Vetëm një muaj më parë u konfirmua në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

VLORË-Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u arrestua sot gjatë aksionit të SPAK në Vlorë, për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Mësohet se dosja për prokurorin e Vlorës, ka nisur pas përgjimeve në aplikacionin SKY ECC, ku Zarka ka qenë përdorues me të paktën 4 kode. Prokuroria e Posaçme ka dyshime se Zarka ka favorizuar personazhe të botës së krimit.
Por kush është Aurel Zarka?
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vetëm një muaj më parë, më 28 qershor 2024. Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët, gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht. Po ashtu, nuk u evidentuan probleme dhe për katër denoncime të dorëzuara në KPK nga publiku. Procesi i vetingut për prokurorin Zarka u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.
Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mbante funksionin e drejtuesit.
Arrestimi i kryeprokurorit
Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka u arrestua sot me urdhër të SPAK. Bashkë me Zarkën në pranga kanë rënë dhe Eriona Dautaj, ish-oficere e krimeve të rënda, aktualisht studente e Magjistraturës, Astrit Vladi, si dhe avokati Radovan Çela. Operacioni i SPAK është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC, ku Zarka ka qenë përdorues me të paktën 4 kode. Agjentët e BKH-së kanë mësyrë prej disa javësh në ambientet e Prokurorisë së Vlorës, për të konkluduar sot me arrestimet e kryeprokurorit dhe personave të lidhur me të./ZËRI
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, gazetari: ‘Toyota Yaris’ po bën kurbanët e parë, federalët belgë nuk janë kënaqur me ‘transportuesit’

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar arrestimin e kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, dhe 3 personave të tjerë, sipas tij të lidhur me hetimet për dosjen “Toyota Yaris”. Hetimet për këtë dosje janë kryer dhe në shtetin belg, ku ishte dhe pikënisja e makinave me miliona euro që u kapën në portin e Durrësit. Sipas Hoxhës, prokurorët belgë nuk janë kënaqur vetëm me transportuesit, dhe duket se tashmë po kërkojnë pronarët e vërtetë të parave, dhe kush përfitoi prej tyre për sponsorizimin e fushatave.
Postimi i gazetarit:
Me duket se dosja “Toyota Yaris(Auris)”, e Prokurorise Federale te Belgjikes, sapo ka nisur te bej “kurbanet” e pare ne Shqiperi!!!! Federalet belg nuk qenkan kenaqur me “transportuesit”. Me duket po kerkojne pronaret e vertete te parave dhe kush perfitoi nga sponsorizimi ne fushatat elektorale?! Pak halle kemi ne keto kohera qameti edhe keta kishim mangut…!!!!
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Bashkë me të u vu në pranga dhe ish-oficerja e krimeve të rënda Eriona Dautaj, avokati Radovan Cela dhe biznesmeni Astrit Vladi. Vladi ka qenë më parë i dyshuar për vrasje e shtetasit Paulin Marku në vitin 2011 tek kthesa e Kamzës në Tiranë. Pasi është arrestuar nga Policia si i dyshuar për vrasjen e Markut, ai është liruar me urdhër të Prokurorisë, e cila e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm.
Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'
Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.
Astrit Vladi, biznesmen dhe aksioner i disa kompanive në Shqipëri, është vëllai i Elvis Vladit. Sipas regjistrit civil të vitit 1998, ai mund të ketë mbjatur më parë emrin Doxh Vladi.
Çështja mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës. Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”.
Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës. Denoncimi i Bashës i dha dosjes emrin “Toyota Yaris”, ndonëse makinat e dorës së dytë i përkisnin markës “Toyota Yaris”./ZËRI
Mësymja e SPAK në Prokurorinë e Vlorës, si lidhet emri i Aurel Zarkës me dosjen ‘Toyota Yaris’? Në pranga edhe biznesmeni Vladi

TIRANË- Detajë të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, si dhe ish-oficeres së Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj, e cila është aktualisht student në shkollën e Magjistraturës.
Zarka është shoqëruar nga policia e Vlorës gjatë natës dhe është transferuar në Tiranë. Se bashku me Zarkën dhe Dautajn është arrestuar avokati Radovan Cela dhe biznesmeni Astrit Vladi.
Sipas BIRN, Vladi ka qenë më parë i dyshuar për vrasje e shtetasit Paulin Marku në vitin 2011 tek kthesa e Kamzës në Tiranë. Pasi është arrestuar nga Policia si i dyshuar për vrasjen e Markut, ai është liruar me urdhër të Prokurorisë, e cila e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm.
Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'
Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.
Astrit Vladi, biznesmen dhe aksioner i disa kompanive në Shqipëri, është vëllai i Elvis Vladit. Sipas regjistrit civil të vitit 1998, ai mund të ketë mbjatur më parë emrin Doxh Vladi.
Çështja mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës. Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”.
Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës. Denoncimi i Bashës i dha dosjes emrin “Toyota Yaris”, ndonëse makinat e dorës së dytë i përkisnin markës “Toyota Yaris”./ZËRI
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka kishte 4 kode në SKY ECC

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i SPAK në Vlorë, ku ra në pranga drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, pasi dyshohet për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm nga funksionarët publikë. ZËRI mëson se bashkë me Zarkën, u vunë në pranga nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimir dhe Eriona Dautaj, ish-oficere e krimeve të rënda, aktualish studente në shkollën e Magjistraturës, Astrit Vladi dhe avokati Radovan Çela.
Mësohet se dosja për prokurorin e Vlorës, ka nisur pas përgjimeve në aplikacionin SKY ECC, ku Zarka ka qenë përdorues me të paktën 4 kode. Agjentët e BKH-së kanë mësyrë prej disa javësh në ambientet e Prokurorisë së Vlorës, për të konkluduar sot me arrestimet e kryeprokurorit dhe personave të lidhur me të.
SPAK ka dyshime se Zarka ka favorizuar personazhe të botës së krimit.
Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mbante funksionin e drejtuesit.
Prokurori Zarka kaloi filtrin e Vetingut vetëm pak javë më parë. Ai u konfirmua në detyrë në datën 28 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët, gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht. Po ashtu, nuk u evidentuan probleme dhe për katër denoncime të dorëzuara në KPK nga publiku. /ZËRI
SPAK 'godet' në Vlorë, arrestohet drejtuesi i Prokurorisë Aurel Zarka. Në pranga një ish-oficere dhe një avokat

VLORË- Një operacion është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, që ka çuar në pranga drejtuesin e prokurorisë së qytetit, Aurel Zarka. Operacioni është zhvilluar me urdhër të SPAK. Bashkë me Zarkën në pranga kanë rënë dhe Eriona Dautaj, ish-oficere e krimeve të rënda, aktualisht studente e Magjistraturës, Astrit Vladi, si dhe avokati Radovan Çela.
Ndaj Zarkës rëndon akuza për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".