LIVE UPDATES

Trafikanti i kokainës skemë korrupsioni me policët e Rinasit, përgjimet: Kemi djalin e një shokut tonë, ai tjetri s’ka dhënë gjë

➤ Prokuroria e Tiranës ka zbardhur një skemë të kalimit të paligjshëm të kufirit në aeroportin e Rinasit, ku të përfshirë kanë qënë 8 punonjës të policisë. ➤ Në bashkëpunim me pronarin e një agjensie turistike, Eneo Sulejmanajn, efektivët e policisë kalonin në mënyrë të paligjshme drejt BE-së, qytetarë që e kishin të ndaluar të lëviznin lirisht. ➤ Ka qenë Prokuroria e Tiranës ajo që ka caktuar masat e sigurisë për punonjësit e policisë, duke lënë në burg vetëm njërin prej tyre, inspektor Briken Terëziun. ➤ Për 3 të tjerë është dhënë masa arrest shtëpie, dhe për 4 detyrim paraqitje. Pagesat për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme varionin nga 50 deri në 500 euro. ➤ ZËRI ka zbardhur dhe një pjesë të përgjimeve, ku efektivi Tereziu ka pasur edhe rol kryesor, ndërsa është i vetmi prej efektivëve për të cilin është ekzekutuar masa e sigurisë arrest me burg.

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Zbardhen të tjera përgjime, inspektori kalon të deportuarin nga Franca: E bëjmë nga Stambolli, si vizitë mjekësore

Trafikanti i kokainës skemë korrupsioni me policët e Rinasit,
pamje nga arrestimi

TIRANË-Biseda të reja janë zbardhur nga dosja hetimore nga grupi i efektivëve në Rinas dhe Eneo Sulejmanit që kalonin kundrejt pagesave persona drejt vendeve të BE, ndonëse e kishin të ndaluar kalimin. Sulejmanaj ishte personi që gjente njerëzit që kishin probleme apo iu duhej të kalonin në vendet e Europës, edhe pse nuk ju lejohej. Me ndihmën e inspektorit në aeroportin e Rinasit Briken Tereziu dhe disa punonjësve të tjerë policor ai realizonte kalimet e tyre. 

Në përgjimin e zbardhur rezulton se në pashkëpunim me njëri-tjetrin, Eneo i kërkon policit kufitar të kalojë një person që ka marrë ekspuls nga Franca, që e këshillon të kalojë nga Stambolli si ‘vizitë mjekësore’.

PJESË NGA DOSJA:

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin Signal, rezulton se më datë 24.10.2023, nga ora 12:51 PM – 02:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:

Eneo: Si je vëlla

Briken: Mire vëlla

Eneo: Kemi nja 2 çuna tani. Për Budapest

Briken: Mi nis

Eneo:  I dërgon pasaportën e shtetasve Q.Sh  dhe L.B

Briken: I ke ta taku apo do i len atje

Eneo: I kam taku. Takohemi bashkë. S’je vet ti?

Briken: Jo. Jam pushim sot

Eneo:  Prit te them 1 min. kemi dhe atë familjen qe humi avionin nesër ne darke

Briken: Ok po thuaj ne orën 8 te jen aty

Eneo:  Po po. Ky L.B do i lej aty

Briken: Ok ten r 7 thu

Eneo: Ok vlla

Në orën 02:00 PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: O vëlla po ne e pam kte. I referohet shtetasit Q.SH. S’ka provu te iki me as i vend

Në orën 02:06PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: I dërgon një fotografi te sistemit TIMS me shënimin *kthyer deportiv nga Franca me motivin qëndrim ilegal. Ne interviste shpjegon se i kane dhënë ekspuls ne France. E ka deklaruar vetë idioti

Eneo: E hypim do ti japim letrën tja boj nga Belgjika ose nga Franca. Se si majm përgjigjsi për andej

Briken: Jo sot jo. Kur te jem unë e nisim nga Stambolli. Boi dhe ate letrën e avokatit, ndoshta e ka pa gabim ai shoku se unë se kam pa vete kte. S’me kujtohet

Eneo: Po pra sishe vet se t’mora ne tel me the te harrova. Veç ditët ka

Briken:E se maj men kujt ja kam çu. E kam pa gabim

Eneo:  Po v* çja q*** r**pt po të dojë të iki

Briken: V* jena ngaterru Pz

Eneo: Ska gje vlla po i them

Briken: Se unë s’para gaboj me kto po varet kujt ja kam dhon

Eneo: Kur je ne pune qe ti shof biletë. Ti them tani

Briken: Nesër pasnesër jam pushim. Ne vazhdim pastaj jam ne pune

Eneo: Ok vlla. Po nga Beogradi

Briken: Me mire nga Stambolli po dhe andej behet

Eneo: Qenkan në 2 të mëngjesit nga Stambolli

Briken: Po ta bejmë sikur do shkoje për vizite mjekësore ne Stamboll. Po beje dite tjetër bilete nuk ka.

1 VITE ME PARE

“Boja pak të vështirë”, detaje nga përgjimet që fundosën policët në Rinas, si ‘hakmerreshin’ ndaj qytetarëve që nuk paguanin

Trafikanti i kokainës skemë korrupsioni me policët e Rinasit,
rinas

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, ku u zbulua një skemë, që mundësonte kalimin e paligjshëm të kufirit për shtetasit shqiptarë me probleme me ligjin.

Policia ka kapur një rast kur Eneo Sulejmanaj i shkruan Briken Tereziut në lidhje me shtetasen Zamira J., për të cilën i thotë se nuk ka bërë pagesë dhe se duhet që t’ia bëjë “të vështirë kalimin”.

Nga dosja hetimore rezulton se Tereziu ishte personi që merrte udhëzimet nga Sulejmanaj dhe vepronet, ndërkohë që në rastet kur nuk ishte në turn, ai bashkëpunonte me punonjës të tjerë policisë kufitare.

Në njërën prej bisedave, rezulton se Sulejmanaj nuk i ka paguar paratë Tereziut duke u shfajësuar se kishte qënë i zënë dhe me probleme të tjera, ndërkohë që thekson se pas shitjes së një makine do ta shlyejë.

Policia veproi fillimisht me Eneo Sulejmanajn që kishte në pronësi një agjenci turistike përmes së cilës kryente të gjitha veprimet me personat që kishin probleme me daljen nga Republika e Shqipërisë.

Autoritetet kanë në dorë një mori komunikimesh mes Sulejmanajt dhe personave të tjerë që i shërbenin atij duke kaluar persona të ndryshëm në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së kundrejt përfitimeve monetare nga 50 deri ne 500 euro.

AMP thekson se personat që paguanin 50 euro në fakt nuk kishin asnjë problem, por mashtroheshin prej Sulejmanajt kur shkonin për të blerë biletën, i cili më këto para paguante policët në pikën e kalimit kufitar në Rinas.

Pjesë nga biseda:

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 20.09.2023, nga ora 11:27 AM – 05:25 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes vlla

Eneo: Si u gdhive a je mire. Ke ardhur apo je andej

Briken: Mire mire shtym. Po kam ardhe

Eneo: Doja me tpyt kur ka karte kroata do me ik ne gjermani. E lejojn? Po I ka kalu ditet andej

Në orëm 11:47AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ma nis pasap vlla

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Zamira J***. Shife boja pak tveshtir vlla

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Visar J***. Edhe ky me kta. Po si kam then gje sa si. Ky ka ditet mduket. Do ti lejn aty

Briken: Ok

Në orëm 03:37PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vec mthuj ku vlla

Briken: Nr 8

Eneo: Shikoji se besojn do ngjiten mos ngatrrohen. A erdhen

Në orëm 05:24PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ajo gruaja zamira nuk ka len gje vlla

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 21.09.2023, nga ora 09:29 AM – 11:56 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla. Me x ajo zamira e kan kthy npoloni, do ma shofësh pak kët shokun. I dërgon pasaportën e shtetasit Enrik Mhillaj

Briken: Ka pasap tjetër ky vlla

Eneo: Me kte siken dot

Në orën 10:02 AM dhe në orën 10:32 AM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vlla se kan sjell 1 nga Milano

Briken: Po

Eneo: Mos ta majn shume aty tlej naj gjë aty. I dërgon pasaportën e shtetasit Bashkim K***

Briken: Ca ore vjen

Eneo: Sa ka zbrit

Briken: Ok se I thashë dikujt ta marrë

Eneo: Ok vlla rrofsh. I dërgon pasaportën e shtetasit Enzemir L***

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Enrik M*** nuk ka dal nga territory i RSH.

