S’ndalen zjarret në vend! Digjen dhe zonat në Konispol, banorët ndihmojnë zjarrfikësit

KONISPOL- Vatrat e zjarrit në Shqipëri nuk kanë të ndalur. Këtë mbrëmje, flakët kanë përfshirë një pjesë të malit të Saraqindit. Nga zjarri janë përfshirë dhe zona e Shalës, Dishat dhe Markat që janë pjesë e e Bashkisë Konispol. Era e fortë ka ndihmuar në përhapjen e flakëve, por deri më tani nuk raportohet për banesa që janë në rrezik nga zjarri. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Konispolit, Sarandës dhe Finiqit. Ata po nbdihmohen edhe nga banorë të bashkisë Konispol.
Digjen dy banesa në Rrëshen, zjarri masiv shkrumbon dhe vreshtat

MIRDITË- Dy banesa janë shkrumbuar në Rrëshen si pasojë e një zjarri të përmasave të mëdha që është aktivizuar këtë pasdite. Deri më tani raportohet se flakët kanë shkrumbuar dhe një sipërfaqe të mëadhe me vreshtari, ndërkohë që rrezikohen edhe banesa të tjera që ndodhet pranë vatrës.
Në vendngjarje ndodhen 7 zjarrfikës, 3 automjete dhe punonjës të policisë që po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr masiv. Gjatë ditës së sotme është raportuar për disa vatra zjarri, në Vlorë, Kukës e Shëngjin që vijojnë të jenë ende aktive.
VIDEO/ Zjarri në Shëngjin merr përmasa të mëdha, tymi mbulon zonën

LEZHË- Zjarri në malina e Rrencit në Shëngjin ka marrë përmasa të mëdha. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, një video ku shihet tymi që rrethon të gjithë Shëngjinin. Përmes postimit, Gjekmarkaj i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit Niko Peleshi që të marrin masat që të ndërhyjë ushtria apo çdo institucion që është e nevojshme, pasi pasojat duket se do të jenë të mëdha.
Postimi:
Zjarri në Malin e Rrencit e të Shëngjinit po merr përmasa të mëdha. Flakët dhe tymi janë kudo rreth qytetit si rrezik real i çastit por edhe pak më afatgjatë për shendetin! Deri tani përpjekjet për ta shuar kanë qënë modeste. Duhet ndërhyrje urgjente jo vetëm nga pushteti lokal por nga qeveria qëndrore me çdo mjet, mundësisht me helikopter nga ajri.
Nuk ka më kohë për propagandë. Mosveprimi po shndërrohet në krim mjedisor, në rrezik për jetën e pronat në kulmin e sezonit turistik. I bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi ti përgjigjen apelit për të ndërhyrë ushtria dhe çdo institucion që mund të jetë i dobishëm. Nuk duhen fjalë dhe mbi të gjitha jo genjeshtra por lëvizje menjëherë e Qeverisë dhe Shtetit nëse kemi ënde të tilla në të vertetë e jo në spote propogande.
Shtëllungat e tymit kanë zëvëndësuar retë, ndërsa gjithë këto ditë zjarret kanë djegë hektar të shumtë pyjesh në Torovicë dhe Mirditë! Banorët po thithin tym. Zjarri nuk po djeg vetëm pemë e shkurre por edhe seriozitetin e Emergjencave Civile dhe gadishmerinë për të reaguar. Nesër do jetë vonë. Sonte duhet bërë diçka. Pasojat merren me mend!
Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Kukës, shpërthejnë mina luftarake

KUKËS- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar! Këtë herë është përfshirë nga flakët masivi pyjor tek ‘Firza e Qemës’, në Bashkinë Has. Gjithashtu raportohet se si pasojë e këtij zjarri, në fshatin Peraj ne kufirin me Gjakoven zjarri kanë shpërthyer disa mina luftarake, prezenca e të cilave mendohet të jetë që prej luftës në Kosovë në vitin 1999. Forcat e zjarrfikëses janë nisur për në vendngjarje, por tërreni është i vështirë. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, pasi banesat ndodhen shumë larg vendit ku ka rënë zjarri.
I vuri flakën pyllit në Lezhë teksa digjte mbeturinat, arrestohet 33-vjeçari

LEZHË- Ardensi Doçaj, 33 vjeç, banues në Lezhë, është vënë në pranga pasi ka djegur një sipërfaqe të madhe pyjore. I riu ka tentuar të djegë disa mbeturina, por zjarr ika dalë jashtë kontrollit. Flakët u përhapën, të favorizuara nga era e fortë. Për rrjedhojë është djegur një sipërfaqe e madhe pyjore. 33-vjeçari akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Vlora e ‘mbytur’ nga tymi! Shqipëria nën pushtetin e vatrave të zjarrit, 5 janë ende aktive

TIRANË- Ditët e fundit janë raportuar aktivizime të vatrave të shumta zjarri., vetëm në 24 orët e fundit, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se janë raportua 23 vatra zjarri, 19 prej të cilave janë izoluar. Aktive vijojnë të mbeten vatrat në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë për të cilin janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku të mbështetura nga kapacitete të pushtetit qëndror dhe subjekte private. Të tjera vatra aktive janë në fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë, në fshatin Torovicë është drejt shuarjes përfundimtare si dhe në Shëngjin, pranë portit.
-
Zjarr në Shëngjin, rrezikohen banesat pranë portit
27 Korrik, 16:26
"Është aktive vatra e zjarrit në fshatin Kameras, Bashkia Durrës për të cilin janë angazhuar ditën e djeshme kapacitetet e qarkut Durrës dhe Tiranë duke bërë të mundur shmangien e rrezikut për kalimin e zjarrit në sipërfaqe me pyll dhe ullinj shekullore. Sot janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe forca vullnetare. Zjarri në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë për të cilin ditën e djeshme kanë punuar Forcat e Armatosura, strukturat vendore të mbështetura nga një Helikopter I KFOR. Vijojnë edhe ditën e sotme operacionin për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij,”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.
-
Zjarr i madh në Kavajë, po ndërhyhet nga ajri dhe toka
25 Korrik, 20:30 -
-
-
Zjarr në Shëngjin, rrezikohen banesat pranë portit

SHËNGJIN- Një vatër zjarri është aktivizuar këtë pasdite në Shëngjin, shumë pranë portit. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor dhe flakë po përhapen për shkak të erës së fortë në zonë. Në zonën e portit ka edhe banesa që mund të rrezikohen nga flakët. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo dëme materiale si pasojë e zjarrit.