LIVE UPDATES

Rama “inspekton” porositë në Vlorë! Sërish kritika: Keqmenaxhim total! Ka ‘parazitë’ që janë të majtë e të djathtë

➤Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Vlorë për të “inspektuar” porositë që la disa ditë më parë kur vizitoi Bashkinë. ➤Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ për Partinë Socialiste në Vlorë. ➤Kreu i qeverisë ka qëndruar rreth 50 minuta në bashkinë e Vlorës duke diskutuar me grupet e punës, ku listoi dhe komentoi problematikat e qytetit. ➤Kryeministri komentoi shkarkimin e 21 drejtorëve të Bashkisë dhe ftoi të rinjtë të aplikojnë për postet e reja. ➤Kryeministri u ndal edhe te parkimet, ndërsa i kërkoi policisë që të jetë më e ashpër ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat. ➤Sa i përket ujit të pijshëm, Rama tha se ministria po përgatit edhe një paketë për reformimin e këtij sektori. ➤Pas takimit në Vlorë kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryetarët e Bashkive në vend më 9 Korrik.

5 artikuj për këtë temë.
22 ORE ME PARE

Donte patjetër takim me Ramën! Flet 82-vjeçarja nga Vlora: Bërtita "të dua"!

Rama “inspekton” porositë në Vlorë! Sërish
Edi Rama dhe e moshuara

VLORË- Një e moshuar në Vlorë kërkonte sot paradite që të takonte me patjetër kryeministrin Edi Rama. Për mediat ajo e ka zbuluar arsyen se përse e kërkonte me ngulm takimin me kreun e qeverisë. Katina Thanasi zbuloi momentet e bisedës me Ramën dhe çfarë i kërkoi ajo numrit një të qeverisë, që ishte pastrimi i një kanali pranë banesës së saj. Në një prononim për "EuroNews", ajo i tregoi fillimisht i kishte shprehur "dashurinë" kreut të qeverisë, e më pas, i "qau hallin".

“Jam Katina Thanasi, jam 82 vjeçare. Doli Rama, unë isha atje, më rrethuan policët se s’donin të më linin të takoja Ramën. Unë i thashë do ta takoj. Shty ata policët, shty unë dhe ata duke më shtyrë mua. Përplasja me ta ishte e vështirë. Më thanë do të arrestojmë. I thashë: ‘S’më arrestoni dot, se s’kam bërë ndonjë gjë. Nuk kam vjedhur, s’kam bërë ndonjë gjë.’ Ishte një police vajzë dhe pesë të tjerë. Shty ata mua, shty unë ata. Rama ikte poshtë, i thashë: ‘Rama, mos ik se të dua! Mos ik se të dua për kokë të djalit’, kështu i thashë. Këta më shtynin mua, Rama qëndroi aty në anë. Policët më mbanin, ndërsa unë i shtyva. Rama më tha mua: ‘Pse bërtet?’ I thashë: ‘Po bërtas për këta’. I thashë Ramës, ky kryetari i bashkisë që rrinë me ty… Kam dy vjet e gjysmë që i them për pastrimin e kanalit dhe të tokës dhe ky nuk vjen. Kam shqetësim që të më pastrohet kanali dhe toka,”- tha ajo në një prononcim për "Euronews".

E pyetur nëse tani që bisedoi me Ramën do t’i zgjidhet problemi, ajo thotë se nuk ka besim, pasi për 2 vite e gjysmë është ankuar tek të gjitha instancat përkatëse. 

“Të them të drejtën, për kokë të djalit të vetëm, nuk është se kam shpresë se do më zgjidhet problemi për kokë të djalit, sepse këta të gënjejnë, të keqen nëna. Megjtihatë pasdi kam biseduar me Ramën, erdhen dy djem, i thanë këtij që ka tokën: ‘A të futemi dot te toka jote të pastrojmë?’ Ai i tha: ‘Futuni’, por ata s’janë futur akoma me prentendimin që nuk lejohet të futesh te toka e dikujt tjetër. Unë kam vajtur te kryetari, e takova dhe më krehu dorën kështu. Problemi kanalit të madh… Hedhin qen të ngordhur, mushkonjat të hanë se vijnë prej kanalit. S’kanë vënë një kazan të hedhin mbeturinat, mileti. Atë i thashë: ‘Vini një kazan se njerëzit janë të papërgjegjshëm. Shqiptarët i hedhin në kanal, po s’po vënë dorë.’ Unë e takova Ramën, po merakun s’e kam hequr akoma sa të pastrohet kanali. Merakun do ta çoj deri në fund. Nëse nuk vijnë këtu, më kanë atje nesër. Për kokë të djalit, që në mëngjes, në orën 8–9 jam atje, nëse nuk do vijnë,”- thotë 82-vjeçarja./ZËRI

