LIVE UPDATES

Rregulla të reja për administratën, ndryshon Urdhri i Mjekëve, Denaj: Cilësia e fruta-perimeve, e kontrolluar!

➤ Qeveria shqiptare ka miratuar disa vendime dhe projektligje në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. ➤ Ka një rregullore të re për administratën, ndryshime në urdhrin e mjekut dhe një mesazh për qytetarët lidhur me cilësinë e produkteve që konsumojnë. ➤ Qeveria ka bërë me dije ndryshimin e ligjit për Urdhrin e Mjekut. Do të krijohet një regjistër elektronik ku do të jenë emrat e mjekëve që punojnë në shtet, por dhe mbi punësimin e tyre në privat. Po ashtu, do vendoset tavan për orët që një mjek që punon në spitale shtetërorë mund të kryejë edhe në privat. ➤ Nga ana tjetër, drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore nuk mund të drejtojnë klinika private. ➤ Sa i përket administratës, ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni foli për fleksibilitet të orareve, ku sipas saj punonjësit do të mund të nisin punën kur të duan, ndërsa qëllimi është të bëjnë punë pa u ndikuar nga orari. ➤ Gjithshtu shtohen edhe pushimet vjetore. ➤ Nga ana tjetër, ministri për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku ka parashikuar edhe rritje pagash për pushtetin vendor. ➤ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka njoftuar se Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për produktet organike shqiptare. ➤Përveç autoritetit që do kenë në përgjegjësi kontrollin, ligji siguron miratimin e listës së produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe produktet plehëruese në bujqësinë organike dhe publikimin e listës. Ajo sqaroi edhe një video të bërë virale ku tregohej niveli i nitratit në një frut pjepri. 

3 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Qeveria miraton rritjen e pagave për punonjësit e bashkive

Rregulla të reja për administratën, ndryshon Urdhri i
Arbjan Mazniku

TIRANË- Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku bëri të ditur se gjatë mbledhjes së qeverisë është vendosur rritja e pagave për të punësuarit në administratë.

Sipas Maznikut, bëhet fjalë për një përllogaritje të re që prek të gjitha bashkitë e vendit, përmes një riklasifikimi të skemës së pagave.

“Sot konkluduam një proces të rëndësishëm, i cili nisi që vitin që shkoi që ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor. Është një reformë që merret me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre në tre grupime të mëdhaja. E para një grupim që merret me planifikimin dhe monitorimin e politikave, një grupim që merret me funksionet që bashkia i kryen vetë dhe një grupim që bën ato funksione që bashkitë zgjedhin ti bëjnë vetë apo ti kontraktojnë.

Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Nga një skemë e cila i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuar të të gjitha bashkive, pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një jurist, një arkitekt, ekonomistë etj merr një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë.

Elementi tjetër është rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimume dhe maksimumeve të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara”, u shpreh ministri. /ZËRI/

10 MUAJ ME PARE

Fevziu nxorri pajisjen që mat nitratin, ministrja Denaj e përgënjeshton: Vetëm laboratorët janë të besueshëm

Rregulla të reja për administratën, ndryshon Urdhri i
Anila Denaj dhe Blendi Fevziu

TIRANË- Një video e publikuar në rrjetet sociale nga moderatori Blendi Fevziu ngjalli panik për shkak se me anë të një pajisje, ai nxorri një shifër alarmante të nitratit në fruta. Sqarimin e bëri sot ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj. Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Denaj tha se videoja e publikuar ka pasur impakt, por theksoi se rezultate të sakta për të dhëna të tilla mund ta tregojnë vetëm laboratorët dhe asnjë pajisje tjetër. Sipas tij, nga monitorimi i bërë në terren, të gjitha fruta-perimet janë brenda normës. 

Çfarë plani veprimi ka Ministria dhe institucionet për të garantuar cilësinë ushqimore jo vetëm për qytetarët por edhe për turistët?

Denaj: Jam e sigurtë që ka disa pyetje të lidhura si rezultat i disa videove të publikuara së fundmi. Dua të garantoj që institucioni që është përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike është ICUV, është institucion shtetëror që është foksuar në akreditimin e testeve laboratorike. Sigurisht që certifikimi i shumë produkteve ndodh edhe nëpërmjet sektorit privat. Në sigurojmë konfidencialitetin e shumë produkteve, por e përdorim këtë informacion për të gjurmuar se në cilën fermë ka produkte që mund të kenë përmbajtje më të tepërt të nitratit në këtë rast. Duhet të heqim dorë nga produktet që nuk janë të certifikuara. Do i kërkoja të gjithë qytetarëve dhe aktorët që ndihmojnë publikun, që çdo produktin që mund të ketë indikacion të shkojë dhe të certifikohet në ICUF që të gjurmojmë se ku ndodh. Produket shqiptare, në veçanti në zonën e Myzeqesë, nuk kanë në asnjë moment produkte të pacertifikuara nga vetë prodhuesit. Por nuk mund të përjashtojmë situata që mund të kenë përdorim të plehrave jashtë parametrave dhe në frymën e një ligji do të thosha që organikja është një e ardhme, po nuk mund të jetë e gjitha. E rëndësishmja është që të kemi produkte brenda protokollit, vetëm laboratorët janë të duhurit për të dhënë vlerësimin.

Po ashtu, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot pr.ligjin për produktet organike shqiptare. Denaj shpjegoi se ky pr.ligj organizon rregullat e qartë për produktet organike, të cilat synohet që të vendosen në tregun shqiptar në bazë të standardeve të BE.

“Miratuam pr.ligjin i cili organizon rregullat e qartë për produktet organike, të cilat do të përgatiten dhe synohet të vendosen në tregun shqiptar sipas standardeve të BE. Rregullohen parimet për certifikimin e operatorëve organik, përdoruesin e treguesve me etikë dhe reklamimin, rregullat e kontrollit zyrtar në çdo fazë të prodhimit, ruajtjes, shpërndarjes, import-eksport. Përveç autoritetit që do kenë në përgjegjësi kontrollin, ligji siguron miratimin e listës së produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe produktet plehëruese në bujqësinë organike dhe publikimin e listës. Ngritje sistemi elektronik që do menaxhohet nga ministria,”-tha ministrja.

Ministrja njoftoi miratimin e një pr.vendimi që mundëson 25 mln euro financim për ekonominë blu, pra për investimin në infrastrukturën e tregtimit të produkteve të detit./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Ndryshon Urdhri i Mjekut, ministrja Koçiu: Regjistër publik për mjekët që punojnë edhe në privat, nuk do të lejohen…

Rregulla të reja për administratën, ndryshon Urdhri i
Albana Koçiu

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin për urdhrin e mjekëve. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu njoftoi se është caktuar tavani për orët e punës që do të lejohen të punojnë doktorët në sektorin privat. Po ashtu, krahas tavanit, për mjekët do të krijohet edhe një regjistër elektronik, ku do të ketë të dhëna lidhur me punësimin e tyre si në sektorin publik, ashtu edhe në privat.

PJESË NGA FJALA E MINISTRES:

Në vazhdën e propozimeve dhe angazhime që qeveria mori, sot miratuam një ndryshim një ndryshim për ligjin e urdhrit të mjekut. Ndryshimi ka të bëjë me atë që është interesi i qytetarëve, garantim i cilësisë së mjekësisë. Qëllimi është shmangja e konfliktit të interesit. Ndryshimet që kemi propozuar që u miratua sot, kryesisht konsiston në bërjen publike e të dhënave për të gjithë profesionistëve sa i përket angazhimeve të tyre private. Kjo do të garantojë transparencë, nga ana tjetër kemi vendosur një tavan të orëve të punës, që një mjek mund të punojë privatisht. Kemi bërë të qartë edhe masat disiplinore. Drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të drejtojnë klinika private.

Poll

MOS HUMB