LIVE UPDATES

Lojërat Olimpike 2024 nisin me spektakël në Paris! Celine Dion rikthehet në skenë, eliminohet qitësja shqiptarë (Gafa)

➤Lojërat Olimpike 2024 u hapën u çelën në Paris me një hapje madhështore me fushekzjarrë dhe performancën e Lady Gaga e rikthimiun e Celine Dion. ➤6,800 atletë nga 205 delegacione udhëtonin me 85 varka dhe maune nën urën Austerlitz përballë disa prej monumenteve më të famshme të kryeqytetit francez. ➤Të pranishëm janë rreth 320.000 spektatorë që ndoqën spektaklin dhe performancat e kërcimtarëve, këngëtarëve e akrobatëve. ➤Megjithatë, dita e parë e Lojërave Olimpike është shoqëruar dhe me një gafë. ➤Atletët e Koresë së Jugut janë prezantuar gabimisht si të Koresë së Veriut. ➤Shqipëria nga ana tjetër, nuk e ka nisur mirë, pasi qitësja Manjola Konini është renditur në vendin e parafundit nga 44 sportistë që morën pjesë në total në disiplinën e qitjes. ➤ Për rrjedhojë, Konini është eliminuar.

5 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Lukas Maertens i Gjermanisë fiton medaljen e parë të artë të notit në Lojërat Olimpike të Parisit

Lojërat Olimpike 2024 nisin me spektakël në Paris! Celine Dion
Lukas Maertens

PARIS- Lukas Maertens fitoi medaljen e artë në garën e parë finale olimpike të Parisit 2024, duke përfunduar garën e 400 metrave stil i lirë për meshkuj në 3:41.78.

Ndërsa arena shpërtheu, Maertens arriti të zgjeronte epërsinë në 50 metrat e fundit pasi Kim Woo-min i Koresë së Jugut dukej se po e mbyllte diferencën. Kim do të përfundonte duke marrë medaljen e bronztë. Elijah Winnington nga Australia fitoi medaljen e argjendtë.

7 MUAJ ME PARE

Shqipëria në Lojërat Olimpike, kush janë 8 sportistët kuqezi që do të garojnë

Lojërat Olimpike 2024 nisin me spektakël në Paris! Celine Dion
Shqipëria

PARIS- Këtë vit, Lojërat Olipmike po mbahen në Paris, ku gjithçka ka nisur me ceremoninë madhështore që ishte organizuar në kryeqytetin francez. Pjesë ka marrë edhe Shqipëria. Vendi ynë, është hera e dhjetë që garon dhe këtë vot, ka tetë përfaqsues në fusha të ndryshme.

Atletja Luiza Gega mundësit Zelimkan Abakarov, Islam Dudeav e Chermen Valiev, atleti Franko Burraj, notarët Kaltra Meça e Grisi Koxhaku si dhe qitësja Manjola Konini. Kjo e fundit u eliminua pasi pas sfidës u rendit e parafundit. Me 3 dhe 4 gusht do të jetë përfaqësimi i radhës i Shqipërisë nga Gega dhe Burraj. Më pas, do të jetë radha e mundësve.

7 MUAJ ME PARE

Shqipëria s’e nis mirë në Lojërat Olimpike, qitësja Manjola Konini, pa shënjestër

Lojërat Olimpike 2024 nisin me spektakël në Paris! Celine Dion
Manjola Konini

PARIS- Shqipëria nuk e ka nisur mirë në Lojërat Olimpike. Qitësja Manjola Konini është renditur në vendin e parafundit nga 44 sportistë që morën pjesë në total në disiplinën e qitjes.

Për rrjedhojë, Konini është eliminuar. Ajo nuk ia doli të shënonte, duke gabuar shënjestër. Shqiptarja la pas vetëm greken Anna Korakaki.

Lojërat Olimpike 2024 nisin me spektakël në Paris! Celine Dion
Renditjet
Lojërat Olimpike 2024 nisin me spektakël në Paris! Celine Dion
Renditjet
7 MUAJ ME PARE

Gafa e turpshme në Lojërat Olimpike! Atletët e Koresë së Jugut prezantohet si të Veriut

Lojërat Olimpike 2024 nisin me spektakël në Paris! Celine Dion
Koreja e Jugut

PARIS- Dita e parë e Lojërave Olimpike që po mbahen në Paris është shoqëruar dhe me një gafë. Atletët e Koresë së Jugut janë prezantuar gabimisht si të Koresë së Veriut. “Republika Popullore Demokratike e Koresë”,- thanë spikerët francezë, që në fakt është emri zyrtar i Koresë së Veriut. Organizatorët kërkuan ndjesë për gabimin.

“Dëshirojmë të kërkojmë ndjesë të thellë për gabimin që ndodhi në prezantimin e delegacionit të Koresë së Jugut gjatë ceremonisë së hapjes,”- thuhet në deklaratë.

Megjithatë, Ministria e Sportit të Koresë së Jugut e konsideroi një gafë të turpshme dhe deklaroi se do të paraqesë një ankesë të fortë nda Francës në nivel qeveritar.

7 MUAJ ME PARE

4 vite pas përballjes me sëmundjen e rëndë, Celine Dion rikthehet në skenën e Lojërave Olimpike

Lojërat Olimpike 2024 nisin me spektakël në Paris! Celine Dion
Celine dion

FRANCË- Super ylli i muzikës botërore është rikthyer në skenë për herë të parë që pasi zbuloi se vuan nga një gjendje e rëndë shëndetësore, duke performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Ishte performanca e parë live e Celine Dion në katër vjet dhe erdhi një vit e gjysmë pasi zbuloi se vuante nga sindroma e personit të ngurtë (SPS).

SPS është një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton spazëm të muskujve dhe mund të jetë dobësues. Ajo ndikoi gjithashtu në zërin e saj të veçantë dhe të fuqishëm.

56-vjeçarja, shoqërohej nga një pianiste në nivelin e parë të Kullës Eifel, poshtë unazave gjigante olimpike të ndriçuara.

Ylli i muzikës performoi “Hymne à L’Amour” të legjendarit Edith Piaf, me fansat nga e gjithë bota që e adhuruan performancën e saj në rrjetet sociale.

Dion kishte performuar “The Power of the Dream” në Ceremoninë e Hapjes së Lojëva Olimpike në Atlanta në vitin 1996, dhe thashethemet për një rikthim u përhapën që kur ajo u shfaq në kopertinën e “Vogue” francez në prill.

Celine Dion prej shumë kohësh dëshiron të rikthehet në skenë, pavarësisht sindromës që vuan, e cila ia vështirëson edhe zërin. Në dokumentarin e saj me titull “Unë jam Celine Dion”, ajo ka thënë me lot në sy: Kur përpiqem të këndoj, mushkëritë e mia janë mirë. Megjithatë, ajo që kanë para tyre është aq e ngurtë për shkak të sindromës sime sa nuk mundem. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB