
MEMALIAJ-Vrasja e trefishtë, që u mori jetën dhe dy personave të pafajshëm dhe që nuk ishin objektiv, kamarierit të lokalit Gledis Muka dhe Marsel Çela, klient. Familja e të ndjerit Gledis Muka ka hapur dyert e mortit dhe kërkojnë drejtësi për vrasjen e kamarierit. Hava Muka gjyshja e Gledian Mukës, kamarierit të pafajshëm të vrarë gabimisht gjatë atentatit në Memaliaj dhe nusja e xhaxhait të të ndjerit, kanë dhënë këtë të hënë një deklaratë për media. Gjyshja e viktimës me lot në sy tha se kërkojnë drejtësi për vrasjen që iu bë 36-vjeçarit.
“Flori dhe kaluar floririn. Nuk e prisnim ta vrisnin. Punonte atje kamarier, për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin. E kishin lënë punën, po rrinte atje se ishte vapë. Djali ka nënë babanë dhe unë, e xhaxhallarët. Kërkojmë të drejtën e djalit. Pse na e vranë. Çfarë u bë. Djalë i vetëm, i mori jetën djalit… Gledi nënës, floriri nënës”, tha gjyshja e të ndjerit për TCH.
Nga ana tjetër edhe nusja e xhaxhait të 36-vjeçarit, tregoi se Muka punonte prej një viti në lokalin e Shyqo Kalemit, i cili dyshohet se ishte objektivi atentatit. Ajo tregoi se ai ka qenë një djalë i ndershëm dhe kishte një vit që ounonte si kamarier. Sa i përket klientit, Marsel Çela që po ashtu mbeti i vrarë në atentatin e trefishtë, ajo rrëfehu se njohej me Gledisin, madje kishsin bërë edhe shkollën bashkë.
“Duam drejtësinë që na e vranë djalin pa faj. Nuk bënte punë të tjera, gjithmonë ka punuar atje, i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që punonte atje. Marrëdhëniet i kishte mirë, punonte me orare të zgjatura. Djali ishte i pafajshëm, mezi e kemi rritur. Duam drejtësi. Të vritet djali pa… s’ka ku të vejë më. Me atë tjetrin që u vra ishin shokë të ngushtë, kanë bërë edhe shkollën bashkë”, tha nusja e xhaxhait të viktimës.
36-vjeçari Gledio Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela u ndodhën në vendin e gabuar, pasi nuk kishin asnjë lidhje me atentatin që shënjestër kishte biznesmenin Shqyo Kalemi. Vrasja e trefishtë, që u mori jetën dhe dy personave të pafajshëm dhe që nuk ishin objektiv, dyshohet se vjen si pjesë e sagës së hakmarrjes ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi. Ai është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022, që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eliminuar me eksploziv Aleksandër Sadikajn. Ky i fundit është i afërm me familjen Kalemi./ZËRI