Sokolaj i deklaroi mbetjet si oksid hekuri, analizat laboratorike 'fundosin' Kurumin: Mostrat kishin përmbajtje të lartë...
DURRËS- Hetimet për skandalin e mbetjeve industriale të rrezikshme të kompanisë turke Kurum kanë shënuar një fazë të re, teksa me kërkesë të Prokurorisë, janë firmosur 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje.
Hetimet kanë konfirmuar se mbetjet e sekuestruara në 102 kontejnerë kanë rezultuar të rrezikshme, pas analizave laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente, ndërsa rreth dy vite më parë kompania eksportuese shqiptare, 'Sokolaj shpk' e deklaroi ngarkesën ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme në doganë si oksid hekuri. Ndërkohë që në dosjen hetimore theksohet se: "shoqëria Kurum dhe Sokolaj kanë fshehur në mënyrë të vazhdueshme natyrën e vërtetë të llojit të mbetjes së rrezikshme, duke e përpjekur ta paraqesin herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku".
Sipas dosjes, nga analizat që u janë kryer mostrave të marra nga 11 prej 102 kontenierëve të sekuestruar, bazuar në përmbajtjen totale të elementeve dhe përbërjeve të tyre (analizuar me ICP-OES/ICP-MS), rezultatet e analizës së liçivimit, si dhe analizën oksidike XRF të mostrës kompozite të përbërë nga 11 nën-mostrat (1A-11A), konstatohet se materiali karakterizohet nga një përqendrim shumë i lartë i zinkut (Zn) dhe hekurit (Fe), i shoqëruar me prani të plumbit (Pb), bakrit (Cu), manganit (Mn), kalciumit (Ca), kaliumit (K), klorit (Cl) dhe squfurit (S). Përbërja oksidike është e dominuar nga oksidi i zinkut (ZnO, rreth 43 %) dhe oksidi i hekurit (FeâOâ, rreth 34 %), me prani të oksideve shoqëruese, që janë tipike për proceset metalurgjike të prodhimit të çelikut.
Pjesë nga dosja hetimore:
Në deklaratat “oksid zinku”, është korrigjuar nga korum është bërë oksid hekurit duke ju referuar konkluzioneve të aktit të ekspertimit kimik-mjedisor, në fakt materiali që Kurum ka shitur tek shoqëria Sokolaj nuk rezulton as oksid hekuri dhe as oksid zinku, ashtu sikurse subjektete janë përpjekur nëpërmjet fletëve të analizave që kanë paraqitur, por një përbërje kimike karakterizuar nga përmbajtje të larta të zinkut (Zn) dhe hekurit (Fe), me prani të plumbit (Pb) dhe bakrit (Cu) në nivele tipike për pluhurin e furrës elektrike të çelikut (EAF dust), e cila mbi bazën e origjinës teknologjike të mbetjes dhe identifikimit të vetive të rrezikut sipas Annex III te Direktivës 2008/98/EC, me shumë gjasa kodi 10 02 07* përfaqëson klasifikimin e saktë teknikisht dhe ligjërisht të materialit të analizuar.
Nga analizimi i akteve të administruara në funksion të këtij procedimi penal dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International sh.a., në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke ju shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.
Shoqëria Kurum dhe Sokolaj kanë fshehur në mënyrë të vazhdueshme natyrën e vërtetë të llojit të mbetjes së rrezikshme, duke e përpjekur ta paraqesin herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku.
Shoqëria Kurum ka lëshuar për Sokolaj sh.p.k, fatura me përshkrim artikulli “Oksid hekuri” dhe “oksid zinku”. Kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid hekuri ndërsa është tentuar fshehja e faturës me përshkrim malli ‘oksid zinku’.
Në bazë të kontratës datë 01.08.2023 të sipërcituar, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturat tatimore: Nr.19107/2023 datë 16.11.2023, me përshkrim artikulli "Oksid Hekuri”, në sasinë 852.740 kg;
• Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me përshkrim artikulli "Oksid zinku (në thasë) 2000f", me blerës "Sokolaj" sh.p.k.; Nr.88/2023 Korigjuese me përshkrim artikulli "Oksid Hekuri".
Siç vihet re, pavarësisht se kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid Hekuri, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturën tatimore Nr.88/2023 datë 03.10.2023, për artikullin "Oksid zinku (në thase) 2000.
Shoqëritë Kurum dhe Sokolaj, janë përpjekur të fshehin ekzistencën e faturës Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me artikullin “Oksid zinku (në thasë) 2000Å¥”, jo vetëm me deklarime, por edhe me veprime kokrete, duke paraqitur në vend të saj faturën nr.88/2023 KORIGJUESE, në të cilën artikulli është "Oksid Hekuri".
Duke ju referuar edhe deklarimeve të shtetasve Gjovana dhe Gjoni Sokal ata mohojnë të kenë blerë dhe eksportuar oksid zinku nga Kurum, por oksid hekuri.
Ndërkohë, janë zbardhur edhe emrat e 33 personave të arrestuar. Bëhet me dije se mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administratorët E.D dhe Y.S, pronarja dhe administratorja e kompanisë, Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar arrest me burg.
Në masën arrest shtëpie është vendosur edhe Arta Dollani, e besuara e Mirela Kumbaros. Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Prokuroria ka caktuar “arrest me burg” edhe ndaj Olizana Pematit, ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”, Mujo Ilazajt, Harun Saricës, Arif Shkallës, Shaban Hysenit, Mikail Hilës, Mbarime Korocit, Nazif Bajramit, Andon Priftit, Petrit Qoses, Julian Kapedanit, Indrit Likajt, Helidon Lilës, Edmond Vodës, Shkëlqim Jakupit, Florian Çimos, Gazmend Sinës, Ingo Hesse, Dritan Seferajt, Kledina Skendos, Kejdi Ahmetajt, dhe Xhulio Golgota.
Gjithashtu aksioni është shtrirë edhe në Elbasan, ku janë ekzekutuar tetë masa sigurie. Konkretisht janë ekzekutuar 6 masa për persona që kanë mbajtur detyrën e Drejtues sektori dhe 2 masa për dy administratorë për dy kompani. Ndërkohë po vijojnë kontrollet për të lokalizuara disa persona të tjerë. Gjithashtu sipas informacioneve paraprake njoftohemi se në total janë rreth 64 masa që pritet të ekzekutohen.
"Një shërbëtore pa dinjitet"! Auron Tare reagon për arrestimin e Arta Dollanit: Firmoste çdo kërkesë që i vinte...Sa turp, një fund pa lavdi!
TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka bërë një reagim në rrjete sociale lidhur me arrestimin ish-drejtoresha e AKM-së, Arta Dollani, në kuadër të hetimeve për skandalin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme të "Kurum" nga Shqipëria drejt Tajlandës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tare ka ironizuar rolin e Dollanit ndër vite, duke e përshkruar si një "një sherbetore pa dinjitet".
Që në kohën kur ishte Drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës e deri më sot, që mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, për Taren, Dollani është një 'besnike e pushtetit' që firmos çdo vendim të ministrave për përfitimet e veta.
"Asnjëherë nuk u njoh si një administratore në shërbim të komunitetit, të taksapaguesve, të trashëgimisë kulturore apo të mjedisit, detyra që i ishin besuar në emër të interesit publik.", thekson Tare, duke shtuar se Dollani është përfshirë në 'shkatërrimin' e trashëgimisë dhe mjedisit.
Reagimi i Auron Tare:
“Një sherbetore pa dinjitet”
Sa e turpshme, kur të arrestojnë, nuk të arrestojnë as me emrin tënd, por me emrin e atyre që të kanë përdorur.
Këto fjalë më erdhën në mendje sot në mëngjes, ndërsa në telefon më mbërritën disa mesazhe me titullin: “Arrestohet drejtoresha e Mirela Kumbaros”. Një titull që u shfaq për pak ne mediat kryesore dhe më pas u hoq me shpejtësi., sikur dikush të kishte dhënë urdhër që emri i bashkëpunëtores më të afërt të ministres të fshihej nga çdo titull.
Në fakt, zonja e arrestuar nuk është një emër i panjohur për ata që njohin fushën e Trashëgimisë Kulturore. Në vitin 2014, nga një ish punonjëse sporteli në Bashkinë e Tiranës, pa ndonjë profil profesional apo kualifikim të spikatur, u përpoq të siguronte një vend pune në administratën e re. Nuk u konsiderua nga askush deri sa papritur, u katapultua nga ministrja e atëhershme e Kulturës në një nga postet më të rëndësishme për kulturën kombëtare: Drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Në këtë detyrë, ajo u shndërrua në firmëtaren e bindur të çdo vendimi që i kërkohej, leje për prishjen e vilave historike në funksion të pallateve, për rrafshimin e Teatrit Kombëtar duke e shpallur “pa vlerë”, për ndërtimin e një kafeje në Akropolin e Butrintit, për heqjen e monumenteve nga lista e mbrojtjes dhe për shumë vendime të tjera që kanë dëmtuar rëndë zinxhirin e trashëgimisë kulturore.
Me zellin e një shërbyeseje pa personalitet institucional, firmoste çdo kërkesë që i vinte, duke u kujdesur njëkohësisht edhe për përfitimet e veta. Për “besnikërinë” e treguar, ajo udhëtoi pas ministres Kumbaro në çdo ministri ku kjo e fundit u emërua, kësaj here si Drejtoreshë e Mjedisit, duke firmosur leje, licenca dhe vendime që favorizonin shkatërrimin e mjedisit.
Asnjëherë nuk u njoh si një administratore në shërbim të komunitetit, të taksapaguesve, të trashëgimisë kulturore apo të mjedisit, detyra që i ishin besuar në emër të interesit publik.
E përfolur për përfshirje aktive në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, për vendime të dëmshme ndaj mjedisit, e hetuar për një projekt të BE-së mbi monitorimin e cilësisë së ajrit, sot ajo ndodhet e arrestuar për fshehjen e mbetjeve të rrezikshme.
Ky është një nga personazhet që kanë administruar dhe “mbrojtur” trashëgiminë tonë kombëtare, mjedisin tonë dhe së fundmi edhe cilësinë e arsimit në Shqipëri.
Sot, për zonjën në fjalë, një fund pa lavdi por edhe nje sherbetore pa dinjitet.
Arta Dollani, ish-drejtoresha e AKM-së, është lënë në arrest shtëpie në kuadër të aksionit të Prokurorisë së Durrësit, lidhur me skandalin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme të "Kurum" nga Shqipëria drejt Tajlandës.
Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore./ZËRI
Hetimet për "Kurum", arrestohet Arta Dollani, drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar
DURRËS- Arta Dollani, ish-drejtoresha e AKM-së, është lënë në arrest shtëpie në kuadër të aksionit të Prokurorisë së Durrësit, lidhur me skandalin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme të "Kurum" nga Shqipëria drejt Tajlandës.
Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore.
Prokuroria e Durrësit ka lëshuar sot 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në skandalin e mbetjeve të rrezikshme që lidhet me kompaninë “Kurum”. Nga këto, 26 janë masa “arrest me burg” dhe 7 masa “arrest shtëpie”. Mes personave për të cilët janë firmosur këto masa janë zyrtare, drejtues dhe funksionarë të kompanisë turke “Kurum International” dhe kompanisë shqiptare “Sokolaj”.
Rreth një vit më parë, autoritetet shqiptare bllokuan dhjetëra kontejnerë me mbetje industriale, për të cilat kishte dyshime se përmbanin materiale të rrezikshme dhe toksike. Hetimet kanë konfirmuar se mbetjet e sekuestruara në 102 kontejnerë kanë rezultuar të rrezikshme, pas analizave laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente./ZËRI
Mbetjet e "Kurum"/ Kush janë 33 të arrestuarit, nga Arta Dollani te pronarja e "Sokolaj" dhe drejtues të kompanisë (EMRAT)
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në kuadër të hetimit për çështjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, të konfiskuara rreth një vit më parë në Portin e Durrësit. Policia e Durrësit dhe Tiranës po zhvillon një operacion në 3 qytete, për ekzekutimin e masave të sigurisë.
Hetimi ka zbuluar shkelje të rënda ligjore në lidhje me menaxhimin, magazinimin dhe tentativën për trajtim të këtyre mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës, nga kompanitë "Kurum International" dhe "Sokolaj" si dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Dogana e Durrësit dhe kompania koncesionare e terminalit lindor në portin e Durrësit.
Nga 33 masa, mësohet se 26 prej tyre janë "arrest me burg", ndërsa 7 prej tyre janë "arrest shtëpie", ku përfshihen zyrtarë, drejtues dhe funksionarë të institucioneve, mes tyre edhe ish-drejtoresha e AKM-së, Arta Dollani, e cila dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore.
