LIVE UPDATES

KUVENDI: "Territorialja" hiqet nga rendi i ditës, Balla-opozitës: Darka pati habere të mira!

➤Kuvendi ka shqyrtuar në seancën e kësaj të marte propozimin e Partisë Socialiste për përbërjen dhe drejtimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, duke kaluar në 17 anëtarë (9 PS, 8 opozita) dhe një kryetar nga mazhoranca me nënkryetar nga opozita. ➤ PS pranoi të heqë nga rendi i ditës shqyrtimi i projektvendimit për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale. ➤ Propozimi u bë nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, me pretendimin që të rifillojë puna. ➤ Nga ana tjerër, deputeti dhe nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, akuzoi socialistët se vetëm heqja nga rendi i ditës dhe jo tërheqja është një formë presioni ndaj opozitës.

4 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

"Dhe meqë jemi këtu Saimir..."! Braçe 'ndërhyn' në debatin mes Korreshit dhe Gogut: Ti s'je euroskeptik, por nuribehist...

KUVENDI: "Territorialja" hiqet nga rendi i ditës,
erion braçe

TIRANË- Vijon seanca plenare në Kuvend, ndërsa janë përfshirë në një debat demokrati Saimir Korreshi dhe ministri Toni Goku. Debatit për Lushnjën, i është bashkuar edhe deputeti socialist, Erion Braçe, i cili i është drejtues ligjvënësit demokrat, duke e quajtur 'nuribehist'. 

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe i ka kujtuar Korreshit disa nga investimet dhe projektet e realizuara në Lushnjë sa i përket problematikave në këtë qark.

"Sot në Shqipëri ke investime të drejtpërdrejta franceze...Impianti më i madh i prodhimit të energjisë elektrike nga dielli, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ekzaktësisht në kufijtë mes Divjakës, Lushnjës e Fierit", theksoi Braçe.

Sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës që është në rendin e ditës, Braçe tha se niveli i marrëdhënieve nuk është vetëm politik, por edhe ekonomik. 

“Ju të dy na përfshitë në këtë debat. O Saimir nuk të tha dhe ai është i bindur që t’i s’je euroskeptik. Por që ti je nuribehist je. Nejse mos harro Saimir që Lushnja ka drejtori bujqësie. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për atë rreth, sepse me thënë të drejtën nuk funksionon vetëm Lushnja, por edhe Divjaka. Dhe vërtetë është ajo linja e gjatë nga shtëpia jote deri te kthesa e Çermës, por nga Kthesa e Çermës deri në Divjakë është në rregull Saimir. Kështu që brenda rrethit të Lushnjës je dhe po të duash mund të vish edhe në Divjakë.

Megjithatë që t’i themi gjërat si janë, të katërta këto marrëveshje natyrisht që reflektojnë edhe përmbushje të detyrimeve dhe standardeve nga ana e palës shqiptare dhe pa më të voglin diskutim krijojnë një hapësirë të re edhe financiare, edhe fiskale, edhe konkurruese për të gjithë ata operatorë ekonomikë apo jo. Marrëveshje me Francën reflekton një marrëdhënie që nuk ka qenë kurrë midis Shqipërisë dhe Francës.

Niveli i marrëdhënieve, jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik, është i tillë që të shtyn jo vetëm më përpara sa i takon aspektit politik, por edhe ekonomik. Sot në Shqipëri ke investime të drejtpërdrejta franceze. Dhe meqë jemi këtu Saimir, më vjen ta them se impianti më i madh i prodhimit të energjisë elektrike nga dielli, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ekzaktësisht në kufijtë mes Divjakës, Lushnjës e Fierit. Ndërkohë që për tre marrëveshjet e tjera, është e njëjta logjikë, por e shtrirë në territor”, tha mes të tjerash Braçe.

/ZËRI

5 MUAJ ME PARE

"Qendra shëndetësore në njësinë 5, 4 muaj jashtë funksionit", Braçe-Ministres së Shëndetësisë: Jemi në pikun e gripit

KUVENDI: "Territorialja" hiqet nga rendi i ditës,
Erion Braçe

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, për një qendër shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit e cila prej 4 muajsh nuk funksionon. Braçe deklaron se në situatë gripi, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Erion Braçe: Që në datën 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë për mosfunksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit. Mendova se ishte momenti i duhur për të marrë një përgjigje pas 4 muajsh. Jemi në pikun e periudhës së gripit, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale për shëndetin e tyre. Kërkesën për pyetje e kam paraqitur më 19 janar, sot jemi më datën 3 shkurt. Mendoja se do ishte shqetësim edhe i vetë ministres për të kthyer përgjigje. Po futemi në muajin e 5 për shërbim shëndetësor të kufizuar në qendrën shëndetësore në zonën e Irfan Tominit.

“Është planifikuar në kalendarin e ardhshëm”, i tha nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

5 MUAJ ME PARE

“Territorialja” ndez Kuvendin! PD: Hiqeni nga rendi i ditës. Balla: Keni afat deri në mbrëmje

KUVENDI: "Territorialja" hiqet nga rendi i ditës,
Ina Zhupa dhe Taulant Balla

TIRANË-Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me debate sa i takon bojkotit të komisionit të Reformës Territoriale. Lidhur me këtë pikë opozita ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës propozimi i PS për zhbërjen e barazisë. Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS, Tsulant Balla nuk pranoi të heqë nga rendi i ditës propozimin e tyre për zhbërjen e formulës së barazisë dhe që të marrin drejtimin. PS i ka lënë afat PD-së që të vendosin deri në mbrëmje nëse do marrin pjesë ose jo në komision, në të kundërt do të votojnë ndryshimet.

Ina Zhupa:Nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve dhe diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të futet në votim në seancë. PD ka qenë gjithmonë e gatshme për t’i qëndruar vendimit të votuar në Kuvend nga të dyja forcat për ta bërë reformën territoriale. E bëtë njëherë territorialen në 2014 dhe ka qenë e dëshmuar. Tërhiqeni atë projekt-vendim që keni futur sot pa rregull dhe rregullore dhe janë dy bashkëkryetarët që duhet të bashkërendojnë për mbledhjet, nuk mundet që PS t’i imponohet PD-së. Prandaj janë dy bashkëkryetarë. Mos veproni në mënyrë të njëanshme për të dështuar Reformën Territoriale siç e dështuar në vitin 2014!

Taulant Balla: Më komunikuan mbrëmë që ju jeni tërhequr nga bojkoti, të paktën këtë haber na keni sjell dje. Sot shoh që jeni tërhequr nga ajo që keni vendos dje. Këta nuk janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakafonik sa për një çështje çoheni 2 veta. Tani jeni shpartalluar s eca kanë ik, ca janë pa qejf, ca nuk vinë. Zonja dhe zotërinj të PD-së, ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhje të Komisionit, ta dimë. Këtë gjë e keni deri në darke, kur të vijë vendimi. Në rast se na thoni do vijmë në mbledhje, jo kjo historia që i thashë bashkëkryetarit, se unë nuk isha, nuk bëhet mbledhja e komisionit me 8, se 8 e do dhe një të bëhet 9 dhe të jetë 1 më shumë se gjysma. Ne po ju themi, nëse ju vini nuk ka nevojë ta ndryshojmë, na e thoni deri në darkë, se në mëngjes keni mend të tjera, në darkë mend të tjera.

5 MUAJ ME PARE

Sot Kuvendi! Opozita u tërhoq për Reformën Territoriale, çfarë pritet të diskutohet në seancë plenare

KUVENDI: "Territorialja" hiqet nga rendi i ditës,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Mbahet sot seanca e radhës parlamentare, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika. Seanca do të fillojë në orën 10:00. Një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit, ku nga ndarja 50:50, tashmë anëtarët do të kenë 9 anëtar dhe opozita 8, ndërkohë që nga forma e organizimit me dy bashkë kryetarë, pritet që kryetari të jetë i PS, dhe një përfaqësues nga opozita të jetë në rolin e nënkryetarit. 

Opozita vijoi me bojkotin, por 6 deputetët: Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Arjan Ndoja, kanë dalë kundër vendimmarrjes së bojkotit të reformave. Nga ana tjetër socialistët bënë me dije se nuk do të tërhiqeshin nga kërkesa e cila do të shqyrtohet sot në Kuvend. 

Deputetët do të diskutojnë në seancë plenare edhe ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Ndërkohë do të zhvillohet edhe një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Pikë tjetër në Rendin e Ditës është edhe Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

Axhenda e plotë:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 3.2.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.1.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

4. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027".

5. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar ShqipëriKosovë, 2021-2027, ratifikuar me ligjin nr. 12/2024".

6. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi - Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024".

7. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut - Shqipëri, 2021 - 2027, ratifikuar me ligjin nr. 71/2024"

8. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, "Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope.

9. Projektligji "Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, "Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", të ndryshuar.

10. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, "Për mbrojtjen nga diskriminimi".

11. Projektligji "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike".

12. Projektvendimi "Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm".

13. Projektvendimi "Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 "Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Poll

MOS HUMB