Rama komenton protestat e opozitës para Bashkisë: Cirk që turren si te torta e pavarësisë

TIRANË-Ne fjalen e tij ne Kongresin e PS, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe protestat para Bashkisë së Tiranës. Rama i krahasoi sulmet ndaj Bashkisë së Tiranes, si cirku i atyre që u turrën si te torta e Pavarësisë.
Edi Rama: Lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e me baltë të përnatshme, që na bëhet nga i ziu, nga i bardhi dhe nga gjithë cirku i tyre me klounë e arusha që turren tek bashkia e Tiranës si tek torta e pavarësisë dhe në vend të tortës kafshojnë murin, me minj që dalin nga vrima si tigra syshqyer, nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur, apo me qime prapanicash, të më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarët e kiametit, nuk pi ujë me shqiptarët. Zero! Ne e kemi ndarë mendjen. Lavdi zotit dhe popullit shqiptar, na u dha mundësia që mendjen e ndarë përpara se të kishim gjërat në dorë, të kishim në dorë që ta vinim në jetë dhe ti hynim detit në këmbë për të bërë atë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Nuk e ka pasur Shqipëria kurrë një sistem drejtësie që nga 1912 të pavarur nga pushteti politik dhe të aftë për të thirrur për shpjegim apo për të vënë nën hetime, apo për të ngritur akuza për personat lidhur me pushtetin politik. Nuk e ka pasur. Kjo është ti hysh detit në këmbë. Kjo është ti shkosh me kokë, por jo si ata tek muret e bashkisë, por drejt të ardhmes me të gjithë fuqinë e dëshirës e të vullnetit për ta ndryshuar këtë vend realisht dhe të largosh duart, të largosh duart e pushtetit duke krijuar ti një grykë zjarri që mund të të godasë edhe ty. Ky është vullnet shtet bërës, kjo nuk është poezi, nuk është as artikull, nuk është as slogan. Ky është vullneti shtetbërës i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Opozita ka zhvilluar disa protesta radhazi para Bashkisë së Tiranës. Tubime këto të cilat nuk kanë qenë aq paqësore, ku janë përdorur bomba molotov si dhe ka patur edhe përplasje fizike me efektivët e policisë. Opozitarët kërkojnë largimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj, pas arrestimeve të SPAK në kuadër të dosjes “PD”, që çoi në pranga drejtorë të rëndësishëm të bashkisë./ZËRI
Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: 12 vite përralla. Basha: Qeveri me anonimë! Berisha: U mbyll me spiropalizimin e rilindjes

TIRANË-Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme në Kongresin e PS ndryshime të forta në qeveri. Pas deklaratës së Ramës kanë ardhur edhe reagimet e para nga Partia Demokratike. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një postim në rrjetin social Facebook ai e quan kreun e qeverisë Rama “një gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të vendit”.
Postimi:
Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:
të vërtetën e quan helm;
korrupsionin e quan reformë;
hajdutin e quan të suksesshëm;
kriminelin e quan deputet;
vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;
vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.
Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm.
Një ragim ka ardhur edhe nga kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha. Basha deklaron se pas mbylljes së pazarit me Berishën për mbylljen e listave, Rama do e mbushë qeverinë dhe parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do e mbrojnë atë nga drejtësia.
Postimi:
Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin. Tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do ta mbrojnë nga drejtësia. Gjithçka për karrigen dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ndërkohë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë ballkonit, foli në lidhje me Kongresin e PS-së i cili u mbajt ditën e sotme. Sipas kreut të PD-së kongresi në fakt u mbyll edhe si kongresi i spiropalizimit të rilindjes. Ai shtoi se mëkati i tyre më i madh për Edi Ramën është se, ata nuk e mbrojtën Ramën dhe Olsin kur opozita i bëri radiografinë në parlament.
Fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetje më të përzemërta, mirënjohjen të pakufishme ndaj jush, qëndrestarëve dhe qendrestareve të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Të dashur miq! Sot para shqiptarëve doli me të gjithë lakuriqësinë e tij të shëmtuar, kongresi i partisë me katër emra, i cili në dallim nga çdo kongres tjetër në 83 vite, sanksionoi se ajo parti, në atë parti nuk ekziston asnjë forum tjetër, asnjë anëtar forumesh të tjera, ekziston njishi, njishi dhe të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij. Në këtë kontekst, mund ta vlerësojmë kongresin si aktin politik të metamorfozës së rilindjes, metamorfozës së plotë të rilindjes. Miqtë e mi! Parë në çdo aspekt, ky kongres ka fytyra njërën më të shëmtuar se tjetrën. Ai në fakt u mbyll edhe si kongresi i spiropalizimit të rilindjes. Figura më fantazmagorike në 32 vite të politikës shqiptare, Zilie Pali, apo Zilie Gjoka u zgjodh kryetare e kuvendit të Shqipërisë. Por dua të jemi të sinqertë dhe gjërat duhet ti shohim jo me pasion të madh politik se i kemi kundërshtarë, por fjalët që tha ai për deputetët e tij, ishin një kopje e zbutur e fjalëve të mia për ata deputetë. Hajdutë, interesaxhi, antipopullor, dhe çdo epitet tjetër. Sot kreu i narkosit gjeti të lavdërojë vetëm Vullnet Sinën se i ka dhënë dorëheqjen me probleme madhore me fshatarët e Gjormit dhe Labërisë, seç bën atje me gurore, ujëra etj. Kurse të tjerët i quajti minj portalesh, intrigantë, gjuhë nepërkash që ju mbetet jashtë. I quajti dhe çfarë nuk i quajti or miq, dhe e dini se pse, se ata jo se nuk kanë mëkate, se janë mëkatarë të mëdhenj, por mëkati i tyre më i madh për Edi Ramën është se, ata nuk e mbrojtën Ramën dhe Olsin kur opozita i bëri radiografinë në parlament. Në fund të kongresit Rama prezantoi ndryshimet në kabinetin qeveritar, emrat e të cilëve i dërgoi tek presidenti Bajram Begaj për t'i dekretuar.
Propozimet për ndryshimet në Qeveri
Ervin Hoxha emërohet ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)
Petrit Malaj emërohet ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)
Pirro Vengu emërohet ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)
Taulant Balla emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali)/ZËRI
VIDEO- Pandeli Majko dhe Kumbaro të habitur!!! Si reagoi Taulant Balla, "humbi" postin e ministrit të Brendshëm

TIRANË-Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet në qeveri. Qeveria Rama tashmë do të ketë 3 emra të rinj në kabinetin e saj, ndërsa Elisa Spiropali do të mbajë postin e lënë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pas dorëheqjes së saj. Një nga ndryshimet që nuk pritej ishte posti i Ministrit të Brendshëm, i cili deri më sot mbahej nga Taulant Balla, por me ndryshimet e propozuara në vendin e tij do të jetë Ervin Hoxha. Tegsa Rama njoftonte ndryshimet, në videon më poshtë do të shihni edhe reagimet e figurave politike të cilët pritet të kenë pozicionet e reja.
Ndryshimet qe prezantoi Rama:
Elisa Spiropali - lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin - Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës
Taulant Balla - Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm - Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin - Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm - Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla - Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së
Petrit Malaj - Emërohet Ministër i Financave - Post i mbajtur deri sot Ervin Mete - Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vëngu -Emërohet Ministër I Mbrojtjes - Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi - Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi - Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS - Emërohet Nënkrytetar i parlamentit - Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.
Niko Peleshi - Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes - Emërohet kreu i grupit PS
/ZËRI
Ndryshimet në qeveri, Rama shkon në presidencë, i dorëzon Begajt emrat e ministrave të rinj

TIRANË-Kryeministri Edi Rama pasi njoftoi ndryshimet në qeveri ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar presidentit Begajt dekretet për ndryshimet e reja. Presidenti Begaj që në nisje të Kongresit, kishte mbërritur në Presidencë.
Bledi Çuçi nuk do të jetë më kryetar i do të ketë dhe një kryetar u bënë ndryshime dhe në post të Partisë Socialiste. Në fund të fjalimit të tij, para kongresit të PS-së kryeministri Edi Rama njoftoi të gjitha ndryshimet. Qeveria Rama tashmë do të ketë 3 emra të rinj në kabinetin e saj, ndërsa Elisa Spiropali do të mbajë postin e lënë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pas dorëheqjes së saj.
Ndryshimet qe prezantoi Rama:
Elisa Spiropali - lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin - Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës
Taulant Balla - Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm - Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin - Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm - Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla - Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së
Petrit Malaj - Emërohet Ministër i Financave - Post i mbajtur deri sot Ervin Mete - Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vëngu -Emërohet Ministër I Mbrojtjes - Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi - Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi - Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS - Emërohet Nënkrytetar i parlamentit - Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.
Niko Peleshi - Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes - Emërohet kreu i grupit PS
/ZËRI
E PAPRITUR! Rama ndryshon ministrin e Brendshëm, Balla spostohet tek posti i Spiropalit (NDRYSHIMET)

TIRANË-Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi edhe ndryshimet e reja në qeveri. Kryeministi Edi Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit. Si pasojë e lëvizjeve në PS, pasi Bledi Çuçi u propozua për nënkryetar të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkoi Niko Peleshi i cili largohet nga ministër i Mbrojtjes, duke i hapur rrugë Pirro Vengut, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.
Ndryshimet
Kryetare Kuvendi- Elisa Spiropali, zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar Kuvendi- Bledi Çuçi
Kryetar i Grupit Parlamentar të PS- Niko Peleshi, zëvendëson Bledi Çuçin
Ministri i Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin- Taulant Balla, zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministri i Brendshëm- Ervin Hoxhaj, zëvendëson Taulant Ballën
Ministër Financash-Petrit Malaj, ikën Ervin Mete
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vëngu, zëvendëson Niko Peleshin
Edi Rama: Elisa Spiropali do jetë pasardhësja e Lindita Nikollës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin si kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Rama tha gjithashtu se Bledi Çuçi, kryetar i grupit parlamentar socialist do të propozohet për postin e nënkryetarit të Parlamentit. Ndërsa në vend të Çuçit si kryetar i grupit parlamentar shkon Niko Peleshi, aktualisht ministër i Mbrojtjes.
Edi Rama: Kush na do të keqen duhet të na dalësh përpara. Të na dalësh përpara duhe ttë llogarisësh se je i mundur. Jo me forcë por me shembull që këtë vend o e bën PS, o askush tjetër. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se PS harroje se gjen. Në mbyllje dua t'ju informoj se do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme, ti japim Elisa Spiropalit. Po ashtu, do të propozoj që Blendi Çuçi të marrë postin e nënkryetarit të Parlamentit, ndërsa Niko Peleshi postin e kryetarit të grupit të Partisë Socialiste./ZËRI
'Ia qaj hallin SPAK'/ Rama: Na bëjnë listë si "Yjet e pashuar"...sikur vetëm ata kemi. Ne jemi 800 mijë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin Zgjedhor të PS foli edhe për eksponentët e Partisë Socialiste, që janë të lidhur me korrupsionin. Rama i tregoi atyre, se derën e kanë te SPAK, duke dhënë llogari. Në fjalën e tij Rama sugjeroi që, kush ka fakte dhe prova ka një adresë tek SPAK. Antikorrupsioni sipas kreut të qeverisë është lufta më e madhe e Shqipërisë dhe sa i përket, figurave politike që janë nën hetim nga SPAK, Rama u shpreh se ligji është i barabartë për të gjithë.
Edi Rama: Di të them vetëm një gjë, lufta anti-korrupsion me denoncime të përditshme dhe me baltë të përditnatshme që na bëhet nga i ziu dhe i bardhi dhe gjithë cirku i tyre që turren tek Bashkia e Tiranës si tek torta e pavarësisë...me minj që dalin nga vrima, apo me qime prapanicash, që bëjnë si lajmëtarët e qametit, nuk pi ujë me shqiptarët. Ne e kemi ndarë mendjen. Nuk e ka pasur Shqipëria kurrë një sistem drejtësie të tillë, kjo është ti hysh detit në këmbë dhe të largosh duart e pushtetit. Ky është vullnet shtetbërës i PS. Ka një arsye që nga lindja e PS dhe më tej, më tregoni një moment kur PS ka mbajtur anën e gabuar në raport me interesin kombëtar. Edhe për Kosovën na doli PS që mbështeti me të gjitha mjetet pavarësinë e Kosovës. Ne jemi këtu për të bërë ligjet. Ne jemi për të qeverisur sa më mirë. Nuk jemi për t'u ruajtur nga hijet. Kush ka fakte dhe prova ka një adresë tek SPAK. Edhe pse ia qaj hallin se është bërë si ato kutitë postare të letrave anonime. Kush ka llogari për të dhënë e ka adresën tek SPAK. Kush nuk ka mizë nën kësulë, të shkojë të japë shpjegime dhe të vazhdojë punën. Do mësohen edhe ata që rrijnë atje me kamera dhe rrinë sikur po parakalojnë miset. Do mësohen se është pjesë e sistemit. Të tjerat janë dokrra hini. Shqiptarët i kanë qejf për muhabet, por nuk i hanë për fruta të thata. Kush rri e numëron ish-ministri; sikur po numëron dëshmorë, sikur s'kemi të tjerë, unë i them që të shkojnë të gjejnë derman tek një hoxhë për syrin. I keni parë se kanë bërë edhe një listë...siç ka qenë dikur "Yjet e pashuar". Dikur bëhej edhe një kronikë në radio. Edhe këta, yje të pashuar çdo natë. Ne jemi 800 mijë. Kjo nuk është lojë, është ndarje e madhe e një shapi të vjetër nga sheqeri. Kjo është lufta më e madhe për shtetin e shqiptarëve. Për herë të parë mund t'i thotë shqiptari vetes që kam shtet. Ligji është i barabartë për të gjithë.
PJESË NGA FJALA E PLOTË E RAMËS:
Lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e me baltë të përnatshme, që na bëhet nga i ziu, nga i bardhi dhe nga gjithë cirku i tyre me klounë e arusha që turren tek bashkia e Tiranës si tek torta e pavarësisë dhe në vend të tortës kafshojnë murin, me minj që dalin nga vrima si tigra syshqyer, nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur, apo me qime prapanicash, të më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarët e kiametit, nuk pi ujë me shqiptarët. Zero! Ne e kemi ndarë mendjen. Lavdi zotit dhe popullit shqiptar, na u dha mundësia që mendjen e ndarë përpara se të kishim gjërat në dorë, të kishim në dorë që ta vinim në jetë dhe ti hynim detit në këmbë për të bërë atë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Nuk e ka pasur Shqipëria kurrë një sistem drejtësie që nga 1912 të pavarur nga pushteti politik dhe të aftë për të thirrur për shpjegim apo për të vënë nën hetime, apo për të ngritur akuza për personat lidhur me pushtetin politik. Nuk e ka pasur.
Kjo është ti hysh detit në këmbë. Kjo është ti shkosh me kokë, por jo si ata tek muret e bashkisë, por drejt të ardhmes me të gjithë fuqinë e dëshirës e të vullnetit për ta ndryshuar këtë vend realisht dhe të largosh duart, të largosh duart e pushtetit duke krijuar ti një grykë zjarri që mund të të godasë edhe ty. Ky është vullnet shtet bërës, kjo nuk është poezi, nuk është as artikull, nuk është as slogan. Ky është vullneti shtetbërës i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Ka një arsye, kthehuni në kohë, që nga dita e lindjes së Partisë Socialiste këtu në këtë sallë e deri më sot dhe më tregoni një moment përtej të gjitha luhatjeve, gabimeve, dështimeve, çfarë të doni, kur Partia Socialiste ka mbajtur anën e gabuar në raport me interesin kombëtar. Një!
E po ju sjell vetëm shembullin kur tjetër kush ulërinte e i binte daulles së patriotizmit për Kosovën, por ja që na doli Partia Socialiste që mbështeti me të gjitha mjetet pavarësinë e Kosovës dhe është shumë e thjeshtë. Ne jemi këtu për të bërë ligjet një herë. Ne jemi këtu për të qeverisur sa më mirë. Ne jemi këtu për të bërë punë të mira. Ne jemi këtu për të qeverisur sa më mirë. Ne nuk jemi këtu për tu ruajtur nga hija e nga hijet. Kush ka fakte e prova për korrupsion, ka një adresë; tek SPAK. Edhe pse ia qaj hallin SPAK-ut se është bërë si ato kutitë postare të letrave anonime, është turrur gjithë mileti e bëjnë denoncime, por kjo është temë tjetër. Kush ka këtu në këtë parti llogari për të dhënë, për korrupsion, e ka adresën tek SPAK-u. Kush nuk ka mizë nën kësulë dhe e thërrasin në atë adresë për të dhënë shpjegime, të shkojë, të japë shpjegime e të vazhdojë punën. Duhet të mësohemi dhe me këtë.
Do mësohen dhe ata që rrinë atje me kamera sikur po vijnë miss-et e po parakalojnë e do kuptohet që kjo është pjesë e sistemit. Të thirresh, të japësh shpjegime. Të tjerat, thoshte i bekuar at Gjergj Fishta, janë dokrra hini dhe shqiptarët Dokrrat e hinit i kanë qejf për muhabet por nuk i hanë për fruta të thata dhe lavdi Zotit dhe lavdi shqiptarëve që janë angazhuar në këtë parti apo që e mbështesin këtë parti, ne nuk jemi dhe as një dhe dy, s’jemi as 1000 e 2000, jemi 800 mijë njerëz.
800 mijë njerëz që duan ta bëjnë Shqipërinë, duan të bëhet Shqipëria plus dhe ata që tani do të votojnë nga emigracioni, ne duhet të synojmë 1 milionë. Kështu që, kush rri e numëron; ish ministri, e thirrën e bën, sikur numëron dëshmor edhe sikur po na mbyll rrugët se s’po kemi të tjerë, s’po kemi forca se na iku njeri, na ikën dy, na ikën tre. Unë them të shkojnë të bëjnë derman për syrin tek një hoxhë apo tek një prift se ne nuk i bëjmë dot derman, të shkojnë atje. E kanë bërë këtë punën e emrave, e keni parë nxjerrin lista siç kanë qenë dikur yjet e pashuar, dikur bëhej dhe një kronikë në radio në mos gaboj “Yje të pashuar” gjysmë ore dëgjoje pushkët, para partizan, në fund fare vritej njëri, binte dëshmor edhe këta yje të pa shuar çdo natë. Merreni, merreni. Ne jemi 800 mijë! Dhe kjo nuk është lojë, kjo është një ndarje e madhe e një shapi të vjetër nga sheqeri kur thotë populli dhe kush e ka kujtuar se kjo është një dava ‘hajde se do kapen ca njerëz, do bëhet një lloj loje, pastaj do vihet kapaku, nuk ka idenë fare se çfarë është kjo, nuk e ka idenë, nuk e ka idenë fare se kjo është lufta më e madhe për shtetin e shqiptarëve. Më e madhja që për herë të parë mund ti thotë shqiptari vetes: që unë kam shtet kur është përfundimisht e qartë që ligji është i barabartë me të gjithë, je ministër, s’je ministër, je andej s’je këtej, ke qenë s’ke qenë, i ke futur duart nëpër xhepa këtij populli do shkosh të japësh llogari për xhepat. Nuk ka asnjë rëndësi fare si c ‘është kur thonë: paraja s’ka ngjyrë epo dhe hajduti nuk ka ngjyrë. Njësoj janë. Prandaj atyre të shumtëve që na duan të mirën dua t’ju them se ne jemi këtu të bëjmë të pamundurën çdo ditë që ta bëjmë këtë vend krenarinë e çdo shqiptari jo vetëm për bukuritë, historitë, për trashëgiminë kulturore, për malet dhe për detet por edhe për shtëpinë e përbashkët të shtetit shqiptar. Ndërkohë që kujt na do të keqen, i them vetëm kaq: i kanë hapur vetes një punë shumë të sikletshme sepse që të na duash ne të keqen duhet të na dalësh përpara. Kur të na dalësh përpara duhet të llogarisësh që je i mundur, i mundur!
Edhe i mundur jo me dhunë dhe me shembullin e forcës, por me forcën e shembullit dhe me panumërsinë e provave dhe fakteve që këtë vend o e bën PS o se bën askush tjetër dhe që patjetër ne e dimë vet që s’jemi më të mirët por më të mirë se Partia Socialiste këtu në këtë vend harroje se gjen. Harroje se gjen!/ZËRI
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama fton emigrantët: Bujrum Shqipëria është shtëpia juaj dhe për të votuar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha nga Kongresi i PS se vota e diasporës është një realitet.
Gjatë fjalës së tij, Rama bëri një thirrje për diasporën, ku u shpreh se Shqipëria është shtëpia e tyre jo vetëm për të investuar, por edhe për të votuar.
Kreu i qeverisë shtoi se emigrantët shqiptarë duhet ta gëzonin këtë të drejtë prej kohësh.
“Me vjen shumë mirë sot që kur bëhet fjalë për shqiptarët jashtë vendit, kjo thirrje e hapur për të gjithë për t’u bërë pjesë skuadrës kombëtare, bëhet edhe nga pozita e një tjetër zotimi të mbajtur të PS, për herë të parë shqiptarëve jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi që jetojnë dhe punojnë, falë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Falenderoj delegatët që kanë ardhur, sidomos ata nga Greqia që janë dhe kanë qenë të pranishëm në cdo Kongres të PS.
Kurrë nuk është vonë për të vënë në vend një të drejtë për shqiptarët në botë
U them sot i lehtësuar Bujrum, Shqipëria është vendi ynë për të votuar.
Nëse nuk vini këtu dërgojeni votën me postë për të vendosur bashkë kush duhet ti drejtojë punët e shtëpisë tonë të përbashkët”, tha Rama. /ZËRI/
'Vlora më ka mëzitur me çmimet'/ Rama vendos objektivat për mandatin e katërt! Dua fitore shembullore!
TIRANË-Partia Socialiste ka mbledhur sot Kongresin. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi figura të reja dhe për një skuadër të re deputetësh me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 2025 për një mandat të katërt të qeverisë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se në mandatin e katërt do i përmbushin të gjitha premtimet dhe investimet e nisura do përfundojnë. Sa i përket turizmit Rama u shpreh se do e çojnë në 20 milionë edhe numrin e turistëve të huaj.
Edi Rama: Unë dua që në zgjedhjet e radhës PS të marrë notën 10 me rezultatin më spektakoolar. Me ata që i kemi përballë...në letër i kemi përballë, por në realitet ku janë? Ne ata i kemi mbrapa. Nuk është ky thelbi, por një fitore politikisht e madhe në raport me vetëveten. Dua që PS që do të dalë në shesh të jetë pasqyra ku shqiptarët të shohin veten, shpresën, ambicien, fuqinë. Në mandatin e katër do e çojmë deri në fund atë që kemi nisur: Korridorin blu, korridorin e 8, e me radhë të gjitha të tjerat. Do ta bëjmë edhe pistën e garave të F1 në Elbasan. Do e hapim edhe aeroportin e Vlorës. Do të hapim deri në fund portin e Durrësit, gara shpallet këto ditë. Do e shkojmë në 20 milionë edhe numrin e turistëve të huaj. Do i bëjmë këto! Në mandatin e katërt dua që te kemi Samitin e NATO-s për vitin 2027. Do i garantojmë se nuk do i çojmë në Vlorë për të ngrënë. Nuk po i bëj anti-reklamë se e dua shumë, por më kanë mërzitur me ato çmime. Kemi nisur të punojmë për rishikimin e pensioneve. Të të gjithë gjyshërve dhe gjysheve të këtij vendi. Nuk mund të vazhdojnë më me atë pension. Ajo më e madhja që është sot e hapur është gropa e deficitit të skemës së pensioneve. Ne do të marrim një mandat të katërt shembullor me të cilin do të adresojmë çështjen e pensioneve. Kthesën në luftën kundër korrupsionit e solli në jetë PS dhe bëri historinë me vite dhe iniciativa. Nuk ra nga qielli. Ka qenë një bindje që ne na takon të mendojmë për kohën që ikën. Këta vrasin kohën, shpresën, mundësinë. Nuk ka rëndësi që të jemi në opozitë, por të bëjmë oferta sepse kërkojnë kohë. Por me kë të flisje? Negociata me murin! Prandaj sot është për të vënë duart në kokë që vihet në diskutim dhe nuk po flas për ata që ishin pengesë por për njerëz që përgjigjen të jenë seriozë. Flasin çudira për këtë projekt. Nuk i kushtoj sekonda atyre që thonë "duan të vënë nën kontroll SPAK-un", janë skeçe shumë të trasha. Ore hapeni dhe përgjigjeni ta lexoni raportin e skanimit të thelluar të BE. Aty janë faktet për sa është luftuar dhe si është luftuar korrupsioni.
PJESË NGA FJALA E PLOTË E RAMËS:
Unë dua që në betejën e 10, të radhës, Partia Socialiste të marri notën 10 me rezultatin më spektakolar të periudhës së dremitim tim. Dua që zgjedhjet e pranverës së ardhshme të jenë jo një fitore kuptimplotë e partisë Socialistët artimetikisht, me ata që, se është dhe hall i madh kur thua i kemi përball, po ku i kemi përballë ata? Ne ata i kemi mbrapa. Në letër i kemi përballë, por në realitet, ku janë?
Nuk është ky thelbi! Thelbi është një fitore politikisht e madhe, në raport me vetveten. Unë dua që Partia Socialistë që do dalë në sheshin e betejës elektorale vitin e ardhshëm, të jetë më shumë se asnjëherë më parë pasqyra ku shqiptarët të shikojnë veten, shpresën, ambicien, fuqinë e madhe që ne duhet të mobilizojmë për ta ngjitur Shqipërinë në atë majën e bukur të 2030 të cilën e kemi parë nga shumë larg në 2013 e tani e shohim dhe pikërisht se kemi arritur ta shohim nga më afër, jemi edhe në gjendje të arrijmë e ta prekim. Në mandatin e katërt, ne do ti çojmë deri në fund të gjitha ato që i kemi thënë e i kemi nisur.
Korridorin Blu, i cili do të jetë i gjithi si aksi Thumanë - Kashar nga Murriqani deri në Kakavijë.
Korridorin e Tetë, që po merr formë aktualisht në një pjesë të tij në zonën Elbasan - Pogradec, e me rradhë të gjitha të tjerat se po t’i numërojmë punët e nisura, kantieret e hapura, financimet e gjetura e të vëna në dispozicion që presin garat, do duhet të rrimë deri nesër për t’i numëruar.
Do ta bëjmë, meqë përmenda Elbasanin, brenda mandatit të katërt edhe pistën e garave të Formua 1 në Elbasan dhe do ta fusim Shqipërinë edhe në klubin prestigjioz të shteteve organizatore të Formula 1, me 1 miliard shikues në një ditë të diele.
Do të hapim vitin e ardhshëm edhe aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Do t’jua sjellim vlonjatëve turistët edhe me avion, që tua vënë çmimin e taksisë nga aeroporti në Vlorë, më shumë se çmimin e biletës nga Londra në Vlorë. Nuk ke çfarë i bën, ne shkojmë vetëm përpara, vlonjatët shkojnë edhe më përpara, e prandaj nganjëherë ngelen edhe thonë, orë ku vajtët?
Do të hapim deri në fund të mandatit të katërt fizikisht edhe portin e ri tregtar dhe ushtarak të Durrësit, ndërtimi i të cilit nis këtë mandat. Gara shpallet këto ditë, kantieri do të hapet këtë mandat.
Do ta çojmë në 20 milionë dhe numrin e turistëve të huaj. Do ta bëjmë dhe Shqipërinë eksportuese neto të energjisë, duke i dhënë sigurinë e plotë energjitike si një vend që nuk ka më nevojë të shtrijë dorën askund për të blerë energji, sepse jo vetëm e prodhon vetë, por kur ka më shumë se sa i nevojitet, nuk e derdh më nëpër fusha, por e eksporton. Do ti bëjmë këto.
Shqipëria u zgjodh vend mikpritës i komunitetit politik europian, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, brenda mandatit. Pas samitit të parë të liderëve të BE në Tiranë, një vit e gjysmë më parë, do mik presim po këtu në kryeqytetin tonë liderët e gjithë kontinentit. Kush tjetër mund ta vendoste Shqipërinë në hartë si një vend i besuar, i respektuar, i sigurtë, tërheqës, qoftë për qytetarët e mbarë botës, por qoftë dhe për udhëheqësit e botës demokratike.
Po unë ngaqë nuk kënaqem kurrë me ato çfarë arrijmë, se ajo që arriti, arriti, iku, shko vetëm përpara, dua që të vendosim qershinë mbi tortë në mandatin katërt e të kemi në Tiranë samitin e NATO-s. E kemi vënë kandidaturën për vitin 2027 dhe nuk do ti ndahemi, do t’i qepemi që t’i bindim që nuk ka më mirë se Shqipëria. Do tu garantojmë që nuk do ti çojmë në Vlorë për të ngrënë, se nuk po i bëj antireklamë Vlorës se gatuajnë shumë mirë, por më kanë mërzitur shumë me ato çmimet.
Po të gjitha këto, nuk mjaftojnë. Nuk mjaftojnë, se dini pse? Sepse ky emri, Partia Socialiste ka një kuptim shumë të madh, ka një kuptim shumë të plotë. Partia Socialiste është interes kombëtar. Partia Socialiste është interes publik. Partia Socialiste është interes njerëzor dhe ne jemi Partia Socialiste dhe vetëm ne, askush tjetër, nuk ka se ku i shkon detyrës që prioritetin numër 1 për të çuar tek familjet, tek njerëzit frytet e gjithë këtij zhvillimi, të kemi pensionistët.
Kemi fillua të punojmë për rishikimin e pensioneve të gjithë gjyshërve e gjysheve të këtij vendi, duke filluar nga ata që jetojnë në Shqipëri, e në radhë të parë nga ata që marrin pension sot e gjithë ditën, akoma si pensioni social që e vumë ne, se e kishin zero, por nuk mund të vazhdojnë më me atë pension.
Sigurisht që kjo është një pjesë shumë e vështirë e ekuacionit financiar të këtij vendi ku ne të gjitha gropat që gjetëm dhe mbyllëm nga ata që tani po bëjnë grropë edhe ballkonin, ajo më e madhja që është sot e hapur, sot e gjithë ditën, është gropa e deficitit të skemës së pensioneve, për të gjithë ata të moshuar që kanë dalë në pension para reformës sonë të mandatit të parë, sepse me reformën tonë të mandatit të parë, pensionisteve që kanë dalë më pas, u ka shkuar e u shkon një pension më i arsyeshëm. Por sado e vështirë të jetë, ne jo vetëm që nuk do t’i shmangemi kësaj sfide, por pikërisht pse është dhe kjo sfidë për tu fituar, ne do të marrim një mandat të katërt shembullor, me fuqinë e të cilit do të adresojmë çështjen e pensioneve.
Gjithashtu, kthesën e sapo nisur në luftën kundër korrupsionit nga drejtësia e re, të cilën e solli në jetë forca udhëheqëse e partisë Socialiste dhe e falënderoj Fatmirin, sepse ai mban shënime gjithmonë dhe bëri historinë me vite dhe me iniciativa, nuk ra nga qielli. As u gdhimë ne një ditë e thamë hajde ta fusim edhe këtë, por ka qenë një bindje që e kemi diskutuar me Fatmirin, me Gramozin e me të tjerë aty, me Pandin natyrisht që është gjithmonë aty, që ne na takon të mendojmë për kohën që ikën. Këta vrasin kohë, vrasin shpresat, vrasin mundësitë, ne duhet të mendojmë për kohën që ikën. E prandaj nuk rëndësi nëse jemi në opozitë, duhet në aspektin e reformave shtetbërëse të bëjmë oferta sepse ato reforma shtetbërëse kërkojnë kohë, nuk janë çështje e një mandati apo e një pale, kërkojnë kohë. Mirëpo me kë të flisje? Tha Fatmiri, “negociata me murin” dhe prandaj sot është për të vënë duart në kokë apo për të mbajtur barkun me dorë, zgjidhni e merrni ju që shikoni debate e që lexoni portale, sepse unë personalisht preferoj kur kam kohë për televizor, lajmet ndërkombëtare, ndeshjet e sportit, filma; që vihet në diskutim e nuk po flas për ata që ishin gjatë gjithë kohës e janë dhe sot e gjithë ditën pengesë e vendosur, por flas për njerëz që përpiqen të jenë seriozë e flasin çudira edhe për këtë projekt që folëm sot përsëri, sepse është në projekt themelor për Shqipërinë e 2030 dhe unë nuk dua t’i kushtoj sekonda atyre që thonë duan të vënë në kontroll SPAK, janë trembur nga SPAK, duan të sabotojnë SPAK, se këto janë broçkulla që ma ha mendja as në skeçet e estradave komuniste nuk do pranoheshin për humor se janë shumë të trasha, por atyre që në një farë mënyre e mendojnë seriozisht dhe thonë, po mirë, pse u kujtua Edi Rama, 11 vjet për të luftuar korrupsionin, c’punë ka Parlamenti me sistemin e drejtësisë, u them hapeni, përpiquni ta lexoni, është shumë i gjatë, shumë voluminoz raporti i skanimit të thelluar të Bashkimit Europian dhe aty janë faktet reale, janë faktet reale qoftë për sa është luftuar, qoftë për si është luftuar dhe qoftë për sa pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Europian që ne duhet ti plotësojmë deri në 2030 nëse duam të bëhemi anëtarë, janë për sistemin e drejtësisë, e dini sa janë? Janë më shumë se sa gjysma. Atëherë, si mundet ne të mos marrim përsëri iniciativën, si mundet ne të mos krijojmë një kapacitet institucional që i mungon Shqipërisë dhe që i duhet pikërisht në këtë fazë, në parlament, një udhëkryq ku të gjitha rrugët e institucioneve bashkohen e ku të gjitha institucionet flasin, dëgjohen, ndërveprojnë koordinohen e Parlamenti i shqiptareve ua shpalos shqiptarëve. Ky është plani që duhet ta ndjekë çdo institucion.
Kush duhet t’ia thotë një pushteti të pavarur, apo një institucioni në sistemin e drejtësisë, shiko se je mbrapa me procesin. Skuadra kombëtare e Shqipërisë që shkon në Bruksel ka një mori përfaqësuesish që vijnë nga të treja pushtetet. Ata janë ta pavarur këtu. Vetëm Parlamenti mund ta bëjë këtë gjë. Ndërkohë që unë di të them një gjë. Këtë di ta them me siguri./ZËRI
'Sa do rrimë në pushtet? Pse mos rrimë 100?'/ Rama "mesazh" PD: Atë që të bën PS... nuk ka as tërmet, as breshër
TIRANË-Në kongresin e Partisë Socialiste, Rama foli për një orientim të ri të partisë që është burim i qeverisë. Rama në fjalën e ti "shigjetoji" edhe opozitë, e cila shpesh herë ka ngritur akuza për vjedhje votash. Kreu i qeverisë u shperh se ka vend të mendohet për vjedhje, pasi Partia Socialiste ka bërë shumë gjëra. I gjithë burimi i PS, sipas Ramës është organizimi i saj.
Edi Rama: Prandaj edhe këta të shkretët që u plakën me laps në vesh, në veshin që nuk mbush dhe me sy në vrimën që nuk mbushet duke luftuar ekraneve me PS dhe me mua janë të dëuar të zhgënjehen sa herë numërohen votat. Flasin për vjedhje votash dhe nuk janë faj në fakt sepse atë që të bën PS nuk ka as tërmet as breshër që ta bën kur i del përballë. Me vjen mirë që në listën e kandidatëve nuk ka asnjë drejtor. O drejtor, o pjesë e Asamblesë! Kjo masë duhet të kuptohet vetëm si pjesë e një fillimi të ri në rrugën e ndërtimit të PS në Shqipërinë e 2030. Rinia dhe Pandi Majko duhet ta mbajnë PS në këmbë. Do thonë pse sa do rrimë në pushtet? Pse mos rrimë 100? Kush na e ndalon?! Siç e vini re në këtë fjalë, pjesa dërrmuese është për organizimin e partisë, jo për qeverinë. Këtu është burimi i gjithë energjisë tonë. Po u lodh partia, nuk vrapon qeveria. Po vrapoi partia, qeveria nuk ka rrugë tjetër. Programe kanë të gjithë, edhe shumë më të bukura se ne. Se kush nuk ka gjë në dorë, mund të premtojë qiellin dhe tokën. Fuqizimi i PS në këtë fazë vendimtare dhe qeverisja në mandatin e 4, do të jemi çdo ditë ballë për ballë do të vulosim fundin e historisë së gjatë për ta parë diellin të lindë andej nga perëndon.
PJESË NGA FJALA E PLOTË E RAMËS:
Motra dhe vëllezër, më vjen sinqerisht mirë që falë një pune të mirë të bërë, në radhë të parë, nga sekretari i përgjithshëm, ka filluar një proces ripërtëritës për së mbari i Partisë Socialiste. Fushata e anëtarësimeve, e cila do të rifillojë në shtator dhe do të vazhdojë deri të premten e fundit përpara breshërit të madh për ata që presin të dalë dielli në zgjedhjet e ardhshme, ka prodhuar fakte shumë pozitive, jo thjesht në aspektin e numrit të anëtarësisë së regjistruar dhe të verifikuar, duke pastruar shumë nga emrat e mbetur në databazë për arsye të ndryshme dhe ka prekur tavanin e 100 mijë anëtarëve dhe anëtareve apo jo thjesht për raportet e përmirësuara gjinore apo moshore që i patë në raportimin e Blendit, por mbi të gjitha për provën e prekshme të gatishmërisë së njerëzve për tu bashkuar me Partinë Socialiste, gjë që e kanë konstatuar të gjithë drejtuesit. Unë për vete nuk kam pasur asnjë dyshim dhe e kam thënë gjithnjë, mjafton tu trokisni në derë, tu trokasin në derë dhe pastaj tu hapin portat dhe asnjë njeri normal në Shqipëri, që e ka një fije dëshire të angazhohet kuptohet, nuk i thotë jo Partisë Socialiste. E kam pasur gjithnjë këtë bindje sepse, ndryshe nga të tjerë, unë kam shumë besim tek nuhatja politike e shqiptarëve të cilët kujtojnë se janë ekspertë të futbollit por në fakt janë shumë më tepër ekspertë politikë që u japin ujin në bisht të lugës të gjithë atyre komentatorëve të lodhur politikë të kanaleve të portaleve. Prandaj, dhe këta të shkretët që u plakën me laps këtu në vesh, si llogaritarë të gabuar, në veshin që nuk mbush dhe me sy në vrimën që nuk mbushet, duke luftuar ekraneve me Partinë Socialiste e sidomos me mua personalisht, janë të dënuar të zhgënjehen sa herë numërohen votat. Do të bëhen pastaj qesharakë duke folur për vjedhje, për blerje votash dhe nuk kanë faj në fakt, se atë që të bën Partia Socialiste nuk ka as tërmet e as breshër që ta bën kur i del përballë.
Më vjen shumë mirë, po ashtu, që në listën e kandidateve për Asamblenë e re Kombëtare që do të votohen sot nuk ka asnjë drejtor dhe nëse padashje ka mbetur ndonjë pa u fshirë nga lista, i bëj thirrje vigjilencës së delegatëve që njohin drejtorët më mirë seç njohin ministrat që të mos ta hedhin votën kot. Kjo nuk është masë e vendosur në Kryesi për të ndëshkuar ndonjërin por natyrisht, në respekt të kujtdo që bën edhe rolin e drejtorit që është dhe njëkohësisht, në një pjesë të rasteve anëtar i kësaj partie, nuk i është ndaluar kandidimi por është dhënë mundësia ose drejtor ose anëtar i Asamblesë Kombëtare. Edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe drejtor, nuk na mbetet tjetër përveçse të marrësh me vete edhe shoferin, meqë lodhesh shumë duke bërë dy punë.
Kjo masë duhet të kuptohet vetëm si pjesë e një fillimi të ri në rrugën e ndërtimit të Partisë Socialiste të 2030, jo vetëm për Shqipërinë e 2030 por edhe për dekadën tjetër të gjeneratës tjetër, kur unë dhe të tjerë këtu do jemi tërhequr në organizatat e katundeve por rinia dhe Pandi Majko do duhet ta mbajnë Partinë Socialiste në këmbë dhe do duhet ta mbajnë Partinë Socialiste në udhëheqje.
Do thoni ju “Po pse, sa do rrimë ne në pushtet, 50 vjet?”
Po pse të mos rrimë 100, kush na e ndalon, kush na e ndalon? Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Muço Kapedani-thoshte profesor Et’hem Ruka që e përshëndes me mall.
Siç e vini re, në këtë fjalë, pjesa dërrmuese është për orientimin e ri organizativ të partisë dhe jo për punët e qeverisë. Jo pa qëllim natyrisht por sepse këtu në parti është burimi, burimi i gjithë energjisë tonë qeverisëse. Po u lodh partia nuk vrapon qeveria. Po vrapoi partia, qeveria nuk ka rrugë tjetër. Këtu në parti projektohet dhe pastaj, përmes forcës së kësaj partie, realizohet fitorja që na jep mundësinë të çojmë përpara të gjithë programet qeverisëse.
Programe kanë të gjithë, të tjerët i kanë më të bukura se ne, patjetër, se kush nuk ka gjë në dorë mund të premtojë qiellin dhe tokën. Këtu në parti ushqehet fryma reformuese dhe transformuese e të gjithë përfaqësuesve tanë në parlament dhe në qeveri. Fuqizimi i mëtejshëm i Partisë Socialiste në këtë fazë vendimtare për vendin tonë por edhe për cilësinë, për cilësinë e veçantë që duhet të ketë ligjbërja dhe qeverisja në mandatin e katërt sepse në mandatin e katërt do të jemi çdo ditë ballë për ballë me palën tjetër në Bruksel për të arritur të vulosim, më në fund, fundin e historisë së gjatë të përpjekjes shqiptare për ta parë diellin të lindë andej nga perëndon e jo me sytë e një populli që është përjashtuar nga perëndimi, por me sytë e një populli që është pjesë e zemrës së perëndimit.
Dhe siç bëmë në vitin 2011 kur ngritëm pas një goditje sado të diskutueshme, por që na bëri shumë mirë, se ndryshimi ynë nga të tjerët është që ne edhe kur nuk goditemi nga të tjerët, godasim njëri tjetrin që të ndihemi në lëvizje. Dhe në 2011 ngritëm makinerinë elektorale që nuk ka njohur më asnjë humbje në 9 zgjedhje radhazi./ZËRI
Pak humor në Kongres! Rama "zgjedh pasardhësin" në PS: Helena, do jesh këtu ku jam unë! Majko qesh
TIRANË-Kreu i Partisë Socialiste nuk ka kursyer edhe batutat gjatë fjalimit të tij para socialistëve në Kongresin e sotëm. Rama komentoi fjalimin e parë në Kongres të anëtares së re të PS, Helenës, të cilën e cilësoi si një udhëheqëse e ardhshme e partisë. Mes batutash, ai tha se ndoshta nuk do të jetë në këtë botë kur kjo të ndodhë, por u shpreh se Pandeli Majko, për të cilin tha se është i pavdekshmi i PS-së, do të jetë gjallë. Më tej shtoi se Majko do kujtojë parashikimin e Ramës, pas disa vitesh "se kushedi se sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lalin Erin dhe ia gjen varret aty ku do".
Edi Rama: Nëse ka dëshirë të merret me politikë nuk ka asnjë rrugë tjetër nga ata që kanë mësuar përmendësh fjalët, Shqipërinë, integrimin, solidaritetin, njerëzimin. Por merren vetëm me llafe. Ndërkohë që për të bërë betejë bashkë me ne, e për të ngjitur me tutje majat e reja. Parti që thonë fjalë tërheqëse sesi duhet të jetë Shqipëria dhe nëpërmjet lloj-lloj fjeraunësh hedhin lotë krokodili duke premtuar se do ua bëjnë detin kos gjen kudo. Por parti që bën punë të mira është vetëm një, PS! E dashur Helena, e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe me thënë të drejtën u suprizova...se si hera e parë. Bëre vetëm një lapsus në gjithë atë fjalë ishte impresionuese. Unë bëj parashikime të rezultatit të zgjedhjeve dhe më dalin sepse i bëjmë se bashku me grupin që merret me anketimet. Por megjithëse nuk di të bëj parashikime me jetën e dikujt, po ia lejoj vetes një. Ti Helena një ditë më shumë gjasë do të jesh këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS. Me këtë që të thashë sapo ta kam hapur një problem. Nga ky moment hyre e panjohur dhe kur të dalësh do të kesh shumë sy që nuk do të shohin me dashamirësi. Konsideroje si favor sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk ngjitet dot në majë. Do kem dëshmitarë Pandi Majkon kur të mos jem më, se është i vetmi i pavdekshëm kur të mos jem më këtu. Pandi do dëshmojë para gjeneratës X se e ka thënë dikur njëri nga ata, më duket Edi Rama. Se kushedi sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me lali Erin dhe ia gjen varrin atje ku do./ZËRI
'Tjetër të thonë në sy, tjetër të bëjnë pas kurrizit'/ Rama: Kam njohur edhe vetë të tillë, më janë ngjitur
TIRANË-Në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama dha edhe një mesazh që dukej se shigjetonte ish-bashkëpunëtorët e tij. Rama tha se ka njohur shumë të paudhë që tjetër i thonin në sy, e tjetër bënin pas shpine.
Edi Rama: Nëse nuk vini për të votuar këtu, dërgojeni me postë votën tuaj për të vendosur se kush duhet që të drejtojë punën në shtëpinë tonë të përbashkët. "Deputeti që duam" na ka shërbyer si bazë. Në ditët në vijim platforma është e përdorshme për të gjithë të interesuar. Do keni të gjithë kohën për të treguar aftësitë. Sistemi i korrigjuar në bazë të vendimit të GJK krijon më shumë konkurrencë. U jep grave dhe vajzave më shumë mundësi pavarësisht pozicionit në listë. Prandaj i them të mos ngurrojnë nëse diçka i nxit që të guxojnë. Mjafton të mos hapësh televizorin, të mos klikosh emra portalesh dhe ta shohësh Shqipërinë me sytë e lirë të mendjes tënde. Ta sjellësh vështrimin drejt të tashmes dhe të imagjinosh Shqipërinë e nesërme dhe do kuptosh se asgjë nuk është njësoj si dje. Po të ishin të gjithë njësoj edhe Shqipëria do të ishte njësoj. Por Shqipëria është ndryshe se edhe ne jemi ndryshe. Mjafton ta bësh këtë ushtrim dhe jo vetëm ta kuptosh këtë që thashë, por kupton sa më shumë mund të ndryshojë Shqipëria. Nuk ka asnjë derë tjetër që bën punë. Pazari i politikës ka plot dyqane, por PS e ka një mundësi reale. Jo se PS është pa probleme, nuk e them dot, kemi plot probleme dhe ne. Jo se në PS nuk ka njerëz që tjetër të thonë në sy, tjetër të bëjnë pas kurrizit. Kam njohur edhe vetë të tjerë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do të habitej po tregoja se çfarë më thoshin në sy, e çfarë më bënin pas shpine. Dhe kur kanë arritur të ngjiten, e të më ngjiten edhe mua këtu...ku sidoqoftë është lart merre me mend sa nga këta ka më poshtë. Deri aty ku këta njerëz duhet të nisin rrugën. Por siç them këto, them: Besojeni! PS është e vetmja rrugë për ju!
PJESË NGA FJALA E PLOTË E RAMËS:
Sot nga kjo foltore e socialistëve dhe e progresistëve të Shqipërisë dua t’ju them të gjithë shqiptarëve që duam ta çojnë Shqipërinë bashkë me mua dhe PS në majën sfiduese të 2030, shqiptarëve që duan të japin dorën e tyre për ta ngritur në oborrin e Shteteve të Bashkuara të Europës në Bruksel flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në fund të këtij 10 vjeçari. Shqiptarët që e duan Shqipërinë kampione me nam të rajonit në turizëm, prodhuese të gjelbër dhe eksportuese neto të energjisë, pikë referimi në gjithë rajonin për rritjen e pandërprerë ekonomike dhe sociale, shqiptarëve që e duan Shqipërinë Europën e Ballkanit në kuptimin e plotë të fjalës: merrni iniciativën, hidheni hapin tuaj, kërkojini PS që ta vlerësojë mundësinë e kandidimit tuaj për deputet dhe deputete të legjislaturës së ardhshme së Kuvendit të Shqipërisë. Mandati ynë i katërt do jetë mandati pathyeshmërisë së sigurtë të progresit te pandalshëm, mandati i mbledhjes së shumë fryteve të tjera të punës së gjatë e të vështirë të këtyre viteve në drejtimin e Shqipërisë. Mandati i një pune të jashtëzakonshme për nga volumi dhe nga sfidat për ta kapërcyer kthesën e madhe historike që nisëm një dekadë më parë dhe për ta mbyllur me sukses procesin e negociatave të anëtarësimit në BE
Kuvendit të ri nuk do i mjaftojë vetëm përvoja e domosdoshme e deputetëve me vjetërsi, e deputetëve me ndërgjegje, e deputetëve me përgjegjshmëri në përfaqësimin e PS por do t’i duhen dijet, do t’i duhen aftësitë do t’i duhet dëshira e të rinjve që do afrojmë me doemos, me doemos për sprovat e mëdha të mandatit të katërt dhe me të rinj e me të vjetër nuk kam parasysh moshën në regjistrin e gjendjes civile, por njerëz të rinj., figura të reja publike, me eksperienca të ndryshme pune, me energji, me ambicie, me vullnet për Shqipërinë pavarësisht moshës, pavarësisht gjinisë, pavarësisht vendndodhjes, pavarësisht mbiemrit, pavarësisht pasurisë. Kjo vlen për të rinjtë e të rejat, për burrat e gratë e çdo krahine, qyteti apo fshati, në sektorin publik apo në sektorin privat, në botën universitare apo atë të sipërmarrjes, me banim në Shqipëri apo dhe jashtë Shqipërisë dhe më vjen shumë mirë sot që kur bëhet fjalë për shqiptarët jashtë vendit, kjo thirrje e hapur për të gjithë për tu bërë pjesë e skuadrës sonë kombëtare e cila do të luajë për ti fituar që të gjitha garat në të 12-të qarqet e Shqipërisë, bëhet edhe nga pozita e një tjetër zotimi të mbajtur të Partisë Socialiste. Për herë të parë, shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ku punojnë, falë vulosjes së kësaj të drejte në Kodin zgjedhor të miratuar nga parlamenti pak ditë më parë.
I përshëndes delegatët e ardhur ngas jashtë. Në radhë të parë ata nga Greqia që besnikërisht, besnikërisht prej vitesh janë këtu të pranishëm në çdo Kongres të Partisë Socialiste dhe u them që sot, më në fund, ndjehem mirë përpara jush dhe përmes jush përcjell ndjenjën time të respektit dhe mirënjohjes më të thellë atyre mijëra shqiptarëve në Greqi dhe në Itali të cilët më dhuruan një energji të jashtëzakonshme, një energji të atillë që të bën të duket çdo mal i kapërcyeshëm dhe çdo horizont i arritshëm. Shumë faleminderit.
Shqiptarët e Europës dhe më gjerë janë kontributorë të mëdhenj në ekonominë kombëtare prej 30 e kusur vitesh dhe me ligj e me zakon duhet që prej kohësh ta gëzonin e ta ushtronin, sipas dëshirës, të drejtën e zgjedhjes për rrugën dhe për udhëheqjen e Shqipërisë. Fatkeqësisht, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve tona të vazhdueshme, sanksionimi i kësaj të drejtë në ligjin e zgjedhjeve mori një kohë të gjatë, në mungesë të votave të nevojshme për konsensusin politik që ai ligj kërkon por kurrë nuk është vonë për të vënë në vend një të drejtë dhe shqiptarëve të Greqisë, Italisë, Europës dhe Amerikës u them sot i lehtësuar “Bujrum. Shqipëria është shtëpia juaj jo vetëm për të ndihmuar por edhe për të votuar dhe nëse nuk vini për të votuar këtu, dërgojeni votën tuaj me postë për të vendosur së bashku si një familje e madhe se kush dhe si duhet t’i drejtojë dhe t’i ndjekë punët e shtëpisë sonë të përbashkët të atdheut tonë”.
Eksperienca e parë e platformës digjitale “Deputeti që Duam” e cila u bë publike nga Partia Socialiste si një ftesë e hapur përpara zgjedhjeve të shkuara na ka shërbyer si bazë për zhvillimin e platformës së re që Bora sapo prezantoi. Në ditët në vijim, platforma është e përdorshme për të gjithë të interesuarit. E gjithë kjo periudhë kohe përpara shpalljes së formacionit kombëtar të deputetëve të mandatit të katërt, në prag të zgjedhjeve të ardhshme do të shërbejë për tu dhënë aplikantëve mundësinë të organizojnë aktivitetin e tyre pranë strukturave të partisë ose jo. Ata do të kenë të gjithë kohën për të treguar aftësitë e tyre duke komunikuar, duke krijuar mbështetje, ndërtuar profilin e nevojshëm konkurrues në komunitetet dhe grupet përkatëse si dhe në rrjetet sociale, natyrisht.
Sistemi i korrigjuar, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, krijon dhe më shumë konkurrencë dhe u jep grave e vajzave po ashtu, një hapësirë të plotë konkurrimi mes veti, pavarësisht pozicionit të tyre fillestar në listë. Prandaj, u them grave dhe vajzave të mos ngurrojnë nëse diçka këtu në kraharor i thërret dhe i nxit që të guxojnë. Mosbesimi, skepticizmi, cinizmi për këtë iniciativë novatore, e cila buron nga nevoja dhe nga vetëdija për peshën e jashtëzakonshme të sprovave të një shumice qeverisëse si e jona nuk janë këshilltarë të mirë.
Fatkeqësisht, këta këshilltarë të këqij, frenues dhe denigrues të dëshirës për tu angazhuar në politikë i gjen kudo, mjafton të hapësh gojën dhe ta thuash dëshirën dhe i ke në fyt. Mjafton të hapësh televizorin dhe të ndjekësh një debat politik dhe i ke këtu në stomak, mjafton të hapësh një portal dhe i ke nëpër trup si një lukuni insektesh që të pickojnë, helmojnë gjakun duke ta bërë politikën një skëterrë ku ka vetëm kafshëri, babëzi dhe batërdi dhe ku të gjithë janë njësoj, dreqër me brirë por mjafton, po ashtu, të mos e ndash me ta dëshirën tënde për tu angazhuar, të mos e hapësh televizionin për të parë debate politike, të mos klikosh në ekranin e celularit emra portalesh dhe ta shohësh Shqipërinë me sytë e lirë të mendjes tënde, ta hedhësh vështrimin jo shumë larg, deri 10 vjet më parë dhe ta sjellësh atë vështrim drejt të tashmes për ta kthyer pastaj nga e ardhmja me fuqinë e imagjinatës tënde për Shqipërinë që do nesër dhe do kuptosh se asgjë, absolutisht asgjë, nuk është njësoj si dje dhe se nuk janë të gjithë njësoj absolutisht sepse po të ishin të gjithë njësoj, edhe Shqipëria do të ishte po njësoj, por sepse ne jemi ndryshe edhe Shqipëria është ndryshe dhe nëse Shqipëria nuk është aq ndryshe sa ne duam, atëherë jemi ne që duhet të ndryshojmë aq sa duhet.
Mjafton ta bësh këtë ushtrim dhe jo vetëm do ta kuptosh këtë që thashë por do kuptosh sesa shumë akoma mund të ndryshojë Shqipëria dhe mjafton ta kuptosh këtë për të mos e mbytur dëshirën tënde në lumin e cinizmit, skepticizmit, mosbesimit dhe për ta hedhur hapin e parë duke trokitur në derën e kësaj shtëpie të madhe, ku patjetër është pak por e sigurt, nuk do ta gjesh të shtruar por ku me besim tek vetja, me këmbëngulje dhe me durim do ta gjesh me siguri më herët a më vonë vendin që të takon.
Shikoje platformës “Deputeti që Duam” si një derë të re të Partisë Socialiste ku mund të trokasësh pa ndërmjetës, pa frikën se nuk të hapet apo se po tu hap të del ndonjë i shëndoshur dhe i përgjumur dhe të thotë “Çfarë do mo vëlla, ik ore vëlla, ahu, ik se kemi punë”. Regjistro emrin, shprehe dëshirën tënde dhe mos prit por fillo organizohu që të dalësh në pah, duke përdorur mjetet që sugjeron platforma dhe sigurisht që gjatë gjithë kohës ne do jemi në kontakt.
Unë nuk i siguroj dot ata të cilëve po u drejtohem se do bëhen deputetë sepse i takon secilit ë bindë njerëz, të bëjë ndjekës, të provojë se mund ta përfaqësojë denjësisht këtë parti duke sjellë vota për skuadrën tonë por unë i siguroj që nëse dikush ka dëshirë të angazhohet, të merret me politikë dhe të bëhet deri dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë që nga viti i ardhshëm apo të marrë të tjera përgjegjësi në nivele të ndryshme, siç ka ndodhur me platformën e 2021, nuk ka asnjë derë tjetër që bën punë, asnjë.
Pazari i politikës ka plot dyqane por Partia Socialiste është e vetmja derë ku kush do të hedhë një hap për tu angazhuar, e ka një mundësi reale, jo sepse Partia Socialiste është një shtëpi pa probleme, nuk e them dot, kemi plot probleme dhe ne, jo se në Partinë Socialiste nuk ka njerëz që tjetër thonë në sy dhe tjetër të bëjnë pas kurrizit, as këtë nuk e them dot. I kam njohur dhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do të habitej po të tregoja se çfarë më thoshin në sy dhe se çfarë më bënin pas shpine dhe kur kanë arritur të ngjiten, po jo vetëm të ngjiten por edhe të më ngjiten edhe mua këtu ku sidoqoftë është lart, merreni me mend sesa nga këta ka më poshtë, deri aty ku këta njerëz të cilëve po u drejtohem duhet të nisin rrugëve.
Por ama, siç ju them këto ashtu siç janë, unë jam po ai që them “Besojeni, besojeni. Partia Socialiste është e vetmja rrugë për ju”. Partia Socialiste është e vetmja rrugë për çdo të ri e të re, qoftë 20, qoftë 30, qoftë 60 si puna ime, nëse ka vërtetë dëshirë të merret me politikë nuk ka asnjë rrugë tjetër për tu dalluar nga ata që i kanë mësuar përmendësh fjalët për Shqipërinë, integrimin, progresin, zhvillimin, solidaritetin, njerëzimin por merren vetëm me llafe ndërkohë që për të bërë betejë bashkë me ne e për t’i ngjitur më tutje majat e reja dhe përtej asaj të 2030 që jeta jote të marrë një kuptim të mirë duke bërë punë të mira dhe për të tjerët dhe që vendi ynë, Shqipëria të bëhet më në fund si e gjithë Europa dhe të bëjë krenarë këdo për veten e tij si anëtar i një partie, është vetëm dhe vetëm kjo familje e madhe shqiptarësh që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë.
Parti që thonë fjalë tërheqëse për si duhet të jetë Shqipëria dhe që nëpërmjet lloj-lloj firaunësh derdhin lotë krokodili ditë-natë për shqiptarët duke premtuar që tua bëjnë detin kos, gjejnë kollaj por parti që bën punë të mira dhe derdh përditë energji ndërtimtare për Shqipëri ka vetëm një, Partia Socialiste e Shqipërisë./ZËRI
Deputeti i përlotur? Rama jep lajmin: Vullnet Sina më tha që dëshiron ta mbyllë angazhimin me PS

TIRANË-Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh kritik për deputetë të cilët këtë mandat nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e tij. Por një prej tyre e ka veçuar. Gjatë mbledhjes së Kongresit, Rama tha se Vullnet Sina ka bërë shumë, por paralajmëroi edhe largimin e këtij të fundit nga politika. Teksa Rama fliste, Sina u përlot.
Edi Rama: Fatmirësisht i kemi deputetët pa të cilët kemi arritur shumëcka në këtë mandat të tretë dhe I kemi dhe deputetët që nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendime, e as kur duhet ti japin këmbëve për të takuar zgjedhësit. Vullnet Sina është njëri prej tyre. I ka në rregull punët e veta, do të thuhej në kafene. Por Vullneti I ka pasur në rregull edhe më përpara. Nuk është I vetmi por se paradisakohësh më tha se dëshiron të mbyllë angazhimin e tij. Kurrë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale por nuk e ka pasur problem të më shkruaj pas mesnate duke u kthyer I lodhur në një nga zonat më të thella e të vështira ku ka bërë më shumë se qeveria. Shembull të tillë nuk na mungojnë. Mbi shembuj të tillë do të ndërtojmë skuadrën e radhës, ku do të hyjmë jo thjesht për të marrë mandatin e katërt por për të marrë fitoren më shembullore.
PJESË NGA FJALA E PLOTË E RAMËS:
Ndjesë po ashtu kujtdo ndër deputetët të cilëve nuk u takojnë këto fjalë sepse fatmirësisht nuk janë të gjithë kështu, nuk janë të gjithë dembelë dhe moskokëçarës ndaj detyrave që ose e nderojnë deputetin bashkë me Partinë Socialiste në sytë e zgjedhësve ose e turpërojnë deputetin por edhe PS në sytë e gjithë njerëzve. Fatmirësisht i kemi deputetët pa të cilët nuk do kishim arritur shumëçka në këtë mandat të tretë dhe i kemi dhe deputetët të cilët nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendimet, as kur duhet tu japin këmbëve për të takuar zgjedhësit. Vullnet Sina është njëri prej tyre, i ka në rregull punët e veta do thuhet nëper kafene por në fakt Vullneti rregull kishte edhe pa hyrë fare në skuadrën tonë, nuk është i vetmi kurrsesi, por ia zura emrin se para disa kohësh më tha se dëshiron ta mbyllë angazhimin e tij. Kurrë, asnjëherë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale, por ama se ka patur problem të më shkruajë dhe pas mesnate duke u kthyer i lodhur nga dita e gjatë në një prej zonave më të varfra dhe më të vështira ku ka bërë atje sa një qeveri e tërë për njerëzit. Mbi shembujt e tillë që nuk na mungojnë, por e bëjnë punën e madhe pa bujën më të vogël do ndërtojmë dhe skuadrën e re kombëtare për ndeshjen elektorale të radhës ku do të hyjmë jo për të marrë thjeshtë mandatin e katërt radhazi, por për fitoren më shembullore të të gjithë serisë së pandërprerë të fitoreve tona.
Në kongresin e mbajtur, kryeministri Edi Rama paralajmëroi figura të reja dhe për një skuadër të re deputetësh me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 2025 për një mandat të katërt të qeverisë./ZËRI
Rama kërkon ndjesë: Ka deputetë që s'dalin në terren! Sulmojnë kolegët nga portalet...por s'janë të gjithë kështu

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nuk kurseu as kritikat për disa nga deputetët e Partisë Socialiste gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste. Rama kërkoi ndjesë në emër të të gjithë deputetëve që nuk kanë përmbushur detyrimet dhe nuk kanë bërë munën e tyre. Pa përmendur emra, kreu i qeverisë kritikoi deputetët që thjesht e kanë shoqëruar, apo ata që kanë folur vetëm një herë nga Foltorja. Madje sipas tij shumë prej tyre kanë portale.
Edi Rama: Nuk rri dot rehat kur ata që ma kanë bërë këtë nder nuk janë dot rehat në atë orë. Nuk është çështje natyre, por çështje detyre. U kërkoj ndjesë të gjithëve në këtë sallë, të gjithë atyre që kanë dhënë mundin e tyre që një grusht njerëzish të jenë këtu sot si deputetë. Kërkoj ndjesë për ata deputetë që nuk e kanë përmbushur akoma as minimumin etik të paraqitjes në kohë në punën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve. Kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin në popull për të më shoqëruar mua kur shokj në zonën e tyre. Apo kur shkojnë në organizata për të bërë foto prezence. Kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri kur trokasin në zyrat e shtetit vetëm për punët e tyre. Apo edhe për ata që kur kanë zbritur në sallë, duken në Foltore njëherë në hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga hëna, ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë vetëm me njëri-tjetrit për thashethemet e portaleve për qeverinë. Ndjesë edhe për ata që bëjnë komentatorin e kolegëve dhe të qajnë hallet e kolegëve me dashakeqës të kësaj shtëpie. Apo të gjuajnë brenda shtëpisë nga frëngjitë e disa pocaqi kanale dhe portale, duke hedhur gurin dhe duke fshehur dorën. Fatmirësisht nuk janë të gjithë kështu. Nuk janë të gjithë dembelë!
PJESË NGA FJALA E PLOTË E RAMËS:
Kjo vlen për çdo deputet, pa dallim, por mbi të gjitha kjo duhet të vlejë për këdo që merr vlerësimin dhe që ka nderin të jetë deputet i partisë më të madhe, më të besuar dhe më fitimtare të shqiptarëve, të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Të jesh deputet i kësaj partie është diçka që unë personalisht e konsideroj një privilegj të pakrahasueshëm me asnjë privilegj tjetër dhe të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve është për mua një borxh i jashtëzakonshëm i cili nuk lahet dot kurrë deri në fund.
Atyre që më pyesnin shpesh ku e gjen gjithë këtë energji dhe burim, zakonisht ua kthej me një buzëqeshje, por në fakt dua tu them që unë nuk kam sesi rri dot as një orë rehat përderisa ndër ata që mua ma kanë bërë këtë nder ka shumë që nuk janë dot rehat në atë orë. Dhe kjo nuk është çështje natyre, kjo është çështje detyre. Prandaj dhe dua tu kërkoj ndjesë sot të gjithë atyre në këtë sallë dhe jashtë saj që deputet nuk janë, por që kanë investuar mundin e tyre dhe kanë dhënë votën e tyre që një grusht njerëzish të kësaj përfaqësie të madhe të PS të jenë këtu sot si deputet. Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputet që janë këtu të ulur mes nesh, që nuk e kanë përmbushur akoma as minimumin etik të paraqitjes në kohë dhe në çdo kohë në detyrën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve, më mirë, shumë më mirë sesa shumica dërrmuese e shqiptarëve.
Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua kur shkoj në zonën e tyre apo që shkojnë në organizatat e partisë vetëm për të bërë një fotografi prezence kur zhvillohet një fushatë anëtarësimesh.
Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin në zyrat e shtetit për punët e tyre, të familjes tyre, të tarafit të tyre apo edhe për ata deputetë që qysh se kanë zbritur në sallë nga tryeza e qeverisë duken në foltoren e Kuvendit një herë në Hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga Hëna. Ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë vetëm me njëri tjetrin, natyrisht për vatanin, por kryesisht për të rejat e fundit nga portalet e thashethemeve për qeverinë.
Një ndjesë të veçantë edhe për disa që u është bërë ves që të bëjnë komentatorin e kolegëve dhe të qajnë halle karriere më dashakeqë lloj-lloj ndaj kësaj shtëpie apo të gjuajnë brenda shtëpisë nga frëngjitë e disa pocaqi kanaleve dhe portaleve duke hedhur gurin dhe duke fshehur dorën, por duke harruar jashtë gjuhën e tyre që nuk pushon.
Ndjesë po ashtu kujtdo ndër deputetët të cilëve nuk u takojnë këto fjalë sepse fatmirësisht nuk janë të gjithë kështu, nuk janë të gjithë dembelë dhe moskokëçarës ndaj detyrave që ose e nderojnë deputetin bashkë me Partinë Socialiste në sytë e zgjedhësve ose e turpërojnë deputetin por edhe PS në sytë e gjithë njerëzve. Fatmirësisht i kemi deputetët pa të cilët nuk do kishim arritur shumëçka në këtë mandat të tretë dhe i kemi dhe deputetët të cilët nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendimet, as kur duhet tu japin këmbëve për të takuar zgjedhësit./ZËRI
"A je në terezi ti?"/ Bora Muzhaqi tregon si u bë deputete: U bëra meme, kisha shumë emocione
TIRANË-Partia Socialiste ka prezantuar në Kongres platformën ‘Deputeti që Duam’. Prezantimi i platformës u bë nga ministrja Bora Muzhaqi, një figurë e zgjedhur jo rastësisht për të lançuar këtë nisëm, pasi vetë Muzhaqi është zgjedhur nga një platformë e tillë për të kandiduar si deputete në zgjedhjet parlamentare 2021, ndërsa sot mban postin e ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Muzhaqi theksoi se “shumë prej atyre që i duhen Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030, e dyshojnë angazhimin partiak, mendojnë se politika është vetëm për politikanët që gabimisht besohet se janë të gjithë njësoj”. Megjithatë, ajo shprehu bindjen se “mund t’ia dalësh dhe se asgjë nuk është më e fortë sesa qëllimet e pastra dhe e vërteta e punëve të mira” dhe kjo është fuqia që motivon platformën "Deputeti që Duam".
Bora Muzhaqi: Nuk erdha për t'u marrë me politikë, por sepse e ndjeva. Pashë platformën deputeti që dua, doja ta pravoja. Mjedisi ynë nuk është më motivuesi i mundshmë për të till aventura. Sepse këdo që pyesja më shihte gjithë kohës sikur je budalla në rastin më të keq, apo sikur je bërë për keqardhje. "A je në terezi që i beson këta? Po pse o goc bëhesh fasadë kot për lojrat e këtyre? Këta janë të gjithë njësoj". Megjithatë thashë ta provoj! U regjistrova në platformë dhe ja ku jam sot. U bëra e njohur fillimisht nga memet e krijuara fillimisht nga emocionet. Herët e para më dukeshin si gryka zjarri nga një skuadër pushkatimi. Nuk më mungoi mbështetja e kryeministrit që më thoshte: Ti bëj punën, me kamerat dhe publikun do mësohesh natyrshëm. Kështu ndodhi! E falenderoj me mirënjohje!
Ç'do ndodhë sot? Spiropali në Kongresin e PS: Ka shumë dilema, se kush ikën dhe kush vjen

TIRANË- Ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por ministria e Partisë Socialiste për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar hamendësimet për ndryshimet që mund të bëhen sot në strukturën e PS. Në fjalën e saj në Kongresin që po mbahet sot, Spiropali tha se PS duhet të ribëjë vetëveten.
"Jemi e vetmja alternativë që e dimë se çfarë duhet, miq e kundërshtarë indiferentë ne të tjerë kam pritshmëri se çfarë do të ndodhë sot, vendimet ndikojnë në jetën e çdo individi dhje jetën e vendit. Dëshmon jo vetëm rëndësinë e PS por edhe peshën e jashtëzakonshme të përgjegjësisë që pos ka në veprimtarinë e saj. Shumë horoskopë kanë hamendësuar se çfarë do të ndodhë sot, se kush ikën dhe kush vjen, ka shumë dilema nga publiku nëse do të notojmë në të njëjtat ujëra apo do të ndryshojmë me guxim dhe kurajë. Do të mbetemi robër të vetëkënaqësisë si zgjedhje e vetme apo do të ofrojmë zgjidhje të reja dre3jt stacionit të afërt të zgjedhjeve të përgjithshme,"-u shpreh Spiropali./ZËRI
Kongresi i PS/ Socialistët në SPAK, Spiropali: Kush s'ka faj i "hapet dera" e mbyllur përkohësisht

TIRANË- Ministrja e Partisë Socialiste për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali mbajti fjalën në Kongresin e PS. Në fjalën e saj, ministrja u ndal gjatë tek socialistët që kanë përfunduar të dënuar, ose të gjykuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Edhe njëherë, ajo u shpreh se përballjet me drejtësinë të të gjithë anëtarëve të PS-së janë përgjegjësi individuale, pasi sipas saj, kush ka gabuar me dashje duhet të paguajë.
Por shtoi se të gjithë ata që shpallen të pafajshëm, e kanë të hapur derën e mbyllur (përkohësisht) të Partisë Socialiste.
"Kemi rikthyer në jetë drejtësinë. Ka një listë jo të vogël me kolegë, miq dhe ish-kolegë që kanë bast personal me drejtësinë. është shumë e rëndë, por e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale. Jam shumë e ndërgjegjshme se ka shumë më shumë perceptim, sesa të vërtetë në shkallën e depërtimit të korrupsionit në nivele të ndryshme të qeverisjes. Nuk ka asnjë të vërtetë në perceptimin publik se e gjithë klasa e qeverisjes është njëlloj dhe njëlloj vulnerabël ndaj futjes së dorës në fonde publike. Këtë gjë e ndan drejtësia dhe duhet të presim. Kush ka gabuar me qëllim duhet të paguajë për gabimin, kush vërteton të kundërtën e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht. Askush nuk mund të lincohet, denigrohet apo t'i dhunohen të drejtat në emër të gjyqeve popullore. Besimi ynë nuk është tek ndëshkimi me çdo kusht, por tek drejtësia. Duke thënë këtë duhet të kuptojmë se zgjedhjet juridike janë të pamjaftueshme, nëse nuk shoqërohen nga zgjedhje me mjete politike,"-tha Spiropali./ZËRI
Kongresi i PS/ Rama mes dy ish-kryeparlamentarëve, zgjedh pranë vetes Nikollën dhe Ruçin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që sot në Kongresin e Partisë Socialiste të jetë mes dy ish-kryeparlamentarëve. Pranë tij, në punimet e Kongresit ka zgjedhur që të ketë Lindita Nikollën, e cila pak ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i kryeparlamentares. Në anën tjetër, pranë tij është Gramoz Ruçi, i cili ka mbajtur detyrën e kryeparlamentarit derisa dha dorëheqjen nga politika pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021./ZËRI
Kostum i zi, kravatë e kuqe, Rama mbërrin në Kongresin e PS

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku po mbahet sot Kongresi i Partisë Socialiste. I fundit nga socialistët ka mbërritur kryeministri dhe njëherasi kryesocialisti Edi Rama. Siç duket edhe nga pamjet, në këtë takim me socialistët, Rama ka zgjedhur që të vishet i tëri me kostum të zi, me një kravatë të kuqe.
Sigurisht, që si zakonisht, edhe në këtë dalje publike, kishte zgjedhur që të mos shfaqej pa atlete.

Ndërkohë që në dorë mban një dosje, tek e cila me shumë gjasa ka fjalimin që do të mbajë sot.../ZËRI