LIVE UPDATES

PD PROTESTON! Berisha ndez tubimin, molotov e fishekëzjarre drejt Kryeministrisë! Kuvendi në 'flakë', efektivë të lënduar

➤Sot u mbajt protesta e tretë kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike! ➤Mbi 1 mijë e 300 policë u vendosën në terren me qëllim mbarëvajtjen e protestës. ➤Berisha shkoi në selinë e PD dhe më pas u nis drejt bulevardit për protestën ku e prisnin militantët. ➤Pas fjalës së kryedemokratit, protestuesit hodhën molotovë e fishekzjarre drejt Kryeministrisë. ➤Situata u agravua para Parlametit, aty ku u zhvendos protesta. ➤Mes efektivëve u hodh breshëri molotovësh, ku si pasojë katër prej tyre pësuan djegie. ➤Forcat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

9 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Berisha paralajmëron protestë e radhës më 20 shkurt: Mos na provokoni

PD PROTESTON! Berisha ndez tubimin, molotov e fishekëzjarre drejt
Sali Berisha

Sali BerishaVetëpërmbajtja, guximi, qëndrimi paqësor i protestuesve, është qindra herë më i fuqishëm se banditizmi juaj. U them atyre banditëve që goditën protestues, deputetë dhe njerëz me aftësi ndryshe se këtyre guximtarëve u mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritonin. Mos mendoni se durimi nuk ka një fund. Ju garantoj se kjo vetëpërmbajtje, vendosmëri e jona, nuk mund të provokohet dhe provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë. Mirënjohje për çdo qytetar që erdhi nga katër anët. 20 shkurt është dita jonë.

5 MUAJ ME PARE

S' ndalet protesta! Protestuesit rikthehen para Parlamentit, vijon 'lufta' molotov-gaz lotsjellës

PD PROTESTON! Berisha ndez tubimin, molotov e fishekëzjarre drejt
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Është tensionuar sërish situata para parlamentit të Shqipërisë. Protestuesit janë rikthyer sërish.Të udhëhequr nga deputetë e PD, protestuesit janë afruar sërish te gardhi policor përballë parlamentit, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. Edhe këtë herë nuk kanë munguar molotovët e hedhur drejt Parlamentit.

5 MUAJ ME PARE

Breshëria e molotovëve në mes të kordonit të policisë, efektivët pësojnë djegie në trup

PD PROTESTON! Berisha ndez tubimin, molotov e fishekëzjarre drejt
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Protesta e thirrur nga Partia Demokratike u përshkallëzua para godinës së Parlamentit aty ku ishte edhe ndalesa e dytë. Hedhja e molotovëve në mes të turmës, ka dëmtuar efektivët e policisë, të cilët kanë pësuar dhe djegie në trup. Raportohet se 8 efektivë janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta.

“Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tre punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta. Përgjatë gjithë tubimit u dëmtuan 8 punonjës policie”-njofton policia.

 

5 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohet situata edhe para Kuvendit! Protestuesit hedhin breshëri molotovësh, Policia 'lufton' me ujë dhe gaz lotsjellës

PD PROTESTON! Berisha ndez tubimin, molotov e fishekëzjarre drejt
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Përshkallëzohet situata edhe para Kuvendit! Protestuesit kanë hedhur një sasi të konsiderueshme të bombave molotov dhe fishekzjarrëve, teksa efektivët i janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. Situata mbetet e tensionuar, teksa policia po tenton shpërndarjen e protestuesve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

5 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës zhvendoset para parlamentit, përplasje me policinë

PD PROTESTON! Berisha ndez tubimin, molotov e fishekëzjarre drejt
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Protesta kombëtare e thirrur ngaPartia Demokratike është zhvendosur para Parlamentit. Deputetët po përpiqen të menaxhojnë situatën dhe të udhëzojnë protestuesit për të shmangur përplasjet direkte, ndërsa nuk kanë munguar tensionet me forcat e rendit. Protestuesit po tentojnë të çajnë me forcë kordonin e policisë të krijuar përpara derës kryesore të godinës së Kuvendit. 

Protesta e Partisë Demorkatike ka nisur prej orës 17:00, dhe qytetarët janë larguar rreth orës 19:00 nga Kryeministria, duke u drejtuar drejt Parlamentit. Nën thirrjet “Rama ik”, ata kanë vijuar marshimin.

5 MUAJ ME PARE

Kryeministria në flakë, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt godinës

PD PROTESTON! Berisha ndez tubimin, molotov e fishekëzjarre drejt
PAMJET NGA PROTESTA

TIRANË-Sapo kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përfunduar fjalën, protestuesit kanë hedhur shishe molotov e fishekzjarrë në drejtim të kordonit të policisë dhe kryeministrisë. Kordoni i policisë qëndronte rreth godinës së kryeministrisë, ndërsa një autobot me ujë ndërhyri për të shuar zjarrin dhe për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë Sali Berisha vazhdonte të qëndronte në podium duke valëvitur flamurin kombëtar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

5 MUAJ ME PARE

Tensionet e para në protestën e PD! I riu hedh pllaka guri drejt kryeministrisë, tjetri ngacmon me duar policin

PD PROTESTON! Berisha ndez tubimin, molotov e fishekëzjarre drejt
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Teksa protetsa kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike ka nisur, protestuesit duket se po bëhen gati për përballjen me efektivët. Një prej tyre është parë përballë kordonit të Policisë, duke ngacmuar me duar kaskën e një prej efektivëve. Ky i fundit ka ruajtur kontrollin duke mos regaur ndaj protestuesit.

Ndërkohë një protestues i ri ka hedhur disa pllaka guri drejt kryeministrisë. Ai shihet i afruar në gardhin e vendosur nga Policia e Shtetit me disa të rinj të tjerë. Një prej tyre ka qenë duke përplasur gardhet metalike përpara kryeministrisë dhe duke debatuar me efektivët e policisë.

/ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Prag proteste! 1300 efektivë 'blindojnë' Tiranën, Berisha shkon në selinë blu

PD PROTESTON! Berisha ndez tubimin, molotov e fishekëzjarre drejt
Sali Berisha

TIRANË-Mbi 1300 efektivë policie janë angazhuar në terren, teksa pritet të mbahet protesta e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Një kordon policie do të jetë në perimetrin e kryeministrisë, ndërsa nëse do të jetë skenari i protestës së kaluar, policia do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit.

Sakaq në gatishmëri janë vendosur edhe autobotet me ujë, me qëllim ndërhyrjen për të shpërndarë protestuesit nëse do të jetë e nevojshme.

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, teksa pas vetëm pak minutash pritet nisja e protestës kombëtare të PD-së. Berisha ka takuar simpatizantët e shumtë para se të futej në ambientet e brendshme të selisë së partisë. Kjo është protesta e tretë kombëtare e thirrur nga opozita kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa si pasojë e protestës është devijuar edhe qarkullimi në disa zona në kryeqytet./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Opozita sot në protestë! Mbi 1 mijë efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave

PD PROTESTON! Berisha ndez tubimin, molotov e fishekëzjarre drejt
pamje nga protesta e 24 janarit

TIRANË- Sot në orën 17:00, Partia Demokratike dhe aleatët e saj të opozitës organizojnë një protestë kombëtare në Bulevardin kryesor të Tiranës, përpara Kryeministrisë. Protesta do të nisë në orën 17:00, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se është parashikuar që rreth 1.300 efektivë të jenë në terren dhe në gatishmëri ndërsa përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë.

Në kuadër të masavet të publikuara mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit, që prej orës 23:45 të së hënës, është bllokuar lëvizja dhe nuk lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit, në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërsa që prej orë 15:00 të ditës së sotme dhe deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Protesta kombëtarë e 10 shkurtit do të jetë e treta në radhë pas asaj të 24 janarit. Protesta e fundit u mbyll me përplasje dhe akte dhune mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku 11 efektivë mbetën të lënduar dhe 18 persona u shoqëruan në Komisariat. Gjithashtu, u dëmtuan 11 punonjës policie të cilët morën mjekim në spital. 

Opozita zhvilloi protestën e parë kombëtare më 22 dhjetor 2025, tubim i cili u shoqërua edhe me tensione, ku në përfundim të fjalimit mbyllës të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesuesit hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe hoqën gardhin metalik. Një qytetar u përfshi nga flakët dhe një efektiv policie u plagos./ZËRI

Poll

MOS HUMB