LIVE UPDATES

Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë "FiBank" me kallash, por kapet "mat" te dera! Zbardhet dëshmia: Jam i zhytur në borxhe

➤Një tentativë grabitjeje e një banke ka ndodhur sot në Tiranë, ku u tentua të vidhet një filial i "FiBank" në Tiranë. ➤Mësohet se autori i pamaskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka arritur të marrë te arka 20 mijë euro. ➤Bardhyl Fusha, 58 vjeç, u fut në bankë me një çantë në dorë, brenda së cilës mbante edhe një kallashnikov. ➤Mësohet se autori ka qëlluar njëherë në ajër me kallashnikov, gjatë tentativës për grabitje, por ai neutralizuar dhe arrestuar te dera. ➤58-vjeçari rezulton sipërmarrës i një kompanie ndërtimi. ➤Ndërkohë, ai ka deklaruar në dëshminë e tij se kishte borxhe ndaj palëve të treta, prandaj ka tentuar grabitjen. 

4 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Tentoi grabitjen e 20 mijë eurove! Ky ështe autori, sipërmarrës në fushën e ndërtimit, dëshmia: Kisha borxhe! (FOTO)

Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
Bardhyl Fusha pas arrestimit

TIRANË- Personi që shihni në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, autori i tentativës së grabitjes së filialit të "FiBank" në Tiranë, ngjarje e ndodhur mesdiën e sotme.

Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë

bardhyl fusha

Mësohet se Bardhyl Fusha është një sipërmarrës në fushën e ndërtimi. Ai rezulton pronar "2D Construction" shpk, ndërsa burime bëjnë me dije se ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash.

Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
bardhyl fusha-pronar i "2D Construction" shpk

Ndërkohë, në dëshminë e tij, ai deklaruar se grabitjen e ka kryer për shkak të borxheve që u ka personave të tjerë. 

"Jam ndërtues. Kisha detyrime për të shlyer për të shklyer. Kam detyrime ndaj paleve te treta, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”, kështu ka deklaruar autori i cili dështoi të grabiste 20 milionë lekë në filialin e FiBank në zonën e ish parkut të autobusëve në Tiranë.

Dinamika e grabitjes

Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha është futur i pamaskuar në ambientet e bankës dhe me një çantë në dorë, ku brenda saj kishte një armë kallashnikov. Menjëherë sapo është futur brenda, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në dysheme. Pas këtij momenti, autori është drejtuar për te arka e bankës, ku mësohet se ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash, siç shihet edhe në foto. Mësohet se 58-vjeçari ka marrë shumën prej 20 mijë eurosh, të cilat i ka futur në çantë dhe ka tentuar të largohet. Ndërkohë, një qytetar aty pranë ka arritur të njoftojë policinë ku në kohë rekord patrulla mbërriti dhe kapi autorin e dyshuar i cili po dilte nga dera e bankës. Menjëherë 58-vjeçarit i ëshë sekuestruar çanta ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë tjetër ku u gjet arma e zjarrit, e përdorur në ngjarje./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Autori u fut me kallash dhe mbushi çantën me 20 mijë euro, por u kap në 'çark' te dera, si dështoi tentativa e 58-vjeçarit (FOTO)

Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
vendngjarje-cante me para

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga tentativa e grabitjes së një filiali të 'FiBank' në Tiranë, në zonën e Deliorgjit. Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha është futur i pamaskuar në ambientet e bankës dhe me një çantë në dorë, ku brenda saj kishte një armë kallashnikov. Menjëherë sapo është futur brenda, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në dysheme. 

Pas këtij momenti, autori është drejtuar për te arka e bankës, ku mësohet se ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash, siç shihet edhe në foto. Mësohet se 58-vjeçari ka marrë shumën prej 20 mijë eurosh, të cilat i ka futur në çantë dhe ka tentuar të largohet. 

Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
canta me para

Ndërkohë, një qytetar aty pranë ka arritur të njoftojë policinë ku në kohë rekord patrulla mbërriti dhe kapi autorin e dyshuar i cili po dilte nga dera e bankës. Menjëherë 58-vjeçarit i ëshë sekuestruar çanta ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë tjetër ku u gjet arma e zjarrit, e përdorur në ngjarje. Ndërkohë, policia po këqyr edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar nëse autori a vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Detaje nga tentativa e grabitjes së "FiBank", policia: Autori qëlloi në dysheme teksa po dilte, por u bllokua te dera! si u arrestua 58-vjeçari

Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
Foto ilustruese

TIRANË- Një person i armatosur, i identifikuar si Bardhyl Fusha, ka tentuar të grabisë filialin një filial të "FiBank" në zonën e Delijorgjit në Tiranë. Ndërkohë ka reaguar Policia e Tiranës, e cila ka dhënë detaje për ngjarjen. Sipas bluve të kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, ku dyshohet se 58-vjeçari ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka qëlluar me armë zjarri në dysheme. Si pasojë e të shtënave fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Mësohet se punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë bllokuar autorin brenda derës së filialit. Në këtë moment, 58-vjeçari ka tentuar të manovrojë, duke qëlluar me armë, por xhamat e bankës kanë qenë të blinduar. Bardhyl Fusha është arritur të neutralizohet nga efektivët e policisë dhe është shoqëruar në Komisariat. Ndërkohë, është sekuestuar edhe arma e përdorur nga autori. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

5 MUAJ ME PARE

Tentativë për grabitje te "Fibank"! Autori arrestohet nga policia, qëlloi në vendngjarje, por...gjendet arma (EMRI-FOTO)

Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
vendngjarje-arma e autorit

TIRANË- Një tentativë grabitjeje është shënuar në mes të Tiranës, në zonën e Pallateve Delijorgji, në një bankë të nivelit të dytë, FiBank. Mësohet se autori, i identifikuar si Bardhyl Fusha, ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar njëherë në ajër, gjatë tentativës për grabitje. Sipas informacioneve paraprake, arratia e tij ka zgjatur pak, pasi është kapur në kohë rekord nga policia.

Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
arma e autorit

Arma që shihni në foto është ajo e përdorur nga autori i tentativës për grabitje në degën e FiBank në Tiranë.  Ndërkohë, efektivët në vendin e ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë plumbi./ZËRI

Poll

MOS HUMB