në liqen.

U gjet i pajetë buzë liqenit! 23-vjeçari u rrëmbye dhe u
Renis Dobra

I riu ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme dhe sipas njoftimit të Policisë, denoncimin për zhdukjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, e bëri i ati i tij, duke kallëzuar se i biri nuk ishte kthyer në banesë. Por pas disa orësh kërkime, kufoma e tij u gjet pranë liqenit të Shkopetit.

Njoftimi i policisë:

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë. Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen. Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu, ndërkohë që për përcaktimin e shkakut të vdekjes së Renis Dobrës janë nisur edhe ekspertë nga Tirana. Teksa hetohet për të zbuluar shkakun e vdekjes, blutë po kërkojnë edhe autorët e ngjarjes. Aktualisht ka dy pista që po shqyrtohen nga Policia, ajo e vrasjes për motive xhelozie, por nuk përjashtohet që i riu të jetë përfshirë në mbjelljen e parcelave me kanabis. Kjo pistë u ngrit për shkak se në momentin që i ati i të riut të zhdukur shkoi në Polici, fillimisht kërkoi informacion për të zbuluar nëse i biri ishte arrestuar. Pasi zbuloi që i biri nuk ishte arrestuar, i ati vendosi që të bënte kallëzim për zhdukjen e tij. Nga të dhënat e deritanishme të Policisë, Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë, dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.

Kështu që për zbardhjen e vrasjes së tij, hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e automjetit tip ‘Benz’ të viktimës. Nga të dhënat e para nga hetimet është zbuluar se makina e të riut është kapur nga kamerat e sigurisë nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit. Por "Benz-i" nuk ka qenë vetëm, pasi kamerat kanë fiksuar edhe një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës. Por "ndjekja" ndërpritet në Burrel, pasi tek vendi ku u gjet trupi i viktimës nuk ka kamera sigurie./ZËRI

Poll

MOS HUMB