Aktualitet

Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës, pritet ndërhyrja nga ajri, rrezikohen banesat

Vatra e zjarrit në Pregjë Lurë ka zhvillime me intensitet në disa segmente dhe vazhdon rritja e perimetrit diktuar nga era dhe temperaturat e larta, dhe afër zjarrit janë të rrezikuara 5 banesa.

f.t
Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës, pritet ndërhyrja nga
pamje nga ngjarja

DIBËR-Parku Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” është përfshirë nga flakët. Disa vatra zjarri janë aktive në zona të ndryshme të këtij parku, duke shkaktuar dëme kolosale në ekonominë pyjore e turistike.

Aktualisht zjarri në Fushë Lurë është aktiv i zhvilluar në dy vatra. Vatra e zjarrit në Pregjë Lurë ka zhvillime me intensitet në disa segmente dhe vazhdon rritja e perimetrit diktuar nga era dhe temperaturat e larta, dhe afër zjarrit janë të rrezikuara 5 banesa. Këtu janë përqendruar edhe forcat operacionale për të evituar çdo dëm të mundshëm. Vatra tjetër e zjarrit në Fushë Lurë në segmentin Titar e Nërshene zjarri ka shtrirje perimetri të madh dhe zgjerohet edhe në pyje të shpeshtë ahu.

Në neutralizimin e zjarrit nga toka janë angazhuar nga bashkia  52 forca, të mzsh, të adzm, pyjore e bashkisë, E.Civile dhe forca vullnetare, si dhe 50 forca efektiv të FA, që janë përfshirë në operacion në të dy vatrat, por nuk është arritur të vendoset nën kontroll e gjithë situata.

Ndërkohë autoritetet vendore kanë kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri.

Poll

MOS HUMB