LIVE UPDATES

Projekti TID në Durrës "ndez" protestën para bashkisë! 74 familje mbeten pa shtëpi, banorët: Vlera e shpronësimit, turp...

➤Projejti TID në Durrës prek drejtpërdrejt 74 familje, banesat e të cilave do të shemben për t'i hapur zgjerimit të rrugës në lagjen "Hajdar Demiri". ➤Qytetarët durrsakë janë ngritur sot në protestë përpara dyerve të bashkisë, teksa janë përplasur me policinë, pasi kanë tentuar që të hyjnë brenda. ➤Të revoltuar, banorët kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës dhe kanë ndjekur e sulmuar këshilltarin bashkiak Alfred Mullaraj dhe kreun e IMT-së, Ilir Ngresi. ➤Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, për të cilin qeveria ka akorduar një fond prej 315.5 milionë lekësh. ➤Banorët kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, pasi sipas tyre, është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi. ➤Si pasojë e tensioneve dhe përplasjeve, policia ka shoqëruar disa prej protestuesve në polici.

5 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Tensionet për projektin 'TID' në Durrës, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak

Projekti TID në Durrës "ndez" protestën para
keshilli bashkiak ne durres

DURRËS- Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës është shtyrë pas protestës së banorëve dhe këshilltarëve të Partisë Demokratike. Mësohet se grupi i këshilltarëve të PS-së ka vendosur të mos votojë për pikën e subvencionimit të qirave për familjet e prekura nga 'TID'. Bëhet fjalë për pikën 13 të rendit të ditës, e cila parashikonte miratimin e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga zbatimi i këtij projekti.

Këshilltarët e opozitës kanë braktisur mbedhjen dhe janë bashkuar me qytetarët në protestë, ndërsa grupi i këshilltarëve të mazhorancës vendosi të mos kalojë në votim, pa pjesëmarrjen e tyre në mbledhje. Ndërkohë, votimi i projektvendimit për bonusin e qirasë do të shqyrtohet në mbledhjen e adhshme të këshillit. 

Banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për strehimin e tyre, ndërsa kanë kundërshtuar vlerën e shpronësimit, pasi sipas tyre, është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi. Banorët kërkojnë nga bashkia që t’u sigurojë më përpara një shtëpi. Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Do u shemben banesat! Banorët rrethojnë kreun e IMT-së Durrës, i marrin dosjen: Hajdut, turp... turp

Projekti TID në Durrës "ndez" protestën para
Ilir Ngresi

DURRËS-Banorët e prekur nga projekti TID Durrë, gjatë protestës që po mbajnë sot para bashkisë, kanë rrethuar kreun e IMT-së, Ilir Ngresi dhe i kanë marrë atij dosjen. Ata e akuzojnë këtë të fundit për firmën e hedhur në shkresën që u thotë të largohen në mënyrë vullnetare nga shtëpitë e tyre deri më datë 16 shkurt. Banorët po protestojnë para bashkisë së Durrësit kundër shembjes së banesave të tyre në kuadër të projektit TID. Projekti infrastrukturor "Lidhja e Currilave me rrugën 'Aleksandër Goga'" pritet të prekë banesat e 74 familjeve durrsake, banesat e të cilave do të shemben për t'i hapur rrugë ndërtimit të unazës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

5 MUAJ ME PARE

'Ju e dini mirë kush ka shkelur kë, të ikim ne si të internuar'! Banorja përplaset me anëtarët e Këshillit Bashkiak Durrës

Projekti TID në Durrës "ndez" protestën para
banorja

DURRËS-Banorët e Durrësit po protestojnë sot përpara dyerve të bashkisë duke kërkuar sqarim mbi një listë të afishuar online ku bëhet me dije shembja e disa pallateve me qëllim zgjerimin e rrugës në lagjen “Hajdar Demiri”. Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, për të cilin qeveria ka akorduar një fond prej 315.5 milionë lekësh.

Në Bashkinë e Durrësit po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku në fokus është çështja e shpronësimeve.  Pas përplasjeve para derës së Bashkisë, një përfaqësuese e banorëve të Durrësit është lejuar për tu futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Durrës. Banorja ka depatuar me Flutura Kasën, anëtare e PS-së ka debatuar me banoren duke i kërkuar që të mos flasë deri sa t’i vijë radha për shqyrtim pikës së 13-të.

Banorja: Po ju e dini që është bërë name, bëni sikur s’ka ndodhur, ju e dini shumë mirë kush ka shkelur kush i keni anëtarë të Këshillit. Unë po them pse duhet. Do ta ndalojmë këtë projekt e kupton çdo të thotë të ikim si të internuar, ç’punë ka bonusi i qerasë me 74 familjet. Është turp i madh kjo që po bëni.

Gjatë diskutimeve, këshilltarët e djathtë kanë kërkuar që në sallë të lejohet prania e një përfaqësueseje të banorëve që preken nga projekti TID, me qëllim që të dëgjohen drejtpërdrejt shqetësimet dhe qëndrimet e tyre./ZËRI

 

5 MUAJ ME PARE

Protesta kundër projektit TID në Durrës/ Banorët përplasen me policinë, shoqërohen me forcë

Projekti TID në Durrës "ndez" protestën para
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS-Policia po shoqëron me forcë banorët të cilët po protestojnë para bashkisë së Durrësit kundër shembjes së banesave të tyre në kuadër të projektit TID. Projekti infrastrukturor "Lidhja e Currilave me rrugën 'Aleksandër Goga'" pritet të prekë banesat e 74 familjeve durrsake, banesat e të cilave do të shemben për t'i hapur rrugë ndërtimit të unazës.

Banorët deklarojnë në prononcimin e tyre për mediat, se nuk janë vënë në dijeni më përpara lidhur me prishjen e shtëpive dhe kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, sepse sipas tyre është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi.

/ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Tensionohet situata në Durrës/ Banorët kundër 'TID', tentojnë të hyjnë në bashki, përplasen me policinë (VIDEO)

Projekti TID në Durrës "ndez" protestën para
protesta ne durres

DURRËS- Projekti infrastrukturor "Lidhja e Currilave me rrugën 'Aleksandër Goga'" pritet të prekë banesat e 74 familjeve durrsake, banesat e të cilave do të shemben për t'i hapur rrugë ndërtimit të unazës. Të revoltuar dhe në kërkim të një zgjidhjeje të problemit të tyre, banorët e lages nr.7 dhe 8 kanë dalë sot në protestë, e cila është shoqëruar me tensione. 

Banorët kanë protestuar para Bashkisë së Durrësit, ku kërkonin shpjegime për situatën. Pasi ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, ata ndaluan edhe kreun e IMT-së të Bashkisë së Durrësit, të cilit i kërkuan po ashtu shpjegime për situatën.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, banorët kanë tentuar edhe të hyjnë në mbledhje duke u përplasur me policinë.

“Nuk ka mbledhje, mos guxo. Dilni nga mbledhja. Duhet të ju vijë turp”, shprehet i revoltuar një qytetar.

“Po dalim nga shtëpitë”, janë shprehur ata ndërsa tentojnë të hyjnë brenda me forcë.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Protesta ka vijuar me tensione, pasi banorët kanë bllokuar për disa minuta rrugën përpara Bashkisë, ndërsa policia ka ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët. Banorët shprehen të revoltuar, teksa kundërshtojnë edhe vlerën e shpronësimit, pasi sipas tyre, është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi.

Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID. Ndërsa banorët deklarojnë se nuk janë njoftuar më përpara lidhur me prishjen e banesave të tyre për shkak të projekteve. 

Banorët kërkojnë nga bashkia që t’u sigurojë më përpara një shtëpi. Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik. Janë evidentuar 131 pronarë (privatë dhe shtet) për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB