Aktualitet

Aktivizohet sërish në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë banesat

Zjarri po përhapet me shpejtësi.

f.t
Aktivizohet sërish në zonën e Dropullit, flakët
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Zjarri në zonën e Dropullit është aktivizuar sërish. Zjarri ka nisur prej pasdites së djeshme dhe po përhapet me shpejtësi. Flakët rrezikojnë t’u afrohen banesave dhe në rrezik është edhe një monument kulti. 

Zjarri është aktiv aktualisht pranë fshatrave Dhuvjan, Venister dhe Derviçian. Në terren janë rreth 50 forca zjarrfikëse dhe të ushtrisë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Për shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe disa herë nga ajri.

Kjo nuk është hera e parë që zona e Vropullit përfshihet nga zjarri për këtë sezon. /ZËRI

Poll

MOS HUMB