LIVE UPDATES

Tronditet Kosova, vritet pas grabitjes gruaja e ish-këshilltarit të Pacollit, në makinë edhe fëmijët

➤Dy vrasje kanë tronditur mbrëmjen e djeshme Kosovën. ➤Ngjarja e parë e rëndë u regjistrua në Prishtinë, ku mbeti e vrarë Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, ish- këshilltarit të Behgjet Pacollit. ➤Familja Murseli dyshohet se u përball me disa grabitës në rrugën “Dalip Alshiqi”, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më pas qëlluan me armë duke lënë të vdekur 33-vjeçaren. ➤Naim Murseli tha para hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas iu kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës. ➤Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre i armatosur, ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja. ➤Vrasja e dytë ndodhi po në Prishtinë, ku dhëndri vrau me thikë vjehrrin e tij, 52 vjeç, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Vrasja e gruas së ish-këshilltarit të tij, Behgjet Pacolli: E tmerrshme!

Tronditet Kosova, vritet pas grabitjes gruaja e ish-këshilltarit të
Behgjet Pacolli

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vrasjes tragjike të gruas së ish-këshilltarit të tij, Naim Murseli. Pacolli e ka quajtur tragjedi vrasjen dhe ka publikuar foton e çiftit, duke theksuar se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës. 

"Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”,-ka shkruar Pacolli.

Liridona Murseli, bashkëshortja e ish-këshilltarit të presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murseli, mbeti e vrarë pas të shtënave me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës,  të cilët u morën sendet me vlerë dhe më pas qëlluan me armë, duke lënë të vdekur 33-vjeçaren. /Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Grabitësit i vranë gruan, zbardhet dëshmia e ish-këshilltarit të Pacollit, policia zgjeron hetimet

Tronditet Kosova, vritet pas grabitjes gruaja e ish-këshilltarit të
Naim dhe Liridona Murseli

KOSOVË- Mbrëmjen e kaluar, Kosova u trondit nga dy vrasje që ndodhën brenda pak orësh. Liridona Murseli, bashkëshortja e ish-këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murseli, mbeti e vrarë pas të shtënave me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët pasi u morën sendet me vlerë, dhe më pas lanë të vdekur 33-vjeçaren. Kjo ngjarje tronditi gjithë familjen Murseli dhe hetimet tashmë kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit.

Sinjali ka zbardhur rrëfimin e Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për incidentin që iu ndodhi, ku mbeti e vdekur bashkëshortja e tij.

Sipas informacioneve të para, Murseli ka deklaruar se ka dëgjuar vetëm krismat, por nuk e ka parë krimin me sytë e tij, për shkak se kishte larguar nga makina fëmijët e mitur. Ai ka treguar se hajdutët iu kanë marrë sendet me vlerë, përfshirë paratë që kishin me vete dhe aparatët celularë.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Këto janë vetëm disa nga detajet që Murseli i ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i dhënë prej tij.

Në bazë të detaje të reja që janë zbuluar, dyshohet se kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur, që u kanë zënë pritë me makinë familjes Murseli.

Dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por Policia është në kërkim edhe të një mjeti BMW me targa të huaja.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Kosova tronditet sërish nga një tjetër VRASJE! Dhëndri vret me thikë vjehrrin

Tronditet Kosova, vritet pas grabitjes gruaja e ish-këshilltarit të
Ali Kosova dhe Edon Bujupi

KOSOVË- Prishtina është tronditur nga një tjetër krim i rëndë mbrëmjen e djeshme. Pas vrasjes së gruas së këshilltarit të Behgjet Pacollit, një 52-vjeçar është vrarë me thikë.

Ngjarja ndodhi në lagjen Emshir, ku dyshohet se dhëndri, Edon Bujupi, ka plagosur me thikë vjehrrin e tij, Ali Kosova. Krimi dyshohet se ka ndodhur pasi ata kanë pasur një mosmarrëveshje mes tyre. 

Edon Bujupi pak ditë më parë ishte raportuar i zhdukur dhe Policia kishte nisur hetimet për gjetjen e tij. Bashkëshortja e tij, A.Kosova, më 24 nëntor kishte kërkuar ndihmën e Policisë, duke thënë se Edoni një natë më parë ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për të. Mbrëmjen e 26 nëntorit, Edoni ishte paraqitur në stacion policor, ku është parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se gjatë kohës që ishte raportuar i zhdukur, ka qëndruar në Prizren për qejf. 

Njoftimi i policisë:

Rr. Ali Vitia, Prishtinë  29.11.2023 – 21:30.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia po heton në lidhje me zbardhjen e rrethanave të krimit, ndërkohë që është vendosur në kërkim të Edon Bujupit./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Vrasja e gruas së ish-këshilltarit të Pacollit, familja ra pre e grabitësve, çfarë dihet deri tani

Tronditet Kosova, vritet pas grabitjes gruaja e ish-këshilltarit të
Pamje nga vendngjarja dhe cifti Murseli

KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën gjatë mbrëmjes së djeshme, ku një grua u vra me armë zjarri, pas një grabitje që iu bë teksa udhëtonte me makinë me familjes e saj. Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, viktima është gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Ky i fundit në një reagim në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllimet familjes së gruas së vrarë, ndërsa ka publikuar dhe një foto të saj.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, shkroi Pacolli.

Ndërkaq siç ka njoftuar Policia, viktima është gjetur e vrarë brenda veturës. Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti ka raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20. Sipas zëdhënëses, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën "Dalip Alshiqi" në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Gazeta Sinjali ka raportuar përmes burimeve se "rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Murseli bashkë me gruan e fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritën me veturë disa grabitës, të cilët i plaçkitën".

"Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë, ai ka deklaruar se hajdutët fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri", shkruan gazeta.

Mësohet se grabitësit që kanë marrë pjesë në këtë krim të rëndë me pasojë jetën ka qenë dy. Ata kanë lëvizur me një makinë me targa të huaja, të tipit Golf 5.

Ky nuk ka qenë rasti i vetëm me pasoja të rënda për jetën në Kosovë, pasi një tjetër ngjarje ka tronditur Prishtinën, ku dhëndri ka therur me thikë vjehrrin e tij.

Zëdhënësja e Policisë Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën “Ali Vitia”, ku 52 vjeçai ka marrë plagë të rënda me thikë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB