
TIRANË- Ekstradohet nga Gjermania, ish-oficeri i RENEA-s, Adrian Pikli, i cili është akuzuar nga GjKKO, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.
"Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi Adrian Pikli, 29 vjeç", njofton policia.
Adrian Pikli, 29 vjeç, është ish-punonjës i RENEA-s i cili dyshohet i përfshirë në trafikun e armeve.
Emri i tij ishte në mesin e 50 urdhër arresteve të operacionit “Revanshi”. Adrian Pikli dyshohet se në bashkëpunim me Deivis Bajramaj merrej me trafikimin e armëve, të cilat dyshoheshin se i merrni nga jashtë vendit dhe më pas i tregtonin tek persona me precedentë penale. /ZËRI/