LIVE UPDATES

Çështja e Ballukut "ndez" Kuvendin! Miratohet shkresa për gjyqin në Hagë! Tensione e debate, PD 'mburojë' Berishës, bllokojnë foltoren

➤Kuvend është mbledhur këtë të enjte në seancë plenare, e cila ka nisur me debate dhe tensione të forta mes palëve. ➤Çështja e Belinda Ballukut ka shkaktuar debate, ku kreu i Partisë Mundësia Shehaj ka akuzuar mazhorancën së po mbron të korruptuarit, duke fshehur në sirtar dosjen me akuza. ➤Ndërkohë Peleshi i kujtoi se ka urdhër nga SPAK që këto dokumente të mos bëhen publike. ➤U miratua një shkresë për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku do të shpaloset kundërshtia për akuzat ndaj tyre. ➤Tensionet kanë vijuar teksa kryedemokrati Sali Berisha ka marrë fjalën, i cili i tha mazhorancës se po mbrojnë “vithet e Ballukut”. ➤Peleshi i ndërpreu Berishës fjalën, ndërsa opozitarët bllokuan foltoren.

5 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Gjyqi i krerëve të UÇK-së/ Miratohet propozimi i Ballës: Kuvendi të dalë me deklaratë kundër kërkesës së Hagës!

Çështja e Ballukut "ndez" Kuvendin! Miratohet shkresa
taulant balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka propozuar që Kuvendi të dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Balla u shpreh se Shqipëria duhet t'ja bëjë të qartë Hagës se, nuk mund ta pranojë një përbaltje të tillë ndaj luftës çlirimtare të Kosovës. 

Socialisti propozoi garkimin e dy përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Jashtëm me përgatitjen e një deklarate urgjente të Kuvendit për t’i shprehur revoltën Hagës ndaj kërkesës së Prokurorisë.

“Ditën e hënë jemi njohur me një aktakuzë të turpshme në kurriz të katër ish-krerëve të UÇK. 180 vjet burg janë kërkuar ndaj udhëheqësve të UÇK-së. Një aktakuzë e padëgjuar, ndërkohë që për asnjë nga personat e marrë përgjegjës penalë të ushtrisë serbe në Kosovë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Kuvendi i Shqipërisë të ndërpresë menjëherë punimet, të ngarkojmë Hasanin dhe Shehun në Komisionin e Politikës së Jashtme, të përgatisim me urgjencë një deklaratë të Kuvendit të Shqipërisë që duhet të gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve në Kuvend, për t’i bërë të qartë Hagës dhe çdo aktori tjetër se populli shqiptar nuk mund ta hedhë një baltë të tillë të hedhur kundër një lufte çlirimtare sikurse ka qenë ajo e popullit shqiptar të Kosovës dhe UÇK. Kjo deklaratë duhet të publikohet menjëherë!”, tha Balla ndërsa propozimi u miratua pa asnjë kundërshtim./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Bido merr fjalën për t'iu përgjigjur akuzave të tij, Berisha shkon dhe i bllokon foltoren

Çështja e Ballukut "ndez" Kuvendin! Miratohet shkresa
pamje nga momenti i tensionuar

TIRANË- Kuvendi është përfshirë nga tensionet mes palëve. Sapo deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka dalë në foltore për të mbajtur fjalën, deputetët e opozitës i shkojnë afër. Berisha me demokratët e tjerë është çuar menjëherë në foltore së bashku me të tjerë demokratë duke tentuar bllokimin e mikrofonëve, për t'i ndërprerë fjalën.

Ardit Bido: "Unë ju pyes sy më sy, kush ju ka paguar që naftën të ja jepni Serbisë. Kush ju ka paguar që të përdorni fëmijët për të hedhur molotov".

Sali Berisha: "Ike të ka ngrënë Gjipeja, Je Ardit Gjipeja.. Ti je bërë avokat i paguar i Belinda Balluku".

5 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend/ Berisha "shpërthen" nga foltorja: Po mbroni vit*et e Belindës! Peleshi i ndërpret fjalën (VIDEO)

Çështja e Ballukut "ndez" Kuvendin! Miratohet shkresa
sali berisha

TIRANË- Seanca plenare ka nisur me tensione që kanë vijuar teksa fjalën e ka marrë kryedemokrati Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se mazhoranca po mbron “vithet” e Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama. Por, menjëherë më pas i është ndërprerë fjala nga kreu i Kuvendit, i cili e konsideroi një fjalor të papërshtatshëm. 

“Këta janë një grup njerëzish që shkelmojnë interesat e tyre për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës”, tha kryedemokrati Sali Berisha.

"kujdes me fjalorin”, iu kthye kryetari i Kuvendit, duke i ndërprerë fjalën.

Pas këtij momenti, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke u përplasur me Gardën. Në vijim të kësaj situate të tensionuar, kryeparlamentari Peleshi ndërpreu seancën për një pushim prej 5 minutash, deri në vendosjen e rendit në sallë./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Kuvendi nis me debate/ Shehaj: Po mbroni të korruptuarit, nxirrni dosjen! Peleshi: Materialet i kanë marrë anëtarët e Këshillit

Çështja e Ballukut "ndez" Kuvendin! Miratohet shkresa
agron shehaj-niko peleshi

TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me debate, ku sërish në qendër të vëmendjes u soll çështja e zv.kryeministres Belinda Balluku. Që në nisje, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje Kuvendit që të bëjë publike dosjen për çështjen e Belinda Ballukut.

Shehaj akuzoi mazhorancës, duke thënë se po mbron të korruptuarit, ndërsa kërkoi që të vihet në dispozicion dosja në fjalë. Ai iu drejtua drejtpërdrejt kryeparlamentarit Peleshi, teksa e akuzoi si të vetmin kryetar të Kuvendit që ka fshehur dosje të këtij kalibri. 

"Kemi një muaj që keni marrë dosjen e Ballukut dhe nuk na e keni dërguar. Ajo dosje në këtë Kuvend thuajse nuk ekziston. Po mbroni një të korruptuar, po mbroni me postin tuaj korrupsioni. Kjo është e pa pranueshme. Kërkojmë që sa më shpejt të vihet në dispozicion dosja, jo si nder por sepse na takon. Ndryhse do t’i drejtohemi GJK dhe turpi do mbetet mbiu ju. Jeni i vetmi kryetar Kuvendi që keni fshehur dosje të këtij kalibri. Shqiptarët duhet të dinë si dhe me kë ka vjedhur Belinda Balluku.
Cilat janë përgjegjësitë e Ballukut, qeverisë apo edhe opozitës nëse ka", tha Shehaj.

Nga ana tjetër, Kkeu i Kuvendit Niko Peleshi i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Mundësia se po fsheh dosjen e SPAK për Belinda Ballukun. Peleshi ka sqaruar se dosja nuk është është kyçur, por se të dhënat e saj nuk duhet të dalin, sepse janë sekret hetimor. 

Kryeparlametari sqaroi më tej se materialet me provat e SPAK për Ballukun janë marrë nga deputetët, anëtarë të Këshillit të Mandateve. 

“E thënë këtu në sallën e Kuvendit kanë peshë të madhe. Nuk është e vërtetë që janë kyçur materialet dhe provat. E ka tërhequr sipas rregullat dhe ligjit, kundrejt deklaratës për ruajtjen e sekretit hetimor të paraqitur nga SPAK, të gjithë deputetët që kanë kërkuar anëtarët e këshillit të mandateve. E harruat atë togfjalësh; këshilli i mandateve dhe imuniteteve. Raporti ka këtë qëllim. Raporti do të vijë në seancë. Rregullorja na detyron që të përfshihen opsionet e palëve. Mos bërtisni, s’ju jep të drejtë tonaliteti. Dëgjo argumentin. Do të votojmë pasi të dëgjojmë raportin e përgatitur nga deputetët që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve. Deputetët që kanë marrë materialet, nuk duhet t’i nxjerrin ato. Mos t’i bëjnë publike, pasi bëhet fjalë për një sekret hetimor. Është çështje e detyrim ligjor, ka një urdhër për këtë çështje. Unë po zbatoj ligjin dhe kushtetutën. Ju keni të drejtë që të bëni politikë dhe retorikë.”, tha ai.

5 MUAJ ME PARE

Sot seancë plenare në Kuvend, interpelanca me Kumbaron, pyetje për ministren Sala dhe disa projektligje për votim (RENDI I DITËS)

Çështja e Ballukut "ndez" Kuvendin! Miratohet shkresa
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare, në orën 10:00. Në Rendin e Ditës parashikohet të mbahen dy interpelanca me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, njëra e thirrur nga deputetja Erisa Xhixho dhe tjetra nga deputeti Erald Kapri, lidhur me sigurinë dhe prezencën e dhunës në shkolla.

Ndërkohë pritet të mbahet edhe një seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. Deputeti socialist kërkon shpjegime mbi mosfunksionimin e plotë të shërbimit për qytetarët të qendrës shëndetësore në rrugën Irfan Tomini.

Një sërë projektligjesh do të kalojnë për votim, për shtesa në ligjin "Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë”, për ndryshime “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, e të tjerë projektvendime.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 11, datë 10.2.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi,
rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
(Neni 80 i Kushtetutës, nenet 90 – 92 të Rregullores së Kuvendit)

6. Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.
(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të Kushtetutës dhe neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

8. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të Kushtetutës dhe neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

10.Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 19, pika 1, shkronja “m” dhe nenit 178, pika 6, të ligjit nr. 10 019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Koha e votimit

11.Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit””, i ndryshuar.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Koha e votimit

12.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.

Poll

MOS HUMB