1 VITE ME PARE

‘Kemi atë gruan me 3 fëmijë për Katania’, si kalonin në Rinas të miturit pa prokurën e të atit

Trafikanti i kokainës skemë korrupsioni me policët e Rinasit,
Momentet e shoqerimit te policeve nga AMP

TIRANË- Zbardhen përgjime të tjera nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, që çoi në pranga dhe në masa sigurie 8 punonjës të policisë kufitare në Rinas. Zbulimi i skemës korruptive është bërë pas arrestimit të shtetasit Eneo Sulejmani, për kokainë në Tiranë, dhe më pas është bërë e mundur kqyrja e celularit të tij. Në bashkëpunim me punonjësit e policisë së Rinasit, bëhej e mundur kalimi dhe i fëmijëve pa prokurën e njërit prej prindërve.

Sipas detajeve nga dosja e prokurorisë, nga kqyrja e komunikimit në aplikacionin Signal mes Eneo Sulejmanajt dhe punonjësit të policisë, Briken Tereziu, këmbehen të dhëna për kalimin e rreth 200 personave në mënyrë të paligjshme.

Në një rast të përmendur në dosje, Eneo Sulejmanaj dhe Briken Terziu flasin në aplikacionin Signal për kalimin e një nëne me tre fëmijë të mitur, të cilët nuk kanë prokurë nga i ati. Siç thuhet edhe në dosje, ditën që kanë dalë jashtë vendit nëna me fëmijët, babai ndodhej jashtë territorit të Shqipërisë.

PJESË NGA DOSJA

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 16.10.2023, nga ora 10:18 AM – 06:18PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes

Eneo: Kemi at grun me femijet per Catania dhe I cun per malta

Briken: Ok mi nis.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasve A.A, A. S, Xh. S, M. S, A. S. dhe Sh. S.. Ky eshte burri. Ky I fundit. * i dërgon pasaportën e shtetasit D. D. Ky eshte per malta

Briken: I tak une apo ti

Eneo: I tak une, bashk takohemi ndark

Briken: Ok vlla. Te nr 8.

Eneo: Te them kur tjem aty se do jem dhe un po qekan blloku rruget

Briken: Ok

Në orën 11:21 dhe ne orën 11:24 zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu ne aplikacionin Signal

Eneo: I pe vlla

Briken: Ca bone vlla. Jam ktu ke sptali amerak 2. Po pate per tme taku sonte qe most e vish deri ne vore

Eneo: Si je vlla jam ne kombinat se po mbyll nja 2 pune tbej tel vlla pa merak. Po ashtu do tdergoj nai cun der atje

Briken: Ok shife vete mos e vrit menjen

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A. S (nëna e fëmijëve) është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:26 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:27 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Xh. S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:36 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi M. S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Shkëlqim Selimi(babai i shtetasve te mitur) më datë 16.10.2023 rezulton jashte territorit te RSH.

1 VITE ME PARE

“Vendosi një vulë, ai tjetri s’më ka dhënë gjë”, zbardhen përgjimet e policit me Sulejmanajn, i kishte vonuar paratë

Trafikanti i kokainës skemë korrupsioni me policët e Rinasit,
rinas

TIRANË- Zëri zbardh një pjesë nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, që ccoi në pranga dhe nën masa sigurie 8 punonjës të policisë kufitare në aeroportin e Rinasit. Ata bashkëpunonin me shtetasin Eneo Sulejmanaj, i arrestuar më herët nga policia, për të kaluar në mënyrë të paligjshme qytetarë drejt vendeve të BE-së, përkundrejt përfitimit monetar. Në një moment efektivi i Policisë Briken Tereziu, ankohet se Eneo Sulejmani i ka vonuar pagesat.

Me kërkesë të prokurorit Bledar Valikaj që udhëhoqi hetimin, organizatori Enea Sulejmanaj dhe polici kufitar Briken Tereziu u lanë në arrest në burg, tre policë të tjerë në arrest shtëpie ndërsa 4 punonjës të tjerë policie në detyrim paraqitje.

PJESË NGA PËRGJIMET

Eneo: Mgjes vlla si je. A u lodhe. Je ne pune sot

Briken: Mire vlla. Si je ti.

Eneo: Mire vlla ja sa dolem nga shpia

Briken: Te puna jam

Eneo: (I dërgon pasasportën e shtetasit Arbri A.). Tirane Bari Barcelone. Po 2 vula ka me I faqe. Po munde veja 1 tjeter super. Shife vet

Briken: Ok. Te katra thuaj

Eneo: Rrofsh vlla. Po ngjiten vlla. Eshte dhe I tjeter, ai smka dhen gje

Briken: Ma jep emrin

Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Qato K.). O vlla ma shef dot nje rob a ka ardh ne shqiperi

Briken: Ok ma nis

Eneo: I dërgon pasasportën e shtetasit Aurel K.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Arbri A. është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 30.05.2023 ora 10:32 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Ky shtetas ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet shengen si dhe dyshohet që për shmangien e problematikave në shtetin destinacion udhëtimi, i janë vendosur vula fiktive në pasaporte.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Qato K.është përpunuar në dalje të territorit të Shqipërisë më datë 30.05.2023 ora 10:33 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Ky shtetas ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet shengen.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Aurel K. (për të cilin shtetasi Eneo Sulejmanaj interesohej nëse ishte kthyer në Shqipëri), rezulton i përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 13.05.2023 ora 14:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS mesitim, në tejkalim të ditëve të qëndrimit dhe nuk ishte kthyer në Shqipëri.

Eneo: O vlla ca ben si je. A mu lodhe

Briken: Si je mire

Eneo: Mire vlla. Kemi i cunin e shokut ton. E kemi nis dhe her tjtr

Briken: Ca ka

Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Klensid D.). Si ka mush 18 akoma

Briken: Te them per pak

Eneo: Ok vlla. Me thuaj vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Klensid D. është përpunuar në dalje të territorit të Shqipërisë më datë 05.06.2023 ora 15:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Më datë 21.12.2023, ora 09:18 është përpunuar përsëri nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Shtetasi Klensid D.dtl. 27.05.2006, nuk ka mbushur moshën 18 vjeç dhe është lejuar të udhëtojë pa prokurën e prindërve.

Briken: Ca thon punet. Mire po lodh shume

Eneo: Merzit m shume se pun ka pas

Briken: Spo na lejne me mar frym shume rob

Eneo: Me 12 orarsh besoj

Briken: Po po deri nga mesi shtatorit kshu do vazhdoje

Eneo: Po fillojn po ka kerkes per kta qe kan ardh. Se spo ikin dot

Briken: Pse spo ikin

Eneo: Po si lejn anej nga vlora nga durrsi

Briken: Vlora eshte problem

Eneo: Po vlla e di po do vijn ti nisim ktej. E di qe ti kam vpnu ato. Ma bej hallall

Briken: Shikoje vete vlla skam ca te them. Thjesht me te kujtu

Eneo: Po s harroj une vlla vetem jam qen cik ngusht

Briken: Shife vete mos e vrit menjen edhe kshu copa copa se bashk nuk bohen kollaj

Eneo: Ok vlla se do ti myllim kto dite

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

PAMJET/ Momenti kur AMP prangos 8 punonjësit e policisë në Rinas

Trafikanti i kokainës skemë korrupsioni me policët e Rinasit,
Momenti i shoqerimit te punonjesve te policise

TIRANË- Kanë dalë pamjet e momentit të shoqërimit të 8 punonjësve të policisë kufitare në Rinas të cilët akuzohen për korrupsion. Në bashkëpunim me pronarin e një agjensie turistike, Eneo Sulejmanajn, efektivët e policisë kalonin në mënyrë të paligjshme drejt BE-së, qytetarë që e kishin të ndaluar të lëviznin lirisht. Ka qenë Prokuroria e Tiranës ajo që ka caktuar masat e sigurisë për punonjësit e policisë, duke lënë në burg vetëm njërin prej tyre, inspektor Briken Terziun. Për 3 të tjerë është dhënë masa arrest shtëpie, dhe për 4 detyrim paraqitje.

MASAT E SIGURISË

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penal

Inspektor Briken Tereziu, i dtl 08.03.1985, me nr personal I50308108R, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” 259 dhe 248 të K.Penal (Shpallur në kërkim);

Shtetasi Eneo Sulejamanaj, i biri i Leonard dhe Natasha, i dtl 20.06.1995, me nr personal J50620086G, lindur në Fratar Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal.