1 DITE ME PARE

Nga uji i pijshëm tek parkimet në Vlorë, Rama: Të gjithë në terren! Iku koha kur problemet zgjidheshin në kafe

Rama “inspekton” porositë në Vlorë! Sërish
Edi Rama

VLORË-Kreyministri Edi Rama, pas vizitës në Vlorë u shpreh se aksioni i ndërmarrë për hapësirat publike, sipas tij nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve. Rama paralajmëroi sërish deputetët, ku tha se ka ikur koha e tyre kur i zgjidhnin problemet nga kafeneja, por duhet të dalin në terren dhe t’ju shërbejnë qytetarëve. 

Edi Rama: Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja. Duhet që ata të dalin në terren dhe t’u shërbejnë qytetarëve. Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve. Tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve. Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm. Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizanjë të ri. Për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre. Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në çdo rrugë do të veprohet.  Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijësi. Por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve. Policia rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim. Problemi i ujit të pijshëm një tjetër problem i adresuar. Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investimeve, çfarë kemi konstatuar është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim. Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësore. Ministria po përgatit një paketë për ta reformuar këtë sektor. Me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, kryesisht në zonat turistike.

1 DITE ME PARE

Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, Rama: Janë të papërshtatshëm për atë detyrë

Rama “inspekton” porositë në Vlorë! Sërish
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të radhës në Bashkinë e Vlorës, komentoi edhe zbatimin e urdhërit të dhënë nga vetë ai, për dorëheqjen e drejtorëve. Sipas tij, 21 drejtorët e kanë kuptuar që qyteti është mbi të gjitha dhe që janë të papërshtatshëm për atë detyrë. Kreu i qeverisë u shpreh se ndonjërit prej tyre mund t’i jepet mundësia në të ardhmen, ndërsa e cilësoi këtë hap, si të parin drejt një transformimi të thellë.

Edi Rama: Drejtorët e bashkisë e kanë kuptuar që qyteti është mbi të gjitha. Dhe që janë të papërshtatshëm për atë detyrë. Natyrisht që ndonjërit mund t’i jepet mundësia në të ardhmen. Drejtuesit, edhe ata rajonalë, kanë dhënë dorëheqjen dhe i falënderoj. Nuk do të ketë rikthim për dorëheqjet. Bashkia do të konfirmojë të gjithë dorëheqjet dhe kështu do të ndodhë me të gjitha institucionet e vendit e ato rajonale. Ky është vetëm hapi i parë i një transformimi të nisur dhe që bashkia e Vlorës do të jetë në një institucion për qytetarët dhe institucion i pagjumësisë. I ftoj të rinj e të reja të aplikojnë dhe ne do të jemi krah tyre. Një ristrukturim edhe në PS të Vlorës dhe Klevis Kason dhe Erjona Ismailin. Një parti që do të jetë e hapur për të gjithë dhe për të sjellë prurje të reja. Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë këtu tek ne, ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës. Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë ndërsa edhe këta që janë të aftë janë edhe të majtë edhe të djathtë, ne jemi me këta të dytët pavarësisht ngjyrimeve politike. Kjo është qasja që ne kemi zgjedhur dhe besoj se kjo qasje do të sjellë vetëm gjëra të mira të Vlorës.

Drejtorët që dhanë dorëheqjen janë:

1-Zambak Selmanaj, drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes;

2-Olsi Durrolli, drejtor i Përgjithshëm i Ekonomisë;

3- Dorjan Demiri, drejtor Përgjithshëm Juridik;

4- Kozma Mali, drejtor i Financave;

5- Jovan Jaupaj, drejtor i Aseteve;

6-Arlinda Tepelena, drejtore e Turizmit;

7-Dorjan Xhelili, drejtor i NSHP;

8-Francesko Tozaj, drejtor i Pastrimit;

9-Endri Rrokaj, drejtor i Gjelbërimit;

10-Anila Hitaj, drejtore e Shtëpisë së Foshnjës;

11-Irena Stasa, drejtore e Shërbimeve Sociale;

12-Elida Grabova, drejtore e Shtëpisë për Personat me Probleme Mendore;

13-Lorela Ballaj, drejtore e Shtëpisë se Fëmijëve me Aftësi të Veçanta;

14-Sokol Kananaj, drejtor i Tatimeve;

15-Ardian Vreshtazi, drejtor i Emergjencave Civile;

16-Sokol Toto, drejtor i Teatri;

17-Genci Demiraj, drejtor i Pallatit të Kulturës;

18-Laura Brinja, drejtore e Burimeve Njerëzore;

19-Igli Zahaj, drejtor i IMT;

20-Emiljano Ismalili, drejtor i Policisë Bashkiake;

21- Elona Merkaj, drejtore e Pallatit të Sportit.

Rama ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë./ZËRI

1 DITE ME PARE

‘Ultimatumi’ i Ramës! Policia e Shtetit në 'këmbë', nga jugu në veri: Lirohen 9 hapësira publike, 2 në pranga

Rama “inspekton” porositë në Vlorë! Sërish
pamjet nga aksioni

TIRANË-Policia e Shtetit ka bërë bilancin 2-javor në lidhje me zbatimin e planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025. Gjatë aksionit nga Velipoja në Ksamil janë bllokuar 16 mjete lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe) dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar secili, me masën administrative 100 000 lekë.

Blutë raportojnë se janë sekuestruar 1230 komplete me çadra dhe shezlongë, nga Durrësi në Sarandë. Për këto raste janë proceduar penalisht 27 shtetas, për zënien e paligjshme të plazheve publike. Gjithashtu, janë liruar 9 hapësira publike, 8 prej të cilave në Vlorë dhe 1 në Shkodër, që shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme, kryesisht për parkim, kundrejt fitimit.

Sa i përket ndodtjes së mjedisit, janë evidentuar 11 raste, për të cilat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë, në Vlorë, Tiranë, Lushnjë dhe Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Prej 2 javësh, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në zbatim të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, me fokus:

Garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane;
Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe;
Parandalimin e ndotjes akustike;
Parandalimin e ndotjes së mjedisit;
Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni po zhvillohet në të gjithë territorin bregdetar, ku janë identifikuar raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, të ndotjes akustike, të ndotjes së mjedisit dhe të zënies së paligjshme të hapësirave publike të destinuara për plazhe publike, nga pronarë apo administratorë subjektesh private.

Nga Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, falë koordinimit të punës me patrullat e rendit përgjatë vijës bregdetare, janë evidentuar gjithsej 16 raste të shkeljes së perimterit të sigurisë, 5 nga të cilat janë denoncuar edhe nga qytetarët, në rrjete sociale. Për këto raste, nga Velipoja në Ksamil janë bllokuar 16 mjete lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe) dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar secili, me masën administrative 100 000 lekë.

Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, janë sekuestruar 1230 komplete me çadra dhe shezlongë, nga Durrësi në Sarandë. Për këto raste janë proceduar penalisht 27 shtetas, për zënien e paligjshme të plazheve publike.

Gjithashtu, janë liruar 9 hapësira publike, 8 prej të cilave në Vlorë dhe 1 në Shkodër, që shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme, kryesisht për parkim, kundrejt fitimit. Për këto raste janë proceduar penalisht 14 shtetas.

Në qendrat urbane, Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, po vijojnë lirimin e trotuareve dhe të vijave të bardha të zëna nga automjete të parkuara në kundërshtim me ligjin. Janë ngritur me karrotrec, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, dhe janë bllokuar në pikat e bllokimit, 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në vijat e bardha apo në trotuareve.

Për ndotjen akustike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me aparatura matëse të certifikuara. Deri tani janë proceduar penalisht 15 shtetas, për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës, kryesisht në zonat turistike. Gjithashtu, janë bllokuar në disa qytete, kryesisht në Tiranë dhe në Vlorë, 72 automjete dhe motomjete që gjeneronin zhurmë.

Janë evidentuar 11 raste të ndotjes së mjedisit tokësor dhe ujor, për të cilat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë, në Vlorë, Tiranë, Lushnjë dhe Shkodër.

Policia e Shtetit apelon:

Pronarët/administratorët e lokaleve në zonat bregdetare, të mos zënë hapësira publike dhe të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës, përndryshe do të përballen me masa administrative dhe penale;

Drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

1 DITE ME PARE

Rama në Vlorë “inspekton” porositë! Më 9 korrik mbledh kryetarët e Bashkive

Rama “inspekton” porositë në Vlorë! Sërish
Edi Rama

VLORË-Sot kryeministri Edi Rama është rikthyer në Vlorë për të “inspektuar” porositë që la disa ditë më parë kur vizitoi Bashkinë. Rama është pritur nga drejtuesi politik i qarkut Bledi Cuçi dhe kryetari i bashkisë Ermal Dredha. Ai shoqërohet dhe nga ministri i Mbrojtjes dhe deputeti Pirro Vengu, por edhe deputë të tjerë të qarkut. 

Kreu i qeverisë ka qëndruar rreth 50 minuta në bashkinë e Vlorës duke diskutuar me grupet e punës ku prezent kanë qenë deputetë, ministri Vengu dhe kreu i bashkisë Dredha. Më pas Rama ka dalë duke inspektuar në zonën e Muradies për hapjen dhe largimin e objekteve që kanë zënë hapësirat publike.

Ndërkohë, pas takimit në Vlorë kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryetarët e Bashkive në vend më 9 Korrik. Takimi do të mbahet në një prej qyteteve bregdetare. Fokusi i takimit mësohet se do të jetë lirimi i hapësirave publike në zonat turistike, menaxhimi i plazheve, ndotja akustike dhe mjedisore, si dhe rritja e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve për pushuesit vendas dhe të huaj.

Zhvillimet e fundit në Vlorë

Në qytetin e Vlorës nisi puna për pastrimin e qytetit dhe lirimin e hapësirave publike të lëna porosi nga kryeministri. Kreu i qeverisë la porosi se trotuaret duhet të lirohen brenda 48 orëve. Gjatë këtij afati kohor një aksion nisi nga Policia e Vlorës, ku larguan dhjetëra mjete që kishin zënë hapësira të paautorizuara në zona të ndryshme të qytetit. Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë” është liruar një hapësirë publike prej 300 metrash katrorë në lagjen  “Uji i Ftohtë”, ndërsa është proceduar penalisht administratori i subjektit që e kishte zënë me çadra, shezlongë dhe tavolina pa leje.

Nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, si dhe deputetët e zgjedhur të qarkut, të cilët kanë ndjekur nga afër punën e strukturave vendore dhe qendrore janë angazhuar në pastrimin e Pyllit të Sodës, si dhe zonës së Lungomares. 

Ndërkohë 21 drejtues të drejtorive të varësisë lokale në Bashkinë e Vlorës kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha. Rama ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.

Kreu i qeverisë kritikoi zyrtarët sa i përket problematikave të qytetit si; mungesa e ujit të pijshëm dhe problematikat e turizmit apo ato të mbartura në vite. Përveç shkarkimeve të të gjithë drejtorëve në Bashkisë Vlorës, Rama konfirmoi ndryshime edhe në strukturat e PS. Kandidati për deputet, i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë, ndërsa deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike.

Deri më tani, Tirana dhe Vlora janë dy qytetet e para që "skanohen" nga Rama, ndërsa nuk dihet nëse aksioni për sezonin do të shtrihet edhe në qytete të tjera turistike siç janë Durrësi, Kavaja, Lezha, Shkodra, Gjirokastra, etj./ZËRI

Poll

MOS HUMB