Konkretisht, masa "arrest shtëpie":
Arta Dollani- Ish-drejtoresha e Përgjithshme e AKM
Evis Mellonashi- Sektori i lejeve mjedisore AKM
Bujana Tonçiça- Sektori i lejeve mjedisore AKM
Kledina Skendo- Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore AKM
Marjeta Përlala - Drejtoresha aktuale e AKM
Iva Musa - Inspektore e Autoritetit Portual Durrës
Masa "arrest me burg" për:
E.D - Administratori i “Kurum International”
Y.S - Administrator me prokurë i “Kurum”
Gjovana Sokolaj - Pronare e kompanisë “Sokolaj”
Doni Sokolaj - Administrator i kompanisë D.o.o Minerals
Olizana Pemati - Ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”
M.I- Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum”
R.B - Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum”
H.S - Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum”
A.S - Drejtues në kompaninë “Kurum”
S.H- Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum”
Mirjeta Zotaj - Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”
Mikail Hila - Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”
Mbarime Koroci - Aksionere e kompanisë “Alliance Resource”
Nazif Bajrami - Pronar i kompanisë “Bajrami N”
Andon Prifti - Administrator i kompanisë “Bajrami N”
Petrit Qosja - Person fizik në tregtinë e mbetjeve
Julian Kapedani - Dega e Doganës Durrës
Indrit Likaj - Dega e Doganës Durrës
Helidon Lila - Dega e Doganës Durrës
Edmond Voda - Dega e Doganës Durrës
Shkëlqim Jakupi - Dega e Doganës Durrës
Florian Çimo - Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO
Gazmend Sina - Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO
Ingo Hesse - administrator i kompanisë EMS APO
Dritan Seferaj - Drejtoria e Inspektim- Kontrollit AKM
Kejdi Ahmetaj - Drejtoria e Inspektimit AKM
Xhulio Golgota - Inspektor i Autoritetit Portual Durrës
Si erdhi sinjalizimi i anijeve me mbetje industriale?
Sipas dokumenteve zyrtare të shqyrtuara nga AFP, kontejnerët ishin mbushur me materiale mbeturinash që ishin vendosur për t'u përpunuar dhe shkatërruar larg brigjeve të Evropës. Materiali i depozituar në 102 kontejnerët e kishte origjinën nga uzina e çelikut Kurum International në pronësi turke në Elbasan, Shqipëri. Mbetjet u blenë fillimisht nga kompania shqiptare Sokolaj, e cila më pas ia shiti materialin filialit të saj në Kroaci, GS Minerals, me ngarkesën që do të shkarkohej në Tajlandë për përpunim.
Sipas dokumenteve të parë nga AFP, Sokolaj i etiketoi mbetjet si "oksid hekuri" një substancë që nuk është e ndaluar për dërgesë ose që konsiderohet e rrezikshme. Një analizë e substancës në kontejnerë u krye nga një laborator kroat me bazë në Zagreb, sipas Sokolajt. Kur u kontaktua nga AFP, laboratori refuzoi të komentonte, duke thënë se "informacioni mund t'u jepet vetëm klientëve". Vetë Sokolaj nuk i është përgjigjur pyetjeve se çfarë ka në kontejnerë. Kompania dhe filiali i saj kroat refuzuan të dyja kërkesat e AFP për koment.
Një sinjalizues kishte telefonuar rrjetin e Bazelit për të raportuar se kontejnerët mbanin jo vetëm oksid hekuri, por edhe mbetje toksike.
BAN (Rrjeti i Veprimit të Baselit) i kërkoi Maersk që të ndalonte anijet kur ato ishin pranë bregut të Afrikës së Jugut. Anijet nuk u përgjigjën dhe fikën transponderët e tyre ndërsa lundronin për në Singapor, sipas BAN. BAN më pas njoftoi autoritetet tajlandeze, të cilët refuzuan të lejonin hyrjen e kontejnerëve. Në fund të gushtit, 102 kontejnerët në bordin e dy anijeve u nisën për në Evropë dhe mbërritën në Shqipëri në fund të shtatorit, më ekzaktësisht më datë 28. Që nga dhënia e alarmit, në Shqipëri, prokurorët kanë hapur një hetim për incidentin në bashkëpunim me Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe partnerët ndërkombëtarë. Prokuroria e Durrësit, po verifikon dokumentacionin e plotë dhe autorët e shkeljes së rëndë. Po ashtu, nga hetuesit në Shqipëri janë marrë edhe mostra nga oxhakët e fabrikës "Kurum" për t'i krahasuar më pas me mostrat që do të merren nga konteinerët./ZËRI
Mbetjet e rrezikshme të "Kurum", Prokuroria e Durrësit lëshon 33 masa sigurie, mes tyre drejtues të kompanisë
DURRËS- Policia e Durrësit dhe e Tiranës kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për zbatimin e masave të sigurisë në lidhje me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”, pasi mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan të rrezikshme.
Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar në këtë çështje, mes tyre edhe drejtues të "Kurum", biznesmenë dhe zyrtarë të AKM dhe Doganave. Mësohet se nga këto masa, 26 janë "arrest me burg", ndërsa 7 masa "arrest shtëpie".
Drejtuesit e kompanisë Kurum, E.D e Y.K, drejtuesit e kompanisë ”Sokolaj” shpk dhe ish-drejtoresha e AKM, Arta Dollani janë të përfshirë në skandalin e mbetjeve të rrezikshme. Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Mësohet se për Dollanin është vendosur në masën e sigurisë "arrest shtëpie"./ZËRI