Salianji sërish në politikë! Pas lirimit nga qelia, Berisha tregon rolin e ish-deputetit në PD

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të ish-deputetit Ervin Salianjit. Berisha në një konferencë më gazetarët ka komentuar edhe rolin që pritet të ketë në Partinë Demokratike, Salianji. Kreu i PD deklaroi se Salianji është një drejtues aktiv i PD dhe do të japë kontributin e tij.
Sali Berisha: Para se të ndalemi në farsën e turpshme elektorale, 11 maj 2025, dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit. Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano. Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë. Ervin Salianji është një drejtues aktiv i PD dhe do jap kontributin e tij. Ju garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, sepse qëllimi i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike që ai të mos kandidonte më për në Parlament sepse e kishte tmerr. Edi Rama dhe Fatmir Xhafa, dy bos kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit u plagosën rëndë nga denoncimet e Salianjit.
Gjykata e Fierit pas dakortësisë së prokurorit të çështjes vendosi lirinë me kusht për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i cili ka ezauruar 2/3 e dënimit. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë paraqitur raport pozitiv në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin. Salianji ndodhej i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa./ZËRI
Salianji lë qelinë pas 9-muajsh, avokati: Procesi i padrejtë...duhet të lirohet brenda ditës së sotme

FIER-Avokati i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ledio Braho deklaroi para mediave se pas vendimit të Gjykatës së Fierit, sipas procedurave Ervin Salianji pritet të lirohet që ditën e sotme nga qelia. Në fjalën e tij, avokati përsëriti se procesi ishte i padrejtë dhe politik.
Avokati: Më në fund pati një element minimal drejtësie, për mendimin tim i gjithë procesi është i padrejtë. Ai ishte një dënim politik, por sot arritëm ta shkurtonim në më pak se dy muaj e gjysëm të dënimit të mbetur. Po procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditë së sotme, pra lirim të menjëhershë. Zoti Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë interesi publik. Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier dhe Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit në lidhje me kësen e depozituar nga Salianji, pranoi kërkesën dhe vendosi lirimin e tij të parakohshëm me kusht.
Gjykata e Fierit pas dakortësisë së prokurorit të çështjes vendosi lirinë me kusht për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i cili ka ezauruar 2/3 e dënimit. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë paraqitur raport pozitiv në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin. Salianji ndodhej i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa./ZËRI
Salianji zbulon lëvizjen e parë pas daljes nga qelia

FIER-Pas vendimit për lirimin me kush, ish-deputeti Ervin Salianji ka treguar edhe lëvizjen e parë pas daljes nga qelia. Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë, Salianji tha: “Do jem në konferencë në orën 17:00 në PD”.
Gjykata e Fierit pas dakortësisë së prokurorit të çështjes vendosi lirinë me kusht për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i cili ka ezauruar 2/3 e dënimit. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë paraqitur raport pozitiv në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin. Salianji ndodhej i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa./ZËRI
U dënua me 1 vit burg për çështjen ‘Babale’/ Lirohet nga qelia ish-deputeti demokrat Ervin Salianji

FIER-Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike është liruar! Gjykata e Fierit pas dakortësisë së prokurorit të çështjes vendosi lirinë me kusht për ish-deputetin demokrat, i cili ka ezauruar 2/3 e dënimit. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë paraqitur raport pozitiv në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin.
Lirimi i tij vjen tre muaj para përfundimit të dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë për ‘dosjen Babale’. Salianji ndodhej i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar.
Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t'u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe u caktua të vuante dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Gjyqi zgjati për disa vite për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rremë./ZËRI