 “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale,:

Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Ermal Mesi, i dtl 07.08.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Aris Drini, i dtl 03.12.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penal:

Inspektor Ylli Prençi, i dtl 19.02.1997, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Rei Shenjtolli, i dtl 13.05.1998, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Enkis Aliaj, i dtl 23.07.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Argil Hasa, i dtl 25.01.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Arrestimi i policëve në Rinas, zbardhet skema, prokuroria hapi telefonin e Eneo Sulejmanit, i prangosur për kokainë

Trafikanti i kokainës skemë korrupsioni me policët e Rinasit,
Eneo Sulejmani i arrestuar me heret

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksionin e ndërmarrë në Rinas, në bashkëpunim me AMP-në, ku u vunë në pranga dhe masa sigurie 8 efektivë të policisë kufitare. Këta persona ishin të përfshirë në skemën e kalimit të personave në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Hetimet nisën pasi prokuroria sekuestroi telefonin e shtetasit Eneo Sulejmanaj, disa muaj më parë, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine në Tiranë.

Sulejmanaj, i cili ishte dhe kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas, bashkëpunonte me efektivët e policisë në Rinas, në mënyrë që të kalonin shtetasit në mënyrë të paligjshme, kundrejt përfitimit të shumave nga 50 deri në 500 euro. Sipas prokurorisë, shifrat llogariten në bazë të problematikave që shtetasit kanë, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Sulejmanaj, gjatë periudhës Mars 2023- Mars 2024, rezulton se ka qenë pronar i një agjencie turistike, me objekt veprimtarie, ndër të tjera, edhe tregtim të biletave të avionit. Ai mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorët e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, të cilëve u dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk u lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së, konkretisht, persona që ishin kthyer në kategorinë Deportiv e Inad dhe ju ndalohej hyrja në vendet e BE, të mitur të papajisur me prokurën e prindërve, apo persona me masa sigurimi personal.

Punonjësit e policisë, rast pas rasti, në varësi të problematikave dhe kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.

MASAT E SIGURISË

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penal

Inspektor Briken Tereziu, i dtl 08.03.1985, me nr personal I50308108R, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” 259 dhe 248 të K.Penal (Shpallur në kërkim);

Shtetasi Eneo Sulejamanaj, i biri i Leonard dhe Natasha, i dtl 20.06.1995, me nr personal J50620086G, lindur në Fratar Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal.

 “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale,:

Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Ermal Mesi, i dtl 07.08.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Aris Drini, i dtl 03.12.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penal:

Inspektor Ylli Prençi, i dtl 19.02.1997, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Rei Shenjtolli, i dtl 13.05.1998, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Enkis Aliaj, i dtl 23.07.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Argil Hasa, i dtl 25.01.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

NJOFTIMI I PROKURORISË SË TIRANËS

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi masa sigurie për nëntë persona për veprën penale për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 25 të K.Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1196/2024, hetimeve me metoda speciale të hetimit proaktiv në bashkëpunim me policinë gjyqsore të Agjenciseë së Mbikqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, u provua se të nëntë personat në bashkëpunim e njëri-tjetrin për të mundësuar kalimin e shtetasve që ju ndalohej kalimi në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është bërë e mundur fillimisht arrestimi shtetasit E. S., për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal. Prokuroria pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.

Nga konteksi i bisedave të zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton se kontaktonte me shtetasi B. T.., me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas. Shtetasi E. S. ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”.

Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, shtetasi E..S mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë B. T.., të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë B.T. jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Kjo veprimtari e miremenduar dhe e strukturuar, ku personat të cilëve sipas ligjit dhe akteve nënligjore nuk iu lejohej dalja nga Territori i Republikës së Shqipërisë është dokumentuar e plotë nga ana e Prokurorisë. Për këto arsye, u kërkua në Gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshme Tiranë dhe u miratua caktimi i masave të sigurisë si më poshtë:

- B.T., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259 dhe 248 të K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne burg” neni 238 i K.Pr.Penale

- E.S., për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale;

- S.X., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale

-E.M, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale

-A.D. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale

-Y.P., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

- R.Sh., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

- E.A., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

-A.H